Menaxhimi i dhimbjes së shpinës

23:51 / 17.04.2013

A kërkon dhimbja e shpinës detyrimisht regjim shtrati? Çka nëse dhimbja ju zgjon gjatë natës? A ndihmojnë masazhet dhe kremrat e ndryshëm? Cilat barna ndihmojnë? Si ta dini se kur duhet kërkuar ndihmën e mjekut?

Dr. Fatos Kelmendi
Neurokirurg
QKUK - Klinika e Neurokirurgjisë, Prishtinë
tel. + 377 44 128 255
dr.kelmendifatos@gmail.com
Ambulanca “Vita-hm”, Pejë
039 421 572 dhe 044 886 681

Shtylla kurrizore është strukturë anatomike ashtu që të mban peshën e gjithëmbarshme trupore, mundëson lëvizjen dhe ndërrimin e pozitës. 60 deri 80% të njerëzve një herë gjatë jetës mund të kenë dhimbje shpine.

Dhimbja në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore
Në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore shkaktari më i shpeshtë i dhimbjes është lodhja muskulore, e cila është si pasojë e punës së rëndë fizike, aktivitetet sportive që tejkalojnë normën, lodhja kronike e muskujve, por ndikon mjaft edhe stresi kronik.

Aktiviteti fizik që korrespondon me gjininë dhe moshën sikurse edhe mënyra e të jetuarit shëndetshëm, ritmi adekuat i punës dhe pushimit prevenojnë paraqitjen e dhimbjes së shpinës.

Shërimi nënkupton barnat dhe terapinë fizikale. Operacioni ndërmerret në raste të rralla kur dhimbja është e shkaktuar nga hernia diskale apo tumori. Ne këtë regjion shkaktar i shtypjes së palcës kurrizore më shpesh është tumori se sa hernia diskale.

Dhimbja në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore
Kur pacienti e përmend “dhimbjen e shpinës“ ajo më së shpeshti mendon në dhimbjen në pjesën e poshtme të shpinës, sepse dhimbja e shpinës në pjesën e poshtme paraqitet më së shpeshti. Kjo dhimbje mund të jetë akute (deri në tre muaj) dhe kronike (kur zgjatë
më shumë se tre muaj. Kjo dhimbje mund të jete si pasojë e hernisë diskale, lëndimit, tumorit, infeksionit apo dhimbja e muskujve. Dhimbjen mund ta shkakton puna e rëndë fizike e sidomos ngritja e peshave në mënyrë jo adekuate, sikurse edhe qëndrimi ulur për një kohë të gjatë si p.sh. puna me kompjuter në zyre.   Mënyra e rregullt e të punuarit                    Mënyra e parregullt

Grupi më i rrezikuar janë meshkujt në mes moshës 40 dhe 60 vjet, çka do të thotë se ky grup duhet pasur parasysh këshillat me rigorozitet më të madh. Duhet ikur punës në pozitë të përkulur, qëndrimit të gjatë në pozitën ulur, ngritjen e peshave nga pozita në gjunjë e jo duke e thyer( përkulur ) shtyllën kurrizore - pozita e tillë e lokalizon peshën në këmbë e jo në shtyllën kurrizore. Ekzistojnë disa metoda të trajtimit konservative të dhimbjes në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore: barnat, terapia fizikale, akupunktura etj.

Operacioni ndërmerret rrallë dhe atë vetëm në ato raste kur dhimbja është e shoqëruar me deficit neurologjik (dobësim i shuplakës së këmbës, shtangim, çrregullim i urinimit) apo kur dhimbja është e pakontrolluar në barna.

A kërkon dhimbja e shpinës pushim – regjim shtrati
Kjo çështje është ende temë diskutimi në mes të shumë mjekëve. Sot qëndrimi i ri është që të qëndrohet në shtrat jo më gjatë se 72 orë, qëndrimi më i gjatë ndoshta edhe mund të jetë kundërproduktiv. Mosaktiviteti mund të shkakton depresion, probleme me koagulimin e gjakut (trombozën ), dobësimin e muskujve...Për këtë arsye pas lajmërimit të dhimbjes së shpinës duhet aktivizuar sa më herët që është e mundur. Pacientët shpesh herë i ikin lëvizjeve duke iu frikësuar komplikimeve shtesë. Kjo frikë është e pabazë sepse lëvizjet mund të shkaktojnë dhimbje qoftë më të lehtë apo me te fortë por assesi ndonjë komplikim.

Pacientëve ju këshillohet që të lëvizin ashtu si atyre ju konvenon pa ndonjë rregull universale, pra të bëjnë ato aktivitete dhe lëvizje që në vetë vete nuk ju shkaktojnë dhimbje.

Çfarë kur dhimbja e shpinës ju zgjon natën nga gjumi?
Njëra prej problemeve me dhimbjen e shpinës është edhe zgjimi nga gjumi si pasojë e dhimbjes, kemi gjumë jonormal dhe lodhje kronike. Këshillohet se kur flihet në krah të vendoset një jastëk në mes këmbëve, ndërsa kur të flihet në shpinë të vendoset një jastëk nën gjunjë.                              Mënyra e drejtë e të fjeturit

Të ftohurit, të ngrohtit, masazhet, kremrat
Aplikimi i metodave lokale po ashtu mund të ndihmojë. Preferohet të ngrohet apo të ftohet regjioni i dhembjes, masazhi, aplikimi i kremrave antireumatike. Nuk ka të thëna shkencore të vërtetuar se cila metodë ndihmon, por bëhet fjalë për metoda të cilat gjithsesi duhet provuar ngase ato nuk kanë ndonjë efekt negativë. Në punën time të përditshme takoj pacientë që këto metoda iu ndihmojnë, prandaj edhe i preferoj për mos asgjë tjetër kanë efekt Placebo.

Barnat edhe ushtrimet fizikale
Në raste të dhimbjeve intensive preferohen barnat, e në radhë te parë barnat antiinflamator jo steroid, duhet pas kujdes që me këto barna nuk duhet tepruar, sepse këto barna e ngacmojnë lukthin (shkaktojnë gastritin). Në fillim 4/5 ditët e para merren rregullisht e pastaj sipas nevojës.
Terapia fizikale mund të preferohet vetëm pas pushimit të dhimbjeve të shpinës.

Si të parandalojmë dhimbjen e shpinës?
Më parë është menduar se marrja intensive me sport prevenon/parandalon paraqitjen e dhimbjes së shpinës. Megjithëse nuk ka të thëna të sigurta shkencore se kjo është e saktë.

Nuk ka asnjë dyshim se stili i jetesës siç është qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dobëson muskujt e shtyllës kurrizore, por është e qartë se edhe aktiviteti fizik intensiv (puna e rëndë fizike, sporti profesional) mund të sjellin paraqitjen e dhembjes së shpinës.

Shtylla kurrizore (sidomos pjesa e poshtme e shpinës) e bartë peshën më të rëndë të shtyllës kurrizore. Prandaj për të parandaluar dhimbjen e shpinës duhet mënjanuar e sa më shumë që është e mundur punën në pozitën kërrusur ( p.sh. fshirja me fshesë elektrike) ngritjen e peshave në mënyrë joadekuate me shpinë të kërrusur.

Ngritja e peshës në mënyrë të drejtë              Mënyra jo e drejtë

Qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Zakonisht dhimbja e shpinës kalon brenda një muaji apo maksimum 2 muaj, e në rast se jo, dhe dhimbja vjen duke u rritur atëherë duhet lajmëruar te mjeku. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.