Mjekët realizojnë transplantin e dytë të fytyrës

0:25 / 23.03.2011

Një 25 vjeçar amerikan bëhet personi i dytë i cili i nënshtrohet një transplanti të plotë të fytyrës.

Operacioni i kryer nga një staf prej 30 kirurgësh në spitalin e Masacusets, përfundoi me sukses pas plot 15 orësh.

Ky ishte transplantimi i dytë total i fytyrës, ndërsa rasti i parë u regjistrua vitin e shkuar në Barcelonë.

Në vitin 2005 në Francë u regjistrua transplanti i parë i këtij tipi, por me ndërhyrjen e mjekëve vetëm në disa pjesë të fytyrës, duke arritur para 2010 deri në masën 80 përqind të fytyrës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.