Konsumimi pasiv i duhanit, fatal për femrat

22:57 / 6.05.2013

Siç është publikuar në revistën 'Journal of Clinical Endoclinology & Metabolism', tinejxheret u ekspozohen dukshëm më shumë rrezikut nga sëmundjet e shkaktuara nga konsumimi pasiv sesa moshatarët e tyre të gjinisë së kundërt.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Australisë Perëndimore ka bërë një studim, i cili ka përfshirë më se një mijë tinejxherë që nuk konsumojnë duhan, me fokus në shprehitë e konsumimit të duhanit në shtëpitë e tyre.

Të anketuarit janë të lindur në periudhën prej vitit 1989 deli në vitin 1992, ndërsa janë ndjekur aktivitetet e lidhura me tymin e duhanit, para së gjithash te prindërit e tyre, e më pas të banuesve të tjerë.

Deri tani disa studime kanë zbuluar që konsumimi pasiv i duhanit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e atyre që nuk e konsumojnë, ndërsa studimi i ri australian zbulon se femrat janë shumë më të rrezikuara nga sëmundjet, njofton revista 'Time'. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.