Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”

0:56 / 4.07.2011
Populli shpesh kancerin në përgjithësi e quan ‘sëmundja e keqe’, ‘e brèmja’ ose me më pak të drejtë ‘dergja pa ilaç’. Duhet ditur se nga kanceri vuajnë dhe ngordhin edhe shtazët, por ka sëmundje të tilla edhe për botën bimore.

Ass. dr. Shqiptar Demaçi,
kirurg torakal
Tel: 044 307 585

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë prej sëmundjeve kanceroze te gratë. Në Evropë paraqiten 106 raste të reja me kancer të gjirit në 100.000 gra në vit. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç.

Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të kancerit të gjirit
• Gandrra ose kokrra (masa) që preket - tumori, që nuk dhemb zakonisht, është shenja më e shpeshtë te kanceri i gjirit.
• Nëse nga maja e gjirit (thithit) rrjedh sekret me ngjyrë të kuqe si gjaku, vet gjaku apo lëng ngjyrë ndryshku, është shenjë tjetër dyshuese për kancer të gjirit.
• Tërheqja (retraksioni) e majës - thithit, tërheqja e vet lëkurës së gjirit - gropëzimi ose rrudhosja e lëkurës në regjionin e forcimit të gjirit është shenjë tjetër.
• Ënjtja dhe skuqja difuze e lëkurës në formë të lëkurës së portokallit është shenjë e fortë dyshuese për kancer të përparuar të gjirit (mastitis carcinomatosa).
• Më pak e shpeshtë është rritja e nodeve (gandrrave) limfatike në sqetullën e anës së sëmurë të gjirit (limfadenopatia).
• Shenjë më e rrallë është maja e gjirit me gërryerje - erozion ose në formë majasili – ndryshime ekcematoide, që jorrallë fshehin nën to ndryshime kanceroze të gjirit.


Plani i mirë për zbulimin e tumoreve të gjirit me kohë:

1. Mamogramet (rëntgeni sistematik i gjinjve)
2. Ekzaminimi klinik sistematik i gjinjve (te specialisti i kësaj lëmie - onkologu, kirurgu, radiologu, së paku një herë në vit);
3. Vetëdijesimi personal (vet-ekzaminimi mujor i gjinjve: një javë para ose një javë pas fillimit të menstruacioneve, që fillon që nga mosha 20 vjeçare e femrës);

Diagnostikimi ultrasonografik dhe radiologjik

Ultratingulli (Ultrazëri) shërben që të diferencohen ndryshimet cistike nga ndryshimet solide-të forta. Veçanërisht është i përshtatshëm për shikimin e formacioneve tumoroze në moshat e reja (aty ku indi gjëndëror është më i zhvilluar) si dhe për zbulimin tumoreve që nuk mund të hetohen me prekje. Ultratingulli është i padëmshëm si teknikë imazherike, por nuk duhet tepruar me asnjë ekzaminim mjekësor. Së bashku më mamografinë e shton saktësinë e gjetjes së tumoreve deri në 97%.

Mamografia (rëntgeni i gjirit) është imazheri standarde e mirë për zbulimin e kancerit të hershëm. Veçanërisht e mirë për shoshitjen (screening-un) e moshave mbi 35 vjeçare. Mamografia mund të sigurojë zbulimin dy vjet më herët se që e heton prekja - palpacioni i gjirit. Pacienti me masë të dukshme dhe të dyshimtë, duhet t’i nënshtrohet interventit kirurgjik - biopsisë përkundër pamjeve mamografike. Mamografia kurrë nuk është zëvendësuese për biopsinë, sepse nganjëherë me të nuk mund të dihet saktësisht natyra e tumorit.

Teknika më të sakta, por edhe më të shtrenjta janë tomografia e kompjuterizuar (CT-ja) dhe RMI (rezonanca magnetike);

Diagnostikimi kirurgjik:

a) FNA - punksioni me gjilpërë të hollë për marrjen e qelizave;
b) CNB- biopsia me gjilpërë të trashë në “allti”, për marrjen e copave indore;
c) biopsia incizionale (marrje e copës nga tumori) dhe
ç ) biopsia ekscizionale (heqja e tërë tumorit).

Cilët janë tipet e tumoreve të mirë dhe të këqij të gjirit?

Tumoret beninjë (të mirë) të gjirit janë:
• Papilloma (Ductal breast papilloma) nga epiteli i kanaleve të qumështit- duhet operuar dhe vërtetuar dg. histologjike dhe duhet të përcillen pacientet me vizita të herëpashershme.
• Lipoma – ind dhjamor
• Hamartoma;
• Cistet e thjeshta
• Cystoscarcoma -tumori fillod duhet operuar dhe përcjellë. Recidivon (përsëritet) shpesh
• Fibroadenoma- formohet nga indi gjëndëror. Paraqitet te femrat e reja kryesisht nuk kalon në kancer, por duhet te hiqen me operacion dhe të përcillen përsëritjet e mundshme;

Kanceri i gjirit (tumoret epiteliale): Kanceri duktal in situ (0.4%), Kanceri lobular in situ (0.4 %), Kanceri duktal invaziv (67%), Kanceri lobular invaziv (10 - 15 %), Format e përziera 10-15%

Tipet e kancerit epitelial të gjirit. Tumorët mezenkimalë malinjë (të indit dhjamor, lidhor, enëve të gjakut, limfatik, kërcor, eshtëror janë): Fibrosarkoma, Liposarcoma, Cystosarcoma phyllodes maligan, Lymphosarcoma, Angiosarcoma, Osteosarcoma, Chondrosarcoma.

Format e trajtimit të kancerit të gjirit janë: Kirurgjia, Kimioterapia, Radioterapia, Hormonoterapia, Imunoterapia.

Kirurgjia është forma themelore e trajtimit të kancerit të gjirit. Konsiston në heqje të tumorit me pa ind përreth e që njihet si – tumorektomi (lumpectomy). Nëse hiqet një pjesë e gjirit së bashku me tumorin quhet kuadrantektomi apo më shpesh quhet mastektomi parciale.
Kur hiqet i tërë gjiri pa heqje të nodeve limfatike të sqetullës ky operacion quhet mastektomi e thjeshtë ose mastektomia simpleks. Më shpesh kryhet operacioni i heqjes së tërë gjirit ose mastektomia radikale e modifikuar që konsiston në heqje të tërë gjirit si dhe pastrimin e sqetullës nga nodet limfatike të saj.

‘ Sentinel node biopsia’ është formë e re e trajtimit kirurgjik të sqetullës (aksillës) që si qëllim ka hetimin e nodeve të para (nodet roje - ‘sentinel’) limfatike afër tumorit të gjirit, të cilat pas heqjes së tyre analizohen nga patologu dhe sipas rezultatit zbatohet heqja e tërë nodeve limfatike nga sqetulla e gjirit të sëmurë (nëse gjenden metastaza në këto node), ose në të kundërtën nuk ka nevojë të pastrohet ajo sqetull, dhe kështu kursehet krahu nga edemet e dhimbshme paskirurgjike.

Kimioterapia, është terapi sistemike që zbatohet me barna citostatikë. Qëllimi është të riedukohet rreziku i paraqitjes së serishme të kancerit të gjirit (recidivit) si dhe të zvogëlimit të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit. Kimioterapia zbatohet në mënyrën neoadiuvante (para se të bëhet kirurgjia) dhe në formën adiuvante ( pas kryerjes së operacionit kirurgjik). Barnat janë në format ampulare-infuzione si dhe ka forma farmaceutike në tableta.
Për kimioterapi zakonisht jepen disa barna-infuzione (zakonisht tri barna) të kombinuara që quhen protokole, në mënyrë ciklike, zakonisht 6 cikle (1 cikël në muaj). Ato natyrisht që përpos efekteve të ‘goditjes - vrasjes‘ së qelizave kanceroze në organizëm, ato japin edhe efekte anësore, si: të përziera (tugë), vjellje, rritje të numrit të rruazave të bardha (leukociteve), zvogëlim të imunitetit, rënie të flokëve, etj. Mirëpo, zakonisht pacientët e përballojnë mirë këtë terapi dhe pastaj u rritet imuniteti si dhe, natyrisht, sërish u dalin flokët. Protokollet emërohen me shkurtesa, si: CMF, FAC, FEC, AC60, AC60 + Taxol, etj.

Radioterapia e zvogëlon rrezikun e përsëritjes së sëmundjes (recidivimit) në pjesët e ngelura të gjirit ose në nodet limfatike. Zbatohet, pra për qëllime shërimi - zakonisht pas kirurgjisë kursyese të gjirit (kur nuk hiqet i tërë gjiri) ose pas mastektomisë. Rrezatohen vetëm pjesë të caktuara. Radioterapia zbatohet çdo ditë (pesë ditë në javë me pushim gjatë vikendit) gjatë 3 javësh ose metoda tjetër është zbatimi çdo të dytën ditë brenda 5 javësh. Një trajtim (fraksion i rrezatimit) zgjat disa minuta dhe nuk jep çrregullime gjatë procedurës.

Hormonoterapia, konsiston në zbatimin e agjensëve antihormonalë, të cilët zënë vendet e veprimit të hormoneve si estrogjeneve apo progesteronit. Më të njohurit janë Tamoxifeni- bllokator të receptorëve të estrogjenit dhe progesteronit në gjirin e ngelur, Letrozoli (Femara tab), zakonisht te gratë në postmenopauzë dhe te format e hershme të kancerit të gjirit. Te format e avancuara dhe me metastaza në organet e largëta përdoren Arimidex, Zometa tabl etj.

Një agjens tjetër biologjik si monoterapi ose në kombinim që përdoret është Herceptina (trastuzumabi) te rastet me mbishprehje (overexpression) të receptorëve për antitrupat monoklonalë. Mendohet se ky agjens e shton prognozën (mbijetesën) te format me Her2 mbishprehje.

Trajtimi i kancerit të gjirit, pra, është zinxhir i cili kërkon bashkëpunim të ngushtë të onkologut, radiologut, kirurgut, patologut, kimioterapeutit, radioterapeutit , psikologut, ekspertëve për trajtimin e dhembjes te format metastatike, e që kërkon angazhim të tërë shoqërisë shpirtërisht dhe materialisht.

Kosovën e presin detyra shumë të mëdha dhe sfida enorme për zgjidhjen e kësaj problematike të ndjeshme shëndetësore për popullatën. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Ass. dr. Shqiptar Demaçi
Ass. dr. Shqiptar Demaçi
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.