| |
|
Hidheni cigaren sot!
Nëse planifikimi juaj për ndërprerjen e pirjes së duhanit ka dështuar, provoni që këtë shprehi të keqe ta bëni që në këtë moment!Studimi i bërë në British Medical Journal ka zbuluar se tentimet e paplanifikuara për ndërprerje kanë më shumë gjasa për të pasur sukses sesa ato të planifikuarat. Mbi 1900 duhanxhinj dhe ish-duhanxhinj në Angli i kanë plotësuar anketat lidhur me përpjekjen për të ndërprerë këtë shprehi të dëmshme në gjashtë muajt e fundit.
Gati gjysma nuk kanë bërë kurrfarë planifikimi dhe për habi - kanë pasur sukses.
Shkencëtarët thonë se kjo nuk do të thotë se ndërprerja e planifikuar nuk është gjë e mirë. Qoftë fjala për ndërprerje të planifikuar qoftë të paplanifikuar, kjo flet për “gjendjen e mendjes” së duhanxhiut dhe të vetëdijes së tij se duhani e dëmton shëndetin. E, kjo është e rëndësishme për shëndetin. Nuk është e rëndësishme si, por është e rëndësishme vetëm të ndërpritet duhani! /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.
|
|
|
|