| |
|
Ilaç i ri për trajtimin e Alzheimerin, Parkinsonin dhe Multisklerozën
Dy ilaçet me emrat gjenerik MW151 dhe MW189 në fazat e hershme të testimit kanë treguar efikasitet të madh në shërimin e Alzheimerit, Parkinsonit, sklerozës së shumëfishtë, demencës, etj.Shkencëtarët amerikanë e kanë patentuar në Universitetin Northwestern dhe pohojnë se vetëm një ampulë në fazat e hershme të sëmundjes mund të parandalojë tërësisht zhvillimin e tyre, shkruan “Daily Mail”.
“Nëse ampula merret me kohë pas lëndimit të trurit ose pas sulmit në tru mund të parandalohen komplikimet afatgjata duke përfshirë sulmet, mosfunksionimet kognitive dhe problemet mentale”, - ka thënë Mark Wainwright nga Universiteti Northwestern.
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.
|
|
|
|