Kura e bimëve për dhëmbët

1:12 / 27.09.2011
Zbulo mënyrat dhe terapitë natyrale që të mund të largosh dhimbjen e dhëmbëve.

Karies, dhimbje, mishi i dhëmbëve është acaruar. Dentisti "i gjelbër" do kurojë gojën tënde me ndihmën e natyrës. Produktet natyore kanë të njëjtin efekt sikur antibiotikët: dhe mbi të gjitha nuk ka efekt anësorë. Përzierja që duhet përdorur për dëmtimet e kariesit është e përbërë me metale të rënda, zink, argjend, etj, të cilat mund të jenë të 'dëmshme për organizmin.

Dhimbje dhëmbi
Vendos pak hudhër pikërisht në vendin ku kariesi është "rizgjuar". Por nëse dhimbja është e vazhdueshme mund të shpërlani gojën me përzierje uji dhe rrënjë karafili. Hidhni në një filxhan ujë të valuar dhe 2 rrënjë karafili, lëreni për 15 min. Pasi të jetë ftohur mund ta shpërlani gojën disa herë.

Dhimbje. Për një ndërhyrje sa më të shpejtë shpërlaje gojën me ujë të kripur. Kripa ka aftësi të ndalojë infeksionin. Mishi i dhëmbëve është i skuqur. Mëllaga është mjaft e favorizuar, sepse është e përbërë nga shumë substanca që parandalojnë acarimin e mishit të dhëmbëve.

Provo këtë recetë: ziej për rreth 15 min dhe flakë shumë të ulët, gjethet e gri ra, (një lugë me gjethe të grira mirë për një filxhan ujë). Filtroje dhe shpërlaj gojën disa herë në ditë.

Qetësues. Për efekte qetësuese shpërlaj gojën me gjethe menteje apo mëllage. Dhe në zonën që të dhëmb vendos pak lëng qepe ose lëng majdanozi të zier me anën e një pambuku.

Aromë e rëndë në gojë
Mund të jetë faji i një infek­sioni, i pakujdesisë së higjienës orale. Nëse zbulon se goja jote mban aromë të rëndë, pi lëng me gjethe mente. Kjo bimë është e pasur me mentol, një vaj esencial për rifreskimin e gojës. Ha shumë spi­naq të gjallë. Përveç kësaj laj me furçë jo vetëm dhëmbët, por edhe gjuhën sepse këtu fshihen bakteret që shpërndajnë atë aromë të keqe.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.