Mbrojtja e fëmijëve në Internet

1:04 / 11.01.2012
Është shumë e qartë që fëmijëve nuk mundemi tërësisht t’ua ndalojmë qasjen në Internet, mirëpo për këtë është detyrë e çdo prindi që ta kontrollojë rreptësisht se cilat adresa në internet i viziton fëmija i tij – kjo gjë është e mundshme.

Do të bëhet problem i veçantë nëse fëmijës nuk ia sqarojmë së paku një arsye përse ia ndalojmë diçka që është rëndomtë për njeriun e shekullit të 21-të. Madje, edhe nëse e bëjmë këtë gjë në shtëpi, kur fëmija juaj do të shkojë te ndonjë shok i tij, të cilit i është e lejuar qasja në Internet, ose në internet kafe, edhe ai do të provojë që t’i kënaqë nevojat e veta.

Pra, nuk rekomandohet që fëmijës t’i ndalohet tërësisht qasja në Internet, mirëpo për këtë është detyrë e çdo prindi që ta kontrollojë rreptësisht se cilat adresa në internet i viziton fëmija i tij – kjo gjë është e mundshme.

Një botë e re që po rritet para syve tanë. Megjithatë, rreziku nuk mund të fshihet vetëm pas sajteve porno, kërcënimeve online dhe lojërave të shëmtuara. Të qenit në shërbim të tij, si fëmijët, ashtu dhe adoleshentët, rrezikojnë të bëhen viktimat e tij.

Shumë orë përpara kompjuterit ndikojnë për keq në formimin e fëmijëve: i bëjnë të rriten në një botë të shkëputur nga realiteti, të varur nga kompjuteri, nga videolojërat dhe çati. Para disa ditësh një gazetë e përditshme gjermane ka publikuar një propozim drastik: një tabelë me kohën maksimale të përdorimit të kompjuterit dhe jetës online. Ideja ishte e një doktoreshe, gjithashtu drejtoreshë e Institutit Ndërkombëtar të TV-së për fëmijë dhe programet edukative.

Ky problem është një e dhënë e përbashkët në të gjithë botën. Që këtu lind propozimi i doktoreshës: të vendosen në familje rregulla të forta për përdorimin e kompjuterit, të radhitura sipas moshës. Për fëmijët 4-6 vjeç, koha maksimale e qëndrimit para kompjuterit është 30 minuta, për ata 7-10 vjeç 45 minuta, 11-13 vjeç 1 orë, ndërsa fëmijët nga 14 e lart, një orë e gjysmë. Më pas ndalimi: nuk ka çat online, nuk ka lojëra me kompjuter pa praninë e prindërve, apo të eksplorojnë vetëm në internet, nuk ka kompjuter personal në dhomë.

Në rast se në shtëpi keni sistemet operative Windows Vista apo Windows 7, mund ta kontrolloni se cilët sajte i viziton fëmija juaj – me ndihmën e opsionit “Parental kontrol”. Këtë opsion mund ta përdorni nëse hyni në “START meny”, pastaj zgjidhni opsionin “Kontroll panel”. Aty, pos të tjerash, për kompjuterin tuaj, do të gjeni opsionin “Parental kontroll”, i cili gjendet në “Kontrol panel” të sistemit tuaj operativ. Ky opsion është lehtë i përdorshëm. Fjala është për atë që krijohen dy urdhra: njëri urdhër është për prindin i cili ka privilegjin e administratorit, ndërsa tjetri urdhër është për fëmijën tuaj. Kjo do të thotë që me urdhrin tuaj do të kontrolloni fëmijën tuaj. Krijoni profilin, përkatësisht shfrytëzuesin i cili do të jetë i superkontrolluar nga ju. Në dispozicion keni shumë opsione. Mund të kontrolloni kohën kur fëmija juaj e përdor kompjuterin, mund t’i kontrolloni cilat aplikacione i shfrytëzon, llojin e lojërave të caktuara, të cilat ju duken tepër destruktive dhe në fund qasja në ueb-lokacione të caktuara për të cilat mendoni se nuk janë të përshtatshme për fëmijën tuaj. Pos asaj që do ta kontrolloni fëmijën tuaj, është shumë me rëndësi që t’ia bëni me dije se çfarë rreziku gjurmohet në Internet.

Fëmijët janë shumë të besueshëm dhe shumë shpesh nuk i mbrojmë mjaft informatat e rëndësishme për veten. Këto janë të gjitha gjërat të cilat mund t’i mësoni nëpërmjet bisedës, por edhe për lojën që është shumë me rëndësi të ruani shifrën tuaj, të cilën nuk do t’ia tregoni madje as mikut më të mirë. Megjithatë, biseda është shumë më e rëndësishme, madje me fëmijët pak më të rritur. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.