Mungesa e vitaminës D, tepër e rrezikshme për shëndetin

15:45 / 4.01.2013
Mungesa e vitaminave D, sipas studimit të shkencëtarëve danezë ku kishin marrë pjesë 10.000 njerëz, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërlidhet me rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru.

Ky studim, në mënyrë të padiskutueshme ka treguar se kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm edhe në kujdesin ndaj sistemit kardiovaskular. Mungesa e nivelit optimal të vitaminës D në organizëm shton rrezikun nga tromboza për 40%, rrezikun nga infarkti për 64%, rrezikun nga vdekja e hershme për 57% si dhe vdekjen nga sëmundjet e zemrës madje për 81%.

Sëmundjet e zemrës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë shkaktari kryesor i vdekjes së hershme të njerëzve nëpër botë.

Mënyra më e thjeshtë të arrini sasi të mjaftueshme të vitaminave D, përveç ushqimit, është përmes rrezeve të diellit, por kjo nuk do të thotë se duhet t'i ekspozoheni diellit, derisa lëkura të skuqet, sepse kështu vetëm sa rrezikoheni nga kanceri i lëkurës.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
17:21 / 20.05.2013
Mary J. Blige, Foto: Getty Images

Blige, probleme tjera me tatimet

Këngëtarja Mary J. Blige po përballet me një tjetër akuzë nga autoritetet amerikane për mospagim tatimi për 3.4 milionÃ...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.