Mango, kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimit të shikimit

16:25 / 9.05.2013

Mango është një pemë e shijshme ekzotike, e cila e rrit aftësinë e organizmit që të luftojë kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimit të shikimit.

Bëhet fjalë për një pemë, e cila e ka origjinën nga Azia Jugore, është e njohur për aromën e saj, të cilës është vështirë t'i rezistohet, ndërsa shumë njerëz nuk e dinë që mangoja është pemë kombëtare e Indisë, Pakistanit dhe Filipineve.

Kjo pemë në vete përmban një sasi të madhe të përbërësve karotidë, të cilët mund të ofrojnë një mbrojtje të caktuar nga disa lloje të kancerit. Është e ditur që karotina, e cila mund të gjendet në pemë dhe perime të kuqe ofron mbrojtje nga dielli i fortë dhe e mbron lëkurën.

Vitamina A dhe betakarotina gjithashtu njihen si përbërës, që mund ta përmirësojnë shikimin, derisa vitamina B6, e cila gjithashtu gjendet në frytin e kësaj peme, ndihmon kontrollimin e kemocisteinave në gjak.

Niveli i lartë i këtij aminoacidi lidhet me rrezikun më të madh nga pësimi i infarktit ose ndonjë sëmundjeje tjetër të zemrës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.