Farat e lirit mund ta parandalojnë paraqitjen e kancerit të gjirit

0:44 / 11.05.2013

Femrat gjithsesi do të duhej që të konsumojnë fara të lirit dhe bukë që i përmban ato, sepse konsumimi i tyre e redukton rrezikun nga kanceri i gjirit për 28 për qind.

Në studimin kanadez hulumtuesit kanë dëshmuar që konsumimi i farave të lirit e redukton rrezikun nga kanceri i gjirit për 28 për qind te gratë pas menopauzës, ndërsa konsumimi i bukës nga liri për 26 për qind edhe te femra para dhe pas menopauzës.

Këto rezultate tregojnë se farat e lirit dhe buka që i përmban ato mund të jenë mjete të thjeshta, por efikase për reduktim të rrezikut nga kanceri i gjirit.

Shkencëtarët kanadezë kanë analizuar të dhënat e 2.999 grave të sëmura nga kanceri i gjirit dhe 3.370 grave të shëndetshme të moshave prej 25 deri në 74-vjeçare. Gratë pas menopauzës kanë pasur për 28 për qind më pak kancer të gjirit nëse kanë konsumuar së paku një të katërtën e një filxhani me fara të lirit gjatë një muaji dhe 26 për qind më pak nëse kanë ngrënë së paku një fetë buke me fara të lirit në ditë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.