Infeksionet virusale shtojnë rrezikun nga astma

0:32 / 16.09.2012
Infeksionet virusale tek të sapolindurit dobësojnë një pjesë të sistemit të imunitetit dhe nisin rrezikun e shfaqjes së astmës më vonë gjatë jetës, kanë konstatuar shkencëtarët amerikanë.

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën profesioale Nature Medicine në eksperimentet në minj shkencëtarët kanë treguar që infektimi me virusin respirator sincitik (Respiratory syncytial virus - RSV) shkatërron aftësinë e qelizave të imunitetit për të luftuar me inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes, transmeton BBC.

Zbulimi i tyre mund të ndihmojë gjetjen e metodës për parandalimin e astmës, sëmundjes në të cilën, si përgjigje ndaj grimcave nga ajri që irritojnë, vjen deri te ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, krijimit të sforcuar të këlbazës dhe ndryshimeve inflamatore.

Shkencëtarët nga fakulteti i mjekësisë në Universitetin Pittsburgh kanë dëshmuar në minj që virusi dëmton aftësinë e pjesës së caktuar të sistemit të imunitetit të quajtura qeliza rregullatore T për të qetësuar inflamacionin.

Tek personat me astmë, grimcat të cilat normalisht gjenden në ajër, mund të shkaktojnë përgjigje të papërshtatshme inflamatore.

“Infeksioni me RSV çon deri te humbja e plotë e funksionit supresiv të qelizave T dhe më pas minjtë zhvillojnë simptomat e ngjashme me astmën”, kanë shpjeguar autorët e hulumtimit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.