Instant kafeja nga qeset, e dëmshme për shëndet?

1:52 / 8.01.2013

E hidhni pluhurin në filxhan, e derdhni ujin e nxehtë dhe pija është e gatshme. Por sa është e mirë për shëndet kafeja e përgatitur në këtë mënyrë?

Kafeja nga qesja është më e thjeshtë për përgatitje, por a e dini që ajo në qese përmban yndyra, sheqerna dhe aroma artificiale dhe shumë pak kafeinë?

Po, hulumtimi i Stiftung Warentest ka treguar që instant cappuccino ose kafeja me qumësht, ose ajo popullore 3 në l, përmban edhe deri 60 për qind sheqer, respektivisht deri katër kocka në dy decilitër pije. Nëse në deklarim shkruan që pluhuri përmban shurup të glukozës, laktozë ose glukozë - bëhet fjalë për sheqerin. Por aty gjenden edhe substanca të tjera, si ato që përdoren për krijimin e shkumës, pastaj aroma e vaniljes, karameles, lajthive, si dhe shurupet e aromatizuara të sheqerit. Duke përzier këta përbërës krijohet pija me shumë pak kafeinë, madje me aq pak, saqë bëhet fare e parëndësishme për organizmin tonë. Dhe pasi që shumica e njerëzve pinë kafe për të pasur vigjilencë më të lartë, në vete fusin gjithçka, vetëm jo edhe atë për çka kanë nevojë.

Kafeja e ftohtë mund të përmbajë edhe më shumë kalori, sepse përmban sasi më të madhe të yndyrave. Pasi që shumë nga pluhurat përzihen me qumësht, edhe aty ekziston kurthi, qumështi ngre vlerën kalorike të pijes dhe dëmton vitalitetin tuaj.

Si ta dini nëse ka shumë sheqer? Rregullat evropiane kërkojnë nga prodhuesit që të deklarojnë të gjithë përbërësit në deklaratë dhe t'i rendisin sipas përqindjes apo kuantitetit të tyre. Nëse në paketim sheqeri është në majë të listës, do të thotë që është - për së tepërmi. Prandaj, nëse kujdeseni për sasinë e kalorive. Shumë më sigurt është të bëni cappuccinon tuaj ose kafenë me qumësht dhe atë më së miri me kafe të zakonshme ose espresso.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.