Ilaçet shtëpiake për tretje të keqe

11:29 / 22.12.2012
Simptomat e çrregullimeve tretëse shpesh mund të jenë të sikletshme, por fatmirësisht mund të trajtohen lehtë me ndihmën e ilaçeve të thjeshta shtëpiake.

Përzierja e 4 llojeve të farërave - kjo përzierje lehtëson çrregullimet tretëse duke ndihmuar sistemin tuaj për të dëbuar gazrat e tepërta. Merrni nga një lugë të vogël çaji të farës së maracit, koprit, anisit dhe qimnonit dhe përzieni dhe grimconi farat. Konsumoni gjysmë luge nëse keni rregullime pas shujtës me mëlmesa dhe shujtës së yndyrshme.

Çaji nga menta dhe kamomili - këto çaje shpesh do të lehtësojnë çrregullimet tretëse. Lërini që të qëndrojnë 10 minuta para konsumimit.

Mjalti dhe uthulla - nëse e dini që do të konsumoni ushqim për shkak të të cilit ndoshta do të pendoheni më vonë, provoni këtë ilaç natyral. Shtoni një lugë të vogël çaji me mjaltë dhe një lugë uthull molle në një gotë uji të ngrohtë dhe pini 30 minuta para shujtës.

Soda e bukës - shtoni një lugë sodë bikarboni në gotën e ujit, dhe disa pika lëng limoni. Nëse acidet në stomak i keni shumë të forta, kjo tretje i neutralizon dhe lehtëson gazrat.

Xhenxhefili i sheqerosur - xhenxhefili i thatë dhe i sheqerosur mund të gjendet në cilindo supermarket ose treg me ushqim të shëndetshëm. Dy ose tri copëza të kësaj ëmbëlsire mund të lehtësojnë çrregullimet tretëse. Ky solucion është ilaç i shkëlqyeshëm edhe për fëmijë të cilët kanë dhimbje më të vogla në stomak.

Birra - kjo pije është e pasur me elb, bimë e cila ndihmon stimulimin e tretjes. Por, mos e teproni, më shumë se gjysmë gote birrë do t'ua bllokojë tret jen.
/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:10 / 19.06.2013

BE forcon rregullat për agjencitë e klasifikimit të kreditit

Bashkimi Europian (BE) do të vendosë më 20 qershor rregulla më të rrepta mbi agjencitë e klasifikimit, me synim stabilite...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.