Molla lufton kancerin

18:57 / 1.04.2013

Molla dhe përbërësit e saj mund të jenë shumë të dobishëm në luftimin e kancerit të zorrës së trashë.

Disa studime kanë treguar se pektina, një heteropolisakarid i pranishëm në frutën e mollës, si dhe ekstraktet të cilat janë të pranishme në lëngun e saj, ndihmojnë në formimin e substancave antikancerogjene gjatë procesit të fermentimit në zorrën e trashë, dhe në këtë mënyrë ndihmojnë që të pengohet zhvillimi i kancerit.

Këto studime kanë shpjeguar se pektina dhe, në veçanti, ekstraktet e saj, rritin nivelin e butiratit, një ester apo kripë e acidit butirik, i cili besohet se ka veti antikarcinogjene.

Duke marrë parasysh se mollët janë njëri nga frutat të cilat konsumohen më së shumti, dhe se karcinoma e zorrës së trashë hyn në grupin e kancereve më të shpeshta, këto të dhëna tregojnë një dobi të konsiderueshme, dhe për këtë arsye duhet të shtohet gjithnjë e më shumë konsumimi i frutave të mollës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.