Livanda aromatike largon dhimbjen e kokës

10:44 / 30.01.2013
Hulumtimi që ka kryer dr. P. Zoland ka treguar që livanda përshpejton gjumin e thellë dhe të qetë dhe ndihmon ata që vuajnë nga forma e lehtë e pagjumësisë.

Shqisa e nuhatjes mund të njohë mijëra aroma të ndryshme, ndërsa është madje dhjetë mijë herë më precize se sa shqisa e shijes. Miliona receptorë aromatik të vendosur në hundë dërgojnë informata pjesës së trupit, që menaxhon me emocionet, kujtimet, eksitimin seksual, dëshirën për ushqim dhe ngjashëm.

Jastëkët me arsye i kanë mbushur me lulet e livandës. Hulumtimi që ka kryer dr. P. Zoland ka treguar që livanda përshpejton gjumin e thellë dhe të qetë dhe ndihmon ata që vuajnë nga forma e lehtë e pagjumësisë. Prandaj para se të shkoni në shtrat spërkatni disa pika vaj eterik në jastëk ose në cep të shtratit vëni kërcellin me livandë të thatë.

Kjo bimë largon edhe dhimbjet. Pacientët të cilët me anestezion kanë thithur edhe vajin aromatik të livandës pas operacionit kanë pasur nevojë për më pak morfinë dhe analgjetikë, kanë vërtetuar mjekët njujorkez.

Livanda në veçanti është efikase kundër dhimbjes së kokës. Disa pika vaj livande ose mentës djegëse spërkatni në faculetë dhe aroma e tyre do të largojë dhimbjen e kokës në mënyrë po aq efikase sa tableta. Bëni kujdes të blini vaj të vërtetë eterik dhe jo sintetik sepse nga ai mund t'ju dhëmbë më shumë koka. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.