Gjenet, fajtor për varësinë nga duhani

13:02 / 31.03.2013

Gjenet, e jo vullneti i dobët, ndoshta janë arsye pse disa njerëz nuk mund ta lënë duhanin.

Shkencëtarët kanë zbuluar që variacionet gjenetike e zmadhojnë mundësinë që ndonjë person të bëhet duhanpirës i përjetshëm. Njerëzit e tillë shumë lehtë tërhiqen nga nikotina qysh në ditët e adoleshencës dhe shpejt përparojnë deri te tymosja e 20 e më shumë cigareve në ditë. Si të rritur, ata më vështirë heqin dorë nga kjo shprehi sesa personat me një gjenetikë më ndryshe.

Hulumtuesit kanë studiuar rreth një mijë banorë të Zelandës së Re prej lindjes deri në vitin e 38-të të jetës, për të vërtetuar cili prej tyre ka rrezik më të madh nga konsumimi i duhanit.

Pjesëmarrësit me profil gjenetik me rrezik më të lartë më shpesh kanë konsumuar duhan për çdo ditë, sesa të tjerët. Në vitin e 38-të ata tashmë kanë qenë duhanpirës të rregullt për vite të tëra dhe pas vetes kanë pasur disa përpjekje të pasuksesshme të lënies së duhanit.

"Rreziku gjenetik ndikon në zhvillimin e sjelljes së duhanpirësve", thotë udhëheqësi i studimit dr. Dr. Daniel Belsky, nga Universiteti Duke në Durham, në SHBA. “Tinejxherët me rrezik të lartë gjenetik Shpejt kalojnë nga provimi i cigareve në konsumim të rregullt". /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.