Fillon implementimi i projektit "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur"

16:38 / 11.09.2012
Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, Qendra Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral, “DENT-IN” dhe Shoqata Kosovare e Studentëve të Stomatologjisë “KADS”, nesër, me dt. 12 shtator, pikërisht në Ditën Botërore të Shëndetit Oral, fillon realizimin e fazes së parë të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”.

 Ky projekt do të realizohet gjatë vitit shkollor 2012-2013, përkatësisht nga muaji shtator 2012, deri në muajin qershor 2013, në të gjitha Institucionet parashokollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, bazuar në programin ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” dhe në rekomandimet e grupit ndërministror nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). Ky projekt ka marrë edhe pëlqimin me shkrim të Ministrisë së Arsimit, Shkëncës dhe të Teknologjisë dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Pikërisht për këtë, sot, në sallën e konferencave të Qendrës Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral, “DENT-IN”, është realizuar një takim informues e koordinues i organizatave të lartëpërmendura dhe i grupit ndërministrorë nga programi ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.

Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”, ka për qëllim (I) Informimin e fëmijëve të moshës parashkollore, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme dhe qytetarëve të tjerë mbi rëndësinë e mirëmbajtjes së higjienës orale, (II) Informimin e fëmijëve të moshës parashkollore, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme dhe qytetarëve të tjerë mbi metodën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbëve, duke përfshirë këtu edhe kohëzgjatjen dhe periudhën në të cilën pastrimi i dhëmbëve është i domosdoshëm, (III) Vlerësimi i gjendjes së shëndetit dentar dhe oral të nxënësve të shkollave fillore në të gjitha qytetet e Kosovës, (IV) Vlerësimi i nivelit të edukimit për shëndetin oral të fëmijëve të Institucioneve parashkollore, nxënësve të shkollave fillore, të mësimdhënësve dhe të prindërve, në të gjitha qytetet e Kosovës.

Po ashtu, si qëllim i projektit është edhe (V) Përgatitja e rregullores-strategjisë afat shkurtër dhe afat mesme për edukim shëndetësor oral në Institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme të Kosovës, 2013-2018.

Programi ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” është program i cili implementohet në dhjetra shtete rajonale, evropiane dhe botërore. Në Republikën e Kosovës, ky program është inicuar nga OBSH nepërmjet një memorandumi të bashkëpunimit me grupin ndërministrorë, nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinior (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). “Kjo strategji, ky memorandum është aprovuar nga Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 30 mars 2010, me nr. 1/117,

Në projektin, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”, do të përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi 1150 Institucione parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, përkatësisht do të përfshihen një numër prej 450 mijë fëmijë-nxënës.

* Faza e pare e projektit do të implementohet gjatë muajit shtator dhe tetor 2012, në mbështetje nga Klinika Dentare “DENT-IN”, ndërsa fazat tjera do të implementohen nga fillimi i vitit 2013.

Portali Informativ telegrafi.com, ofron përkrahje mediale për projektin!

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
12:17 / 18.05.2013

2.5 euro - një ar tokë ka shitur AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.