Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike

4:42 / 8.07.2010
Imazhimi me rezonancë magnetike (IRM) për përfitimin e imazheve përdor radiovalët dhe fushë shumë të fortë magnetike me çka fitohen imazhe të qarta e të detajizuara të organeve dhe indeve të brendshme.

Dr. Bujar Gjikolli, M.D.
radiolog
www.komc.org
tel. 044 140 878

Në imazhin e kokës, kjo teknikë është dëshmuar shumë e vlefshme për radiologët në diagnostikimin e proceseve patologjike në tru, sy dhe veshin e brendshëm.

Imazh i kokës i realizuar me rezonancë magnetike.

Cilat janë arsyet më të shpeshta pse kërkohet imazhimi i kokës me RM?
IRM është teknika imazhuese më e ndjeshme për tumoret në tru, inzultet, proceset kronike (si skleroza multiple), abnormalitetet tjera në tru me cipat e saja, sy dhe veshin e brendshëm.

Cilat duhet të jenë përgatitjet e pacientit për realizimin e IRM?
Praktikisht pacienti nuk duhet të bëjë ndonjë përgatitje të veçantë për IRM. Për shkak të vetive fizike të IRM duhet pasur parasysh si vijon. Pasi që IRM punohet në fushë shumë të fortë magnetike ajo është në gjendje për të tërhequr çdo objekt metalik të implantuar (vendosur) në trup (nyjat artificiale, pacemaker i zemrës ose valvulat artificiale të zemrës, pllaka dhe vidha metalike, mjetet intrauterine, kapëset kirurgjike - të cilat nuk janë nga titaniumi. Tatuazhet dhe ngjyrat e përhershme kozmetike në sy mund të shkaktojnë arterakte (pengesa në krijimin pjese të imazhit).

Për të qenë të sigurt se nuk ka trupa të huaj metalik në trup si rezultat i lëndimeve apo shpërthimeve eksplozive të përjetuara, punohet radiogrami i asaj pjese të trupit për të vërtetuar ose përjashtuar praninë e trupit të huaj. Protezat e dhëmbëve duhen larguar para incizimit derisa mbushjet e dhëmbëve zakonisht nuk japin artefakte, por në disa raste edhe ato mund të japin artefakte gjatë imazhimit të kokës. Radiologu nga pacienti kërkon të largojë të gjitha mjetet metalike që mund t’i ketë (pacienti është vetëm me ndërresa të brendshme dhe mantilin që ja jep tekniku): mbajtëset metalike të flokëve, bizhuteri ose ari, gji-mbajtëset, syzet, ndërresat e brendshme me pulla, ndihmëset për dëgjim, protezat e lëvizshme.

Radiologu ose tekniku duhet të pyes pacientin për alergjitë ndaj barërave dhe ushqimit, procedurave kirurgjike nëse ka i bërë ato, si dhe radiologjike intervente terapeutike (stentime) në të kaluarën. Shtatzënia duhet evidentuar po ashtu. Shpesh ndodhë që pacientët të jenë klaustrofobik (nuk mund të qëndrojnë në hapësirë të vogël të mbyllur) dhe atyre shpesh duhet dhënë qetësues të lehtë një orë para fillimit të procedurës.

Aparatura e RM

Aparati konvencional i RM është në formë të një cilindri magnetik të mbyllur brenda së cilës pacienti duhet patjetër të qëndrojë i palëvizshëm gjatë imazhimit. Ekzistojnë aparate të reja magnetike “user friendly - miqësore ndaj shfrytëzuesit”. Sot ekzistojnë aparate të fuqishme të cilat japin detaje shumë të imëta të parenkimës trunore.

Vetitë fizike dhe realizimi i procedurës së IRM

IRM është metodë unike e imazhimit e cila për dallim prej rëntgen imazhimit klasik dhe me tomografi të kompjuerizuar (TK), imazhimit me radioizotope në përfitimin e imazheve nuk përdor rrezet jonizuese të dëmshme për shëndet. Në vend të rrezeve jonizuese përdoren radio valët të cilat u drejtohen protoneve (pjesë përbërëse e bërthamës së atomit) të hidrogjenit përbrenda fushës së fortë magnetike. Protonet së pari eksitohen (ngrihen në nivel më të lartë energjetik) dhe pastaj ato vetë vetiu relaksohen (lirojnë energjinë e tepërt) me ç’rast emitojnë valë të cilat regjistrohen dhe përpunohen në mënyrë kompjuterike për të përfituar prej tyre imazhin e pjesës së trupit që kontrollohet.

Përbrenda trupit, protonet janë kryesisht të lidhura përbrenda atomeve të hidrogjenit si pjesë e molekulës së ujit dhe përmbajtja e saj në pjesë të ndryshme të trupit paraqet diferencën e përmbajtjes së ujit në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo mundëson imazhe me kontrast të lartë mes indeve të ndryshme si dhe të vet organit /indit të njëjtë si p.sh. shumë mirë diferencohet substanca e bardhë dhe ajo ngjyrë hiri në indin trunor. Zakonisht IRM realizohet përmes përdorimit të së paku dy e më shumë sekuencave në rrafshe të ndryshme dhe secila zgjatë nga 50 sekonda deri pesëmbëdhjetë minuta. Secila sekuencë përfiton shkallë të caktuar të kontrastit mes parenkimës së imazhuar dhe mund të punohet në rrafshe të ndryshme (nga djathtas kah majtas – sagjitale, nga përpara në drejtim prapa – frontale, nga lartë poshtë – transverzale).

Prerjet në rrafshe kryesore që përdorën gjatë IRM

Si realizohet procedura e IRM të kokës?

Pacienti i shtrirë me spiralen sipërfaqësore të vendosur në kokë

Pacienti shtrihet në tavolinën shtrat që është e lëvizshme dhe radio antena me spirale sipërfaqësore me formë të “helmetës” vendoset pranë kokës. Pas vendosjes së pacientit përbrenda aparatit (gentri), radiologu dhe tekniku e lëshojnë dhomën dhe nga tabela komanduese realizojnë sekuencat e kërkuara. Pacienti është në gjendje të komunikojë me radiologun dhe teknikun përmes interfonit gjatë tërë kohës së realizimit të procedurës. Shpesh lejohet që gjatë imazhimit të fëmijës apo të të afërmit tjetër në prani të pacientit të qëndrojë edhe familjari i afërm. Varësisht nga kërkesat e kontrollimit që bëhet, punohen edhe numër i caktuar i sekuencave që imponon edhe kohëzgjatjen e vet procedurës 15 deri 45 minuta.

Nga pacienti kërkohet të mos lëvizë gjatë procedurës për të parandaluar dështimin e vet procedurës. Tek disa pacientë do të nevojitet injektimi intravenoz i mjetit të kontrastit me dorë ose përmes injektorit me qëllim të theksimit të vizualizimit më të mirë të indeve të caktuara ose të enëve të gjakut. Ky mjet i kontrastit jepet përmes një gjilpëre të vogël e cila vendoset në ndonjërën nga venat e dorës. Pas përfundimit të imazhimit nga pacienti kërkohet të mbetet i qetë edhe disa qaste për të kontrolluar imazhet e fituara në rast se nevojitet për tu përsëritur ose shtuar ndonjë sekuencë.

Çfarë përjeton pacienti gjatë realizimit të IRM të kokës?
Gjatë IRM pacienti nuk ka dhimbje, por tek disa pacient shkaktohen ndjenjë e klaustrofobisë si pasojë e qëndrimit në hapësirë të mbyllur. Ndonjëherë pacienti mund të ndjejë ndjenjë të ngrohtësisë në pjesën e cila imazhohet që është normale. Por. nëse kjo paraqitet si pengesë duhet informuar radiologun ose teknikun. Nëse përdoret mjeti i kontrastit, pacienti mund të ketë një ndjenjë diskomfori në vendin e injektimit të mjetit dhe mund të ndiejë të ftoftë gjatë injektimit. Ajo që më së shumti i shqetëson pacientët, janë tingujt e zëshëm që aparati i krijon gjatë punës së saj në faza të caktuara të punës. Tapat për vesh mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Kush i interpreton rezultatet e IRM?
Radiologu, specialist i lëmive imazhuese, pas analizimit të imazheve, të gjeturat me përshkrim dhe interpretim ja dërgon mjekut ordinues të pacientit (ose ja jep vetë pacientit).
Cilat janë përfitimet përkundër rrezikut nga realizimi i IRM?

Përfitimet
• Është metodë imazhuese që nuk përdor rreze jonizuese.
• Imazhet e fituara të trurit dhe strukturave tjera të kokës me RM janë më të qarta se me metodat tjera imazhuese.
• Mjeti i kontrastit që përdoret gjatë IRM nuk shkakton reaksione alergjike krahasuar me kontrastet e punuara në bazë të përmbajtjes së jodit që përdoren në radiologjinë klasike dhe me TK.
• IRM mundëson detektimin e abnormaliteteve, vizualizimi i të cilave nuk është i mundur me metodat tjera imazhuese, për shkak të pranisë së kockave të kokës të cilat krijojnë artefakte.
• IRM mundëson edhe punimin e angjiografisë (vizualizimi i enëve të gjakut përbrenda trupit) me RM (ARM), mundëson vizualizimin e enëve të gjakut të trurit pa përdorim të mjetit të kontrastit. Edhe në rast të përdorimit të mjetit të kontrastit për ARM rreziku për reaksione alergjike është jashtëzakonisht i ulët dhe dëmtimi i veshkave nuk haset.
• Sistemet e reja të IRM mundësojnë vizualizimin e funksionit të trurit, dhe mund të detektojnë inzultet iskemike (infarktin – ndërprerjen e qarkullimit të gjakut në tru) në fazat e hershme, më herët se çdo teknikë tjetër imazhuese.

Rreziqet
• Trupi i huaj metalik në trup, i pa detektuar më parë, mund të shkaktojë lëndime për shkak të fushës së fortë magnetike.
• IRM në princip nuk bëhet tek shtatzënat në 12 javët e para. Mjekët përdorin mjete tjera imazhuese për këtë periudhë (ultratingullin) përveç nëse ekziston indikacion i fortë mjekësor për ta bërë atë.


Imazhimi funksional i trurit dhe rekonstruksionet e ARM

Kufizimet e IRM të kokës
Në teknikat tjera imazhuese strukturat kockore imazhohen më mirë - me radiograme konvencionale dhe me TK (pjesa minerale e kockës derisa proceset patologjike vizualizohen më mirë me IRM). TK po ashtu përdoret si teknikë e parë në rastet me gjakderdhje edhe pse sistemet e reja për IRM kanë sekuenca shumë sensitive në gjak. Trauma akute nuk praktikohet të imazhohet me RM për shkak të kohëzgjatjes së procedurës dhe pamundësisë që pacienti të qëndrojë i qetë. IRM ndonjëherë nuk detekton përmbajtjen e kalciumit të pranishëm në indin tumoroz. Në raste të shumta, IRM është procedurë e sigurt tek pacientët me implantate (titaniumi tolerohet), por ka disa përjashtime dhe për këtë shkak pacienti duhet informuar radiologun dhe teknikun. IRM duhet të përdoret me kujdes tek gratë shtatzëna. Praktikisht, IRM kushton më shumë se imazhimi me TK. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Dr. Bujar Gjikolli, M.D.
Dr. Bujar Gjikolli, M.D.
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.