Gratë, më të rrezikuarat nga infeksionet urinare

15:16 / 24.04.2008

Një trajtim jo i duhur i infeksioneve urinare mund të çojë në kronicizim të tyre, e mandej në atrofi (zvogëlim) të veshkave, rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi. Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona janë më të predispozuar për t'u prekur?

Çfarë janë infeksionet urinare dhe sa të shpeshta janë?

Infeksionet e rrugëve urinare janë të shpeshta dhe përbëjnë një problem të përditshëm. Ato prekin çdo lloj moshe, fëmijë, të rinj dhe pleq, mund të përsëriten apo të marrin karakter kronik, prandaj duhen vlerësuar me kujdes. Kur sasia e mikrobeve është më e vogël kemi të bëjmë me ndotje urinare e në këto raste përsëriten analizat pas një trajtimi me lëngje dhe higjienë më të lartë personale.

Sa llojesh janë infeksionet urinare?

Infeksionet e rrugëve urinare ndahen në infeksione urinare të rrugëve të sipërme, ku preken veshkat dhe quhet pyelonefrite dhe infeksionet urinare të rrugëve të poshtme. Këtu hyjnë ato të fshikëzës së urinës (cistite), infeksione të prostatës tek burrat (prostatite), infeksionet e uretrës, kanalit të poshtëm të nxjerrjes së urinës (uretrite).

Infeksionet urinare mund të jenë akute dhe kronike. E rëndësishme është të theksohet se infeksionet e rrugëve urinare të rrugëve të poshtme (që janë dhe më të shpeshta) mund të kalojnë në rrugët e sipërme urinare, në rast se nuk mjekohen mirë e të japin pyelonefrite. Këto të fundit me kalimin e kohës kronicizohen dhe bëjnë atrofi (zvogëlim) të veshkave, gjë e cila sjell rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi, insuficiencë renale kronike.

Cilët janë shkaktarët e infeksioneve urinare?

Shkaktarët më të shpeshta të infektimit të rrugëve urinare janë mikroorganizmat apo miktobet: E.coli në 80% të rasteve, proteus kronicizohen dhe bëjnë atrofi (zvogëlim) të veshkave, gjë e cila sjell rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi, insuficiencë renale kronike. mikrobilis në 10-15% të rasteve e më rrallë klebsiella, piocineus, stafilokoku aureus, streptokoku etj. Shkaktarë të tjerë, përveç mikrobeve, mund të jenë edhe parazitët si trikomonas, apo më rrallë viruset.

Çfarë shenjash klinike shfaqin infeksionet urinare kronike?

Në rastet kronike kemi rëndim të mesit, herë pas here lodhje, dhimbje koke, si rezultat i rritjes së shifrave të tensionit arterial, urinim të shpeshtë e herë pa here me djegie e ndryshim të ngjyrës. Në analizën e urinës ka proteinuri (albuminë), e cila mund të arrijë nga gjysmë deri 1 gr në 24 orë. Densiteti i urinës ulet dhe ka leokucite në urinë, si dhe cilindra leukocitarë. Në infeksionet e rrugëve të poshtme urinare si ato të fshikëzës së urinës i sëmuri ka urinim të shpeshtë, djegie e rrallë herë edhe pika gjaku në fund të urinimit. Kujdes duhet të kenë edhe meshkujt, sidomos pas vitit të 40 të jetës për shenjat e sipërpërmendura, sepse janë të prirur për infeksion të prostatës.

Kur duhet të shqetësohemi dhe t'i drejtohemi mjekut?

Çdo urinim i shpeshtë i shoqëruar ose jo me djegie duhet t'i shqetësojë njerëzit për të bërë një analizë urine të thjeshtë e për t'u konsultuar me specialistin për të gjetur shkakun.

Por dhe çdo temperaturë tek fëmijët, nga një viroz, anginë, bronkit apo bronkopneumoni etj., që nuk trajtohet duhet të shqetësojë prindërit, që përveç analizës së gjakut, t'i bëjnë fëmijës dhe një analizë urine. Në rast se infeksioni përsëritet, duhet detyrimisht të gjendet shkaku dhe të mjekohet ai. Te fëmijët e vegjël shkaku kryesor i infeksionit urinar janë reflukset veziko-urinar (rikthimi i urinës mbrapsht, si një defekt i sfinkterit ureteral).

Si ta kuptosh se vuan nga infeksionet urinare?

Kur kemi infeksion të rrugëve të sipërme urinare (pyelonefrite) akute kemi një gjendje jo të mirë të sëmurit: ethe, lodhje, dobësi trupore, dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje mesi të njëanshme ose të dyanshme, që mund të përhapen edhe në bark, temperaturë të lartë, shumë herë me të dridhura. Herë pas here kemi urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit dhe ndjenjën e moszbrasjes së plotë të fshikëzës së urinës. Urinat janë të turbullta dhe në analizën e urinës shihen elementët e infeksionit urinar, si leokocite me shumicë dhe herë pas here eritrocite.

Cilët persona janë të predispozuar për t'u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare?

Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për t'u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje. Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale.

Kush preken më shumë, burrat apo gratë?

Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes).

Si mjekohen infeksionet urinare?

Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobiale.

Si mund të parandalohen?
• çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më e mirë
• të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar
• të pijë sa më shumë lëngje pa gaz
• të mos pijë alkool
• të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.
• të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti
• gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.