Lidhshmëri mes impotencës dhe sindromës së këmbëve jo të qeta

16:33 / 17.07.2012
Meshkujt që vuajnë nga sindroma e “këmbëve jo të qeta” (Restless Legs Syndrome) janë më të prirë për çrregullim të funksionit erektil, sugjeron një studim i realizuar në Harvard.

“Këmbët jo të qeta”- është gjendje e cila përfshin të gjitha grupet e moshave, por më së shpeshti paraqitet te moshat e vjetra, dhe në këto raste shpeshtësia e kësaj gjendjeje arrin deri në 20 për qind.

Kjo gjendje është ndjenjë e pakëndshme në këmbë që kushtëzon nevojën për lëvizshmërinë e domosdoshme të tyre. Momenti më kritik i paraqitjes së nevojës për lëvizje të këmbëve është në veçanti gjatë natës, ashtu që pacientët nuk mund të flenë.

Rezultatet e reja të shkencëtarëve amerikanë bazohen në të dhënat e grumbulluara te 11.000 meshkuj me moshë mesatare prej 65 vjet.

Pjesëmarrësit në studim që vuanin nga sindroma e këmbëve jo të qeta kishin mesatarisht 50 për qind prirje për të pasur edhe disfunskion erektil, pavarësisht ekzistimit të faktorëve të rrezikut, siç është mosha, pesha e lartë trupore, duhanpirja, marrja e antidepresivëve apo prania e sëmundjeve tjera kronike.

Rreziku i problemeve me ereksion shtohej në përpjesëtim të drejtë me shpeshtësinë e manifestimit të kësaj sindrome. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.