Metodë e re për diagnostikimin e saktë të sëmundjes Alzheimer?

21:17 / 25.06.2010

Gazeta The New York Tims se një shkencëtar amerikan thotë se ka zbuluar një mënyrë për diagnostikimin e saktë të sëmundjes së Alzheimerit. Ai pritet t’i paraqesë rezultatet e kërkimeve të tij në një takim ndërkombëtar të Shoqatës së Alzheimerit në Honolulu më 11 korrik. Nëse zbulimi i tij konfirmohet, mjekët për herë të parë do të kenë një mënyrë të besueshme për të diagnostikuar praninë e sëmundjes Alzheimer te pacientët me probleme të kujtesës.

Shpesh sëmundja e Alzheimerit shoqërohet me demencën apo humbjen e kujtesës. Por nga studimi del se shpesh demenca mund të jetë pasojë e sëmundjeve të tjera, si depresioni, tiroidet, apo efektet anësore të ilaçeve të ndryshe. Kjo bën që këta pacientë të diagnostikohen gabim dhe si rrjedhim trajtohen për një sëmundje që nuk e kanë.

Mjeku ka zbuluar një metodë skanimi të trurit që i dallon pllakëzat e dëmtuara të trurit që në fazën fillestare. Ai thotë se te shumë pacientë ka vënë re se, megjithëse nuk kishin asnjë shenjë te humbjes se kujtesës, ishin kandidatë për t'u prekur nga Alzheimeri, ndërsa te shumë të tjerë që vuanin nga demenca, nuk kishin asnjë qelizë të dëmtuar apo shenjë të Alzheimerit.

Vëzhgime të tilla bëhen nga mjekë patologë vetëm gjatë autopsisë pas vdekjes së pacientit me Alzheimer, ndërsa sipas metodës së re me skanim, ky vëzhgim i hollësishëm i trurit mund të bëhet gjatë kohës që pacienti është gjallë dhe mund të merren masa për ta trajtuar. /VoA/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.