Lojërat kompjuterike e ‘rinojnë’ trurin

1:23 / 10.05.2013

Në një studim të ri loja në kompjuter është lidhur me shtyrjen e procesit të dobësimit të aftësive njohëse, të cilat lidhen me plakjen.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Ayova kanë vërtetuar se si një vit i kaluar me luajtje të rregullt të lojës me emrin “Road Tour” ka krijuar përmirësime të dukshme në testimin e aftësive njohëse.

Është dëshmuar sesi lojtarët kanë rezultate të testeve, që janë në nivelin e rezultateve të të anketuarve 7 vjet më të rinj, të cilët nuk kanë luajtur në kompjuter.

Rezultatet e reja bazohen në përcjelljen e 680 pjesëmarrësve me shëndet të mirë të përgjithshëm të ndarë në dy grupe, prej 50 deri në 64 vjet, dhe në atë me më të vjetër se 65 vjet.

Studimi është publikuar në revistën profesionale 'PLOS One'. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.