Natyra nxit kreativitetin

1:11 / 30.06.2012
Hulumtimi i kohës së fundit ka treguar që natyra në mënyrë të shkëlqyeshme ndikon në sistemin kognitiv. Prandaj, herë pas here fikni telefonat, lërini kompjuterët dhe dilni në natyrë për t'u relaksuar dhe pushuar.

Sa më shumë kohë kaloni në natyrë, do ta keni më të lartë nivelin e kreativitetit, zbulojnë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Kansas.

Prof. Atchley së bashku me ekipin e ekspertëve ka kryer hulumtimin në të cilin dy grupe nga 60 pjesëmarrës kanë plotësuar testin e kreativitetit. Një grup e ka plotësuar
më parë, ndërsa tjetri pas shkuarjes në ngjitje malore, e cila ka zgjatur katër ditë.
Grupi tjetër i pjesëmarrësve testin e kreativitetit e ka zgjedhur 50 për qind më mirë se i pari, çka na tregon që natyra në të vërtetë nxit kreativitetin. Prof. Atchley ka shtuar se si “natyra relakson, ndërsa është dëshmuar që vetëm në një gjendje të relaksuar kreativiteti mund të ndikojë”.

Natyra është vendi ky mendja jonë mund të relaksohet dhe të pushojë, dhe pastaj lirohen ide dhe mendime të ndryshme. Në botën moderne jemi të rrethuar me burime të ndryshme të stresit, të cilat ndikojnë në funksionet kognitive, siç janë kreativiteti dhe disponimi i mirë.

Hulumtimi i kohës së fundit ka treguar që natyra në mënyrë të shkëlqyeshme ndikon në sistemin kognitiv. Është dëshmuar që studentët, të cilët kalojnë më shumë kohë në natyrë, kanë disponim më të mirë dhe japin rezultate më të mira në testet e memories. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.