Lemza e bebeve nuk duhet t’ju brengosë

0:21 / 17.05.2012
Secili prind brengoset kur e sheh beben e vet prej vetëm pak ditësh apo muajsh që ka lindur fillon ta ngacmojë lemza. Megjithatë, thonë ekspertët, nuk ka arsye për brengosje.

Lemza te të porsalindurit mund të shfaqet, në qoftë se bebja thith ajër apo nëse ndodh të kthejë ushqimin nga kapërcelli (ezofagu) dhe goja.

Megjithatë nëse shikoni që fëmija juaj ngacmohet shpesh nga lemza, atëherë mund të ndiqni këto këshilla të thjeshta për të larguar këtë problem:

1. Gjatë ngrënies mbajeni fëmijën ulur drejt. Kjo parandalon lemzën pas ngrënies, pasi lëshon ajrin që bebja mund të ketë gëlltitur gjatë ngrënies. Mbajeni fëmijën tuaj mbi shpatullën tuaj dhe goditeni lehtë në kurriz derisa të gromësijë.

2. Kontrolloni biberonin. Kur e mbani atë kokëposhtë, qumështi duhet të dalë i pandërprerë dhe jo me pika. Zgjidhni një shishe që të nxjerrë sa më pak ajër.

3. Ushqejeni me kafshata te vogla. Të dyja rastet, si shumë ushqim, si pak, shkakton lemzën. Lëreni fëmijën të ndalojë së ngrëni kur të ndihet i ngopur; asnjëherë mos sforconi ngrënien.

4. Çojeni fëmijën tuaj tek pediatri nëse ka lemzë të vazhdueshme të shoqëruar me kollë, të vjella, etj. Mund të ketë ndonjë problem të refluksit. Doktori juaj mund të sigurojë këshillat dhe trajtimin e duhur.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.