Modelet e grindjeve në martesë

0:49 / 23.12.2010
Me fjalën grindje nënkuptojmë mospajtimin e dy qenieve në situata të ndryshme të jetës së përditshme si pasojë e qëndrimeve në situata të ndryshme të tyre.

Mr. Sci. Enver Çesko
Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive
tel. 044 113 376
ekipsiko@yahoo.com
www.enver-psiko.com

Grindjet në martesë paraqesin shkallën më të lartë të konflikteve që më parë nuk kanë mundur të zgjidhen në mënyrë të drejtë. Deri te grindja vjen atëherë kur situata konfliktore edhe më tej ashpërsohet dhe kur njëri prej bashkëshortëve nuk është në gjendje të pajtohet me tjetrin. Varësisht prej shkakut se cili prej bashkëshortëve inicion paraqitjen e grindjes në jetën martesore dallojmë këto modele të grindjeve:

a) modeli i grindjeve sistemore
b) modeli i grindjeve cirkulare
c) modeli i grindjeve komunikuese dhe
e) modeli i grindjeve lineare.

Modeli i grindjeve sistemore

Grindjet e ndryshme që paraqiten në jetën martesore nuk janë rezultat i mospajtimit ndërmjet bashkëshortëve dhe marrëdhënieve të tyre, por ato janë rezultat i funksionit të dobët të dinamikës së martesës si tërësi gjegjësisht sistem. "Grindjen martesore mund të kuptojmë si strategji të ballafaqimit të bashkëshortëve me situatën bashkëshortor, tërësinë, sistemin, e me qëllim të përshtatjes kontekstin bashkëshortor dhe përjetimit, zhvillimit brendapërbrenda tij. Ajo në njëfarë mënyre shërben për ruajtjen e atij sistemi pa marrë parasysh se a është kjo mënyrë funksionale a jofunksionale, e suksesshme a e pasuksesshme".

Çdo grindje që lajmërohet në jetën martesore duhet të shikohet në një mënyrë sistem bashkëshortor. Izolimi i shkaqeve të ndryshme të grindjeve si pjesë, sekuencë a një ngjarjeje të gjatë a të shkurtër, apo pasojë a grindjeve nga ana e vetëm një bashkëshorti nga bashkësia martesore, paraqitet si model i pazgjidhur. Analiza e grindjes martesore do të jep rezultate pozitive nëse ajo shikohet në tërësinë e sistemit të marrëdhënieve martesore. Grindja sistemore në marrëdhëniet martesore duhet të paraqitet sipas modelit "PSE" dhe "SI" duhet të grinden bashkëshortët në marrëdhëniet e tyre. Ky model nuk do të jetë efikas nëse përdoret vetëm për bashkëshortët në raportet interpersonale. Nëse "PSE" dhe "SI" përdoret në nivel të bashkësisë martesore si tërësi e sistemit martesor, atëherë edhe grindjet do të jenë të dobishme dhe frytdhënëse. Prandaj, grindjet martesore nuk duhet shikuar vetëm nga aspekti i raporteve interpersonale të çifteve bashkëshortore, por ato duhet kërkuar në bashkësinë martesore si tërësi, sistem.

Modeli i grindjeve cirkulare

Shumica e grindjeve bashkëshortore nuk janë vetëm grindje mes bashkëshortëve dhe për bashkëshortë, por ato janë sintetizim i shumë faktorëve shkaktues të cilët paraqiten brenda përbrenda marrëdhënieve martesore në mënyrë qarkore. Parimi qenësor i këtij modeli është që çdo grindje që paraqitet kalon në mënyrë qarkore në marrëdhëniet interpersonale të bashkëshortëve. Në këtë mënyrë ai përjashton analizën lineare, vërtetimin, argumentimin se kush është e kush nuk është fajtor, kush është viktimë e kush ngadhënjyes. Modeli i grindjeve cirkulare nuk ka për qëllim të përcaktojë aktorin kryesor për paraqitjen e grindjeve, por të analizojë në mënyrë qarkore procesin e grindjes në martesë, mospajtimet dhe konfliktet bashkëshortore me qëllim të ndërrimit të atij procesi e jo të ndërrimit të bashkëshortëve brenda përbrenda atij procesi. Pra, siç shihet, poenta kryesore e këtij modeli është ndërrimi i principit dhe metodës e jo arsyetimi i njërit apo fajësimi i tjetrit bashkëshort. Duhet ditur se çdo problem bashkëshortor nuk është problem "i tij apo i saj", por problemi i paraqitur është problem i përgjithshëm që kërkon zgjidhje të përbashkët. Prandaj dinamika e grindjeve martesore gjithnjë është cirkulare dhe reciproke, prandaj edhe zgjidhja e problemit bëhet në mënyrë cirkulare. Dr.Pavao Brajsha thotë se "Partnerët bashkëshortorë nuk grinden njëri me tjetrin, por njëri dhe tjetri brenda përbrenda situatës së përbashkët konfliktore martesore".

Shkaqet e grindjeve martesore në të shumtën e rasteve janë si pasojë e zgjedhjes së mënyrës lineare të konflikteve të mëparshme nga ana e njërit prej bashkëshortëve. Në këtë mënyrë mund të flitet edhe për partnerin konfliktor dhe atë tolerant, për mospajtim të mendimeve, karakterin dhe temperamentin, për nevojat dhe interesimet e ndryshme etj. Mospajtimet dhe nduarnduarshmëria në marrëdhëniet bashkëshortore paraqesin pikënisjet e para për shfaqjen e grindjeve në martesë. Mendohet se sakrificat dhe shmangiet nga animi i njëanshëm është parakusht për harmoni dhe ekzistimin e pajtueshmërisë midis bashkëshortëve. Grindja e lajmëruar në këtë mënyrë është cirkulare, por lineare prandaj edhe nuk përgjigjet cirkularitet të bashkëshortëve. Një harmoni dhe pajtueshmëri e tillë është joadekuate dhe joreale. Në këtë mënyrë grindja analizohet dhe zgjidhet në mënyrë artificiale dhe të përkohshme.

Grindja martesore është e komplikuar dhe për hir të kompleksitetit duhet të ketë zgjidhje cirkulare e assesi lineare.

Në këtë mënyrë çdo partner problemin e vet e gjen në rrethin bashkëshortor dhe po në atë rreth e zgjidh problemin e vet. Prandaj bashkëshortët në këtë model janë të lidhur mes veti në mënyrë qarkore.

Modelet e grindjeve në martesë II

Modeli i grindjeve ndërmjet raporteve bashkëshortore

Konfliktet e ndryshme ndërmjet bashkëshortëve mund të jenë të natyrës objektive dhe subjektive apo të drejtpërdrejta dhe të afërme. Pakënaqësitë e shumta bashkëshortore në të shumtën e rasteve mund të ngatërrojë harmoninë në jetën bashkëshortore. Se si janë marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve mund të flitet për qëndrueshmërinë, klimën, stabilitetit dhe harmoninë e marrëdhënieve bashkëshortore ose përfillja e marrëdhënieve të harmonizuara ndërmjet bashkëshortëve mund të çrregullojnë raportet Unë - Ti në jetën bashkëshortore. Përderisa në jetën paramartesore ende ekzistojnë raportet Unë - Ti, me hyrjen në martesë raportet Unë - Ti duhet të shndërrohen në Ne. Tani bashkëshortët përbëjnë një celulë të pluralitetit ku interesimet, nevojat dhe planet personale shndërrohen në ato të përbashkëta.

Mirëpo, në të shumtën e rasteve kur raportet e bashkëshortëve nuk përfillen njëri për tjetrin, gjegjësisht kur njëri prej tyre bashkëshortësinë e përjeton si objekt i bashkëshortësisë, grindjet në bashkëshortësi janë të paevitueshme. Në këto marrëdhënie Unë - Ti shndërrohen në raportin Unë - Ai. Dr. Pavao Brajsha thotë: "... Me kohë njëri prej tyre a të dytë fillojnë të ndihen si objekt, mjet i partnerit tjetër. Ndjejnë se më tepër çmohet funksioni i tyre i caktuar në martesë, aftësitë e tyre të caktuara, se sa ata vet si personalitete komplete. Hetojnë se raporti i tyre Unë - Ti shndërrohet në raport Unë - Ai. Bëhen të vetëdijshëm se njëri tjetrit nuk i nevojiten më si persona të dashur, por si objekte të shfrytëzuara. Në të folurit e përditshëm thuhet se në këtë martesë ka gjithnjë e më pak dashuri".

Shumë bashkëshortë shkaqet e mospajtimit të tyre i gjejnë në marrëdhëniet e tyre të kaluara duke i mbivlerësuar ato gjegjësisht duke nënçmuar marrëdhëniet e tanishme. Gabimi edhe më i madh bëhet kur bashkëshortët në vend që haptas dhe lirisht të bisedojnë për të kaluarën e tyre, ato edhe më tepër ngarrohen me lidhjet e ndryshme të së kaluarës duke dëshiruar që tinëzisht të mbajnë lidhjet e kaluara.

Jeta martesore do të bëhet monotone nëse në jetën bashkëshortore nuk ekziston rehatia bashkëshortore. Rehatia bashkëshortore nënkupton edhe të qenit pranë gjegjësisht larg njëri tjetrit. Nënkuptohet se largësia dhe afërsia ndërmjet bashkëshortëve duhet të jetë për një kohë të shkurtër. Nëse bashkëshortët jetën e tyre e kalojnë gjithnjë bashkë, pa e hetuar ndarjen fizike të shkurtër, pra largësinë, atëherë bashkëshortët në marrëdhëniet e tyre më tepër do të kenë mospajtime, monotoni dhe konflikte. Mosekzistimi e rahatisë bashkëshortore është si pasojë i aktivitetit të tepruar apo të pasivitetit total.

Monotonia dhe grindjet e ndryshme lajmërohen edhe nëse bashkëshortët në jetën e tyre luajnë rolet e njëjta, pa tentim ndryshimi të kohëpaskohshëm të roleve. Duke e marrë parasysh se bashkëshortët qojnë një jetë të tillë ku mënyra e jetesës, pozita në shtratin bashkëshortor, puna e njëjtë në shtëpi dhe forma e njëjtë e shoqërimit në jetën shoqërore si dhe shumë gjëra tjera të njëjta, kërkojnë nga bashkëshortët të bëjnë freski të ndryshme në jetën e tyre bashkëshortore.

Modeli i grindjeve komunikuese

Duke u nisur nga fakti se në jetën e përditshme ekzistojnë komunikimet verbale dhe joverbale, çdo problem i paraqitur në marrëdhëniet bashkëshortore mund të komunikohet në mënyrë verbale dhe joverbale . Bashkëshortët të cilët nuk janë në gjendje që në momentin e caktuar dhe në mënyrë drejtë të komunikojnë mes veti nuk janë në gjendje të mbajnë martesën e tyre. Mirëmbajtja e marrëdhënieve bashkëshortore është parakusht themelor për paraqitjen e grindjeve martesore. Dëshirat, nevojat interesimet, mospajtimet dhe problemet e shumta që paraqiten në jetën bashkëshortore, nëse për to nuk bisedohet lirisht dhe haptas, nuk mund të ketë jetë të lumtur bashkëshortore. Çdo largim apo mbajtje e fshehtësisë mundëson grumbullimin e problemeve ku si të tilla në çdo situatë tjetër mund të nxit paraqitjen e grindjes. Pengimi i paraqitjes së grindjes në këto situata është përdorimi i fjalës së vërtet në momentin e caktuar që njëherazi e shpreh edhe dashurinë ndaj bashkëshortësisë.

Bashkëshortët në marrëdhëniet e tyre gjithherë nuk mund të shprehin mendimin apo dëshirën me fjalë, por atë e bëjnë me punën dhe sjelljet e tyre. Në këto raste kemi të bëjmë me komunikimin joverbal në marrëdhëniet bashkëshortore. Kjo formë e modelit të grindjes komunikuese duhet sa më pak të jetë prezente në jetën bashkëshortore.
Duke cekur se ky model i grindjes mund të jetë komunikimi i njëanshëm dhe inkongruent ndërmjet bashkëshortëve. Nëse në raportet bashkëshortëve komunikimi bëhet nga ana e vetëm njërit prej bashkëshortëve, atëherë mendimi, dëshira, nevoja, interesimi dhe problemet e bashkëshortit tjetër nuk mund të vijnë në shprehje. Prandaj, edhe rruga për paraqitjen e grindjes është e paevitueshme. Në të njëjtën kohë, nëse komunikimi është jo i sigurt, i paharmonizuar, inkongruent, mospajtimi i bashkëshortëve bëhet jo tolerues duke e mundësuar paraqitjen e grindjeve bashkëshortore.

Modeli i grindjeve lineare

Derisa në modelin e grindjeve cirkulare shkohet nga ajo që çdo problem a grindje të zgjidhet në mënyrë qarkore duke mos fajësuar asnjërin prej bashkëshortëve, modeli i grindjeve lineare në jetën martesore kërkon gjetjen e viktimës dhe ngadhënjyesit, gjegjësisht fajësimin dhe shfrytëzimin e njërit prej bashkëshortëve. Në këtë mënyrë ekzistojnë dy qëllime kryesore të këtij modeli, të vërtetohet se kush është fajtorë e kush është viktimë dhe kush ka të drejtë e kush nuk ka të drejtë ndërmjet bashkëshortëve.

Në këtë mënyrë bashkëshortët përdorin dy metoda klasike të grindjes lineare e këto janë: argumentimi linear dhe gjykimi linear. Në këtë mënyrë në një model të tillë dëshirohet të gjendet fajtori dhe sipas mundësive të dënohet si dhe të vërtetohet se kush është viktimë e sipas mundësive edhe të gjykohet veprimi i tij apo i saj, përndryshe, çdonjëri prej bashkëshortëve në çdo pikëpamje lufton, sepse asnjëri prej tyre nuk e fajëson veten e çdo njëri prej tyre mundohet të arsyetohet si viktimë i grindjes.

Kjo formë e lajmërimit ka dy dobësi të mëdha. Njëra është se asnjëri prej tyre nuk dëshiron të pranoj fajin e vet dhe çdo njëri prej tyre mundohet të nxirret si viktimë e grindjes. Dhe dobësia e dytë është se kjo formë nuk u mundëson bashkëshortëve bashkëpunim dhe marrëveshje reciproke për zgjidhjen e situatës konfliktore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Mr. Sci. Enver Çesko
Mr. Sci. Enver Çesko
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.