KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore

0:39 / 9.06.2011
Me përjashtim të kancerit të lëkurës, kanceri i gjirit është një ndër malignomat më të shpeshta te gratë, dhe është shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri. Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit, dhe rreziku rritet me moshë.

Ass.dr.sc.Emine Disha
Spec. Radio-onkologe & ultrasoniste
tel. 044 193-445

Edhe përkundër përparimit te diagnostikimit dhe terapisë, kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 40-50 vjet. Kanceri i gjirit është problem i rëndësishëm shëndetësor edhe i popullatës së Kosovës. Zvogëlimi i vdekshmёrisё mund tё arrihet me edukimin shëndetësor të popullsisë dhe me programin e zbulimit te hershëm të kancerit te gjirit, me ç’rast zbulohen tumoret e vegjël dhe të lokalizuar në stadin paraklinik të shërueshëm të sëmundjes.

Në diagnostikimin e kancerit të gjirit ka rëndësi vetkontrollimi i gjirit që duhet të bëhet një herë në muaj. Para dhe gjatë menstruacionit gjinjtë janë zakonisht të shtrënguara dhe me dhimbje për ç’ arsye më së miri është që gjinjtë të kontrollohen pas menstruacionit. Kjo shprehi nevojitet të përsëritet tërë jetën. Vetëkontrollimi bëhet në pozitë të shtrirë dhe në këmbë. Vetëkontrollimin duhet filluar shumë herët menjëherë pas moshës së pubertetit në mes të moshës 15-20 vjeçare. Edhepse kanceri i gjirit është shumë i rrallë në këtë moshë, vetëkontrollimet janë të nevojshme të bëhen sepse në këtë moshë mund të lajmërohen ndërrimet beninje siç janë fibroadenomat që duhet operuar ose duhet mbajtur nën kontroll.

Kanceri i gjirit ekziston 8-10 vite para se te zbulohet me palpim ose me mamografi. Mamografia e zbulon kancerin e gjirit mesatarisht 1,7 vjet para se gruaja me vetëkontroll mund ta palpon tumorin, andaj te gratë më të vjetra se 40 vjet, me aplikimin e mamografisë mund tё prevenohet 15-30% e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit. Te gratë me simptome të gjirit ose te gratë që gjatë ekzaminimit klinik palpohet ndonjë formacion, duhet të aplikohen metodat imazherike, si ultrazëri ose mamografia ose të dy metodat. Cila metodë imazherike do të aplikohet si metodë primare varet nga mosha. Rekomandohet që te gratë më të reja se 35 vjet si metodë imazherike primare të jetë ultrazëri, kurse te gratë më të vjetra se 35 vjet, mamografia. Ekzistojne dy tipe të mamografisë: skrining mamografia dhe mamografia diagnostikuese.

Mamografia skrininge është ekzaminim i gjirit me rreze x te gratë që nuk kanë simptome.
Qëllimi i skrining mamografisë është zbulimi i kancerit kur është ende me madhësi aq të vogël saqë nuk mund të zbulohet me vetëkontroll ose me ekzaminim klinik. Detektimi i hershëm i kancerit me skrining mamografi, mundëson trajtim të suksesshëm. Skrining mamografia rekomandohet çdo vit te gratë mbi moshën 40 vjeçare. Në disa raste skrining mamografia rekomandohet para moshës 40 vjeçare, sidomos te gratë me anamnezë familjare pozitive.

Mamografia diagnostike zakonisht përdoret për identifikimin e kancerit tё mundshëm nё gjinj tek gratë që kanë shenja ose simptome të sëmundjes. Këto shenja ose simptome përfshijnë: nodusin palpabil në gjinj, sekrecion nga gjiri, retrakcion i mamilles, retrakcion i lëkurës së gjirit ose ndonjë ndryshim tjetër në gjinj.

Mamografia native bëhet në dy drejtime: kraniokaudale dhe medio-laterale.Gjatë fotografimit gjiri komprimohet me kompresor plastik me ç’rast i zvogëlohet trashësia e gjiri . Për shkak të topografisë dhe lokalizimit të ndërrimeve në gjinj është e nevojshme që gjiri të fotografohet në dy drejtime, sepse fotografimi në një drejtim nuk e përfshinë në tërësi indin e gjirit. Projeksioni kraniokaudal nuk mund të tregon zgjatimin aksillar ku shpeshherë lokalizohet kanceri i gjirit. Te gratë me premenopauzë, mamografia duhet të bëhet menjëherë pas ciklit menstrual.

Te gratë e reja dhe te gratë me gjinj denze ultrazëri është superior ndaj mamografisë si dhe diferencimi i tumoreve solide dhe cisteve është më i lehtë me ultrazë. Ultrazëri preferohet të bëhet te: femrat në moshë të re ku parenkima gjëndërore është mirë i zhvilluar; te gratë që nuk kanë lindur; gratë në fazën e laktacionit; gratë shtatzëna; gratë në menopauzë që marrin terapi plotësuese hormonale, ku nën ndikimin e hormoneve, parenkima gjëndërore bëhet më i theksuar.

Senzitiviteti dhe specificiteti i ultrazërit ose mamografisë është më i lartë nëse ultrazëri dhe mamografia kombinohen së bashku. Çdo ndërrim suspekt në gjinj duhet ta verifikojmë me FNA biopsi, që numri i biopsive të panevojshme të zvogëlohet. Përveç kësaj, një numër i karcinomave nuk mund të zbulohen me mamografi; 10-25% të karcinomave palpabile të gjirit nuk vërehen në mamografi.

Faktorët e rrezikut te kanceri i gjirit janë: anamneza familjare pozitive, faktorët reproduktiv duke përfshirë lindjen e parë në moshë të vonshme, gratë që nuk kanë lindur, menarhea e hershme, menopauza e vonshme, përdorimi i terapisë kontraceptive në moshë të re dhe terapisë plotësuese hormonale në menopauzë, në kombinim me faktorët tjerë të rrezikut, si eksponimi rrezatimit jonizues, obeziteti në menopauzë, stresi, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.
Mbijetesa e grave të mjekuara varet nga shkalla e zgjerimit te sëmundjes me rastin e vënies së diagnozës, mosha dhe modalitetet e mjekimit. Kur kanceri diagnostikohet nё stadin e lokalizuar, mbijetesa pesëvjeçare arrin deri 96%, kurse te sëmundja e diseminuar 21% (American Cancer Society).

Prevenimi i kancerit tё gjirit nënkupton aplikimin e masave shëndetësore me qëllim të eksponimit sa më të vogël ose largimit tё plotë tё rrezikut, me aplikimin e mënyrës së shëndoshë të jetesës siç janë: mospirja e duhanit, ushqimi i rregullt, aktiviteti fizik, mbajtja e peshës normale te trupit, moskonsumimi i alkoolit, kontrollimi i stresit, largimi i eksponimit të tepërt ndaj burimeve të rrezatimit dhe diellit etj. si dhe me kontrollim të grave të rrezikuara duke aplikuar masat specifike të kujdesit shёndetёsor. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ass.dr.sc.Emine Disha
Ass.dr.sc.Emine Disha
Duam një bebe, a është e mundur ta zgjedhim gjininë? Duam një bebe, a është e mundur ta zgjedhim gjininë?
Çfarë është Haloterapia? Çfarë është Haloterapia?
Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët
Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai
Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë
Menaxhimi i dhimbjes së shpinës Menaxhimi i dhimbjes së shpinës
Rimodelimi, operacioni estetik i veshit Rimodelimi, operacioni estetik i veshit
Në mungesë të shkopit magjik – biopsia Në mungesë të shkopit magjik – biopsia
Fluorizimi i dhëmbëve Fluorizimi i dhëmbëve
Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje) Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje)
Rrëzimet te të moshuarit Rrëzimet te të moshuarit
Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave) Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave)
Infeksionet e thonjve Infeksionet e thonjve
Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene
Sindroma metabolike Sindroma metabolike
Problemet me fshikëzën e urinës Problemet me fshikëzën e urinës
Screeningu Neonatal Screeningu Neonatal
Aborti, në ç’mënyrë kryhet? Aborti, në ç’mënyrë kryhet?
Elastografia në diagnostikën e gjirit Elastografia në diagnostikën e gjirit
Proteza  e gjurit Proteza e gjurit
Helicobacter pylori Helicobacter pylori
Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë
Si ndikon ushqimi në shëndetin oral Si ndikon ushqimi në shëndetin oral
Grupet e gjakut dhe shtatzënia Grupet e gjakut dhe shtatzënia
Operacionet estetike në vaginë Operacionet estetike në vaginë
Dielli dhe rrezitja Dielli dhe rrezitja
Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike
Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike
Syri i thatë Syri i thatë
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.