Matja e shtypjes së gjakut - me shtyllë të milimetrit të zhivës apo digjitale?

9:38 / 16.08.2013

Shtypja e gjakut ndryshon gjatë ditës. Në mëngjes, vlerat mund të jetë normale, në mbrëmje mund të rritet shtypja e gjakut. Në anën tjetër, përafërsisht 20% e pacientëve kanë presionin e lartë të gjakut vetëm kur shkojnë te mjeku ("Fenomeni manteli i bardhë").

Dr. Sci. Basri Lenjani,
Specialist i Mjekësisë Emergjente

Për shkak të shpeshtësisë dhe rëndësinë e hipertensionit si dhe ndryshimet e shtypjes të gjakut gjatë ditës, përveç kontrollit të rregullt nga ana e mjekut, është e nevojshme dhe matja e gjakut tre herë brenda ditës në shtëpi nga vet personi.

Rekomandimet e Shoqatës Evropiane të hipertensionit, për matjen e shtypjes së gjakut me aparatet me shtyllë të milimetrit të zhivës, kërkojnë trajnim themelor nga një mjek. Pajisjet Anaeroide, me matës presioni, gjithashtu kërkojnë trajnim të mëparshme dhe kalibrimin e rregullt. Përdorimi i këtyre pajisjeve është i kufizuar për ata pacientë të cilët janë matjet automatike të parealizueshme ose të pasakta (pacientët me çrregullime specifike të ritmit të zemrës - aritmitë).

Pajisjet elektronike digjitale për matjen e presionit të gjakut janë të rekomanduara për matje në shtëpi. Ata janë të lehtë për t'u përdorur që kërkon trajnim minimal dhe shumica kanë një çmim të përballueshëm.

Enët e gjakut janë më të vogla në diametër se ata në krahun e sipërm. Tek personat të rinj, diferenca e rrjedhjes së gjakut nuk do të ndikojë në vlerat e presionit të gjakut. Në pacientët me ndryshime arterosklerotike në enët e gjakut, si dhe tek personat mbi 65 vjet, rekomandohet modeli i matjes së shtypjes së gjakut në krah. Matja me aparat të milimetrit të shtyllës së zhivës është me saktë se ajo me aparate digjitale, duke pasur parasysh se për çdo matje, paraprakisht është e nevojshme dhe domosdoshme edukimi dhe trajnimi në masë të popullatës për mënyrën e matjes së shtypjes së gjakut. Tek matjet e shtypjes digjitale oscilimet mund të lëvizin 5-10 mmHg.

Para se matjes së shtypjes së gjakut duhet të pushojë të paktën rreth 10 minuta, Gjithashtu, duhet marrë parasysh, temperaturën që e ka, nëse ka konsumuar marrë kafe dhe nikotinë, sepse këto munden të ndikojnë në ndryshimin e shtypjes së gjakut. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.