Mikrobiologu slloven zbulon gjenin e trashësisë

0:14 / 23.09.2012
Me analizën e gjenomit të minjve mikrobiologu slloven Simon Horvat ka ardhur deri te përfundimi i cili në të ardhmen e largët ndoshta do t’i ndihmojë edhe njerëzit me peshën e tepërt trupore.

Bëhet fjalë për gjenin e trashësisë i cili është quajtur ‘deptor’, ndërsa për dallim nga gjenet tashmë të zbuluara të cilat ndikojnë në rregullimin e apetitit kryesisht me sinjalizimin përmes sistemit qendror nervor, deptori vepron në masën muskulore. Prandaj besohet që në të ardhmen shkencëtarët do të mund të zhvillojnë mjetin për ‘qetësimin’ e këtij gjeni dhe kështu t’i ndihmojnë njerëzit me peshën e tepërt trupore nëse ajo është e kushtëzuar gjenetikisht.

Horvat në 15 vjetët e fundit është duke studiuar intensivisht mostrat gjenetike se pse disa njerëz janë të trashë, e disa të hollë. Me bashkëpunëtorët në institutin e vet në Lubjanë ai pas seleksionimit shumëvjeçar ka ndarë dy grupe të minjve me karakteristika të ndryshme gjenetike. Njëri grup i minjve kanë mbetur të hollë pavarësisht sasisë së ushqimit që kanë ngrënë, ndërsa grupi tjetër janë trashur edhe pse kanë konsumuar sasi më të vogla të ushqimit, varësisht prej asaj nëse a kanë pasur variantin e gjenit deptor ‘vital’ apo ‘të trashë’.

Punimi në të cilin është dëshmuar lidhja në mes gjenit deptor dhe trashjes tek njerëzit si dhe vetë mënyra e funksionimit të gjenit është publikuar para pak kohe në revistën shkencore amerikane “Cell Metabolism”.
Horvat gjatë punës në studim ka bashkëpunuar me kolegët nga Massachussets Institute of Technology (MI1), kanë përcjellë mediet sllovene.

Ndërkohë, Simon Horvat nga fakulteti bioteknik në Lubjanë, rekomandon personat që të luftojnë me peshën e tepërt me dietë dhe aktivitet fizik. /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
13:23 / 22.05.2013

Qeveria po luan me kodin telefonik

Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim (LB), Kuvendi miratoi rezolutën pë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.