Mungesa e enzimës rrit rrezikun për skizofreni

0:07 / 4.04.2012
Neurologët nga Instituti Mjekësor Johns Hopkins kanë zbuluar se mungesa e një enzime te minjtë, e cila i kontribuon sëmundjes Alzheimer, shfaq një numër të madh sjelljesh të ngjashme me skizofreninë.

Burimi: Johns Hopkins Medical Institutions

Ky zbulim e shton mundësinë se kjo enzimë mund të participojë në zhvillimin e skizofrenisë dhe çrregullimeve tjera psikiatrike te njerëzit dhe në këtë mënyrë mund të ndihmojë në zhvillimin e terapive të reja.

Enzima BACE1, proteinë prekursore amiloide për pozitën beta, gjeneron proteinat amiloide të cilat çojnë në paraqitjen e sëmundjes Alzheimer. Shkencëtarët kohë më parë kanë menduar se nëse largohet BACE1 mund të parandalohet sëmundja Alzheimer.

“E kemi ditur që moti se si shtesë e proteinës prekursore amiloide, BACE1 ndërvepron me proteinat tjera, mirëpo nuk e kemi ditur se si këto ndërveprime mund të ndikojnë te sjellja”, ka thënë Alena Savonenko asistente e neuropatologjisë në Institutin Hopkins.

Nga studimet e realizuara te minjtë, grupi studiues ka vërtetuar se minjtë me mungesë të BACE1 zhvillojnë shumë veçori të ngjashme me skizofreninë, ndërsa disa prej tyre kanë arritur përmirësim pas trajtimit me barna antipsikotike, siç është clozapine.

Meqenëse skizofrenia është një çrregullim i shkaktuar nga shumë faktorë, ky grup studiues shpjegon se BACE1 mund të kontribuojë në rritjen e rrezikut nga skizofrenia te disa pacientë, ndërsa për studime të mëtutjeshme miu- BACE1 do të përdoret si model për të kuptuar kontributin molekular te sëmundja. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
21:10 / 20.05.2013
Miley Cyrus, Foto: Getty Images

Miley paralajmëron këngën rikthyese

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka pozuar me kostume banje për të paralajmëruar këngën që do ta kthejë në skenë...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.