Gratë me mbipeshë, rrezikojnë lindje të parakohshme

9:47 / 12.06.2013

Hulumtimi i shkencëtarëve suedezë ka paralajmëruar se bebet e lindura nga gratë me mbipeshë kanë më shumë gjasa për të lindur para kohe, duke rritur gjasat e sëmundjeve të rënda.

Një studim prej 1.5 milionë lindjeve në Suedi ndërmjet viteve 1992 dhe 2010 gjeti se një lindje e parakohshme, kishte 25 për qind më shumë gjasa të ndodhte te gratë me mbipeshë dhe 60 për qind më shumë gjasa për nënat e dhjamosura rëndë.

Në studim, hulumtuesit kanë llogaritur BMI-në e grave (pesha në kg ndarë nga lartësia në metra katror) nga informacioni i dhënë në vizitën e tyre të parë në kujdesin e paralindjes. Një BMI midis 18.5 dhe 24.9 është vlerësuar si normale, 25-29,9 si mbipeshë, dhe 30 ose më shumë si i trashë.

Revista “American Journal of Obstetrics and Gynaecology” ka publikuar se mbipesha është e lidhur me rastet më të shpeshta të shfaqjes së pre-eklampsisë (rritja e shtypjes së gjakut te shtatzënat), lindjet e parakohshme, si edhe lindjen e foshnjave me peshë më të vogël se normalja.. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.