Një majë luge histori erëzash

1:40 / 8.02.2010

Piperi i zi (Piper nigrum) është një bimë e familjes së Piperaceave, kultivohet në frutat e saj. të cilat thahen dhe përdoren si erëza. E njëjta bimë, duke ndryshuar vetëm mënyra e kultivimit dhe procedurat e përpunimit përdoret për të prodhuar piperin e bardhë, piperin e zi dhe piperin jeshil.

Bima ka ardhur nga India e Jugut dhe është kultivuar në masë në Indi edhe në vendet tropikale. Fruti i pjekur është një rrushk me ngjyrë të errët, ka një diametër rreth 5 milimetra dhe përmban vetëm një farë.

Piperi është një erëz nga më të përdorshme në kuzhinat evropiane dhe derivatet e tij janë njohur dhe vlerësuar në antikitet për shijen e tyre dhe për ndikimin si ilaç ayurveda. Shijen e tij pikante ia jep piperina.

Piperi i zi quhet thjeshtë piper, gjendet në të gjitha tavolinat, në çdo vend të botës, shpesh pranë kripës. Fjala piper vjen nga i ashtuquajturi pippali. Ajo transformohet në piper në latinisht dhe pipor në anglishten antike. Termi latin është përkthyer edhe në gjermanisht pfeffer, në frëngjisht poivre, dhe holandisht peper po kështu edhe në gjuhët e tjera të ngjashme.

Varietetet e piperit dhe erëzave të ngjashme

* Piperi i zi vjen si produkt i frutit të papjekur nga bima e piperit. Frutat vihen në ujë të nxehtë për t'u larë dhe për t'u përgatitur për tharje. Ngjyra e kokrrës, gjatë tharjes ndihmon në dallimin e llojit të piperit. Kokrrat thahen në diell ose me pajisje të përshtatshme për disa ditë, gjatë të cilave kokrrat bëhen të forta dhe nxihen, kështu marrin edhe emrin piper i zi. Piperi i zi dallohet edhe nga vendet e prodhimit si: India, Malabar, Malaizia, Indonezia dhe vende të tjera.

* Piperi i bardhë krijohet vetëm nga fara e frutit. Fitohet duke e vendosur në ujë. Në këtë rast cipa zbutet dhe mund të hiqet me lehtësi. Duke hequr cipën mënjanë për të ruajtur frutin, fara arrin të thahet. Procese të shumta janë përdorur për të eliminuar cipën nga fruti, domethënë largimin e lëkurës së zezë së piperit. Piperi i zi është më i përdorshmi, ndërsa piperi i bardhë përdoret më shumë në përgatitjen e salcave me ngjyra, ku ngjyra e cipës së piperit të zi mbetet e dukshme.

* Piperi jeshil, si i ziu, prodhohet nga fruti i papjekur. Në procesin e tharjes trajtohet me dyoksid squfuri në mënyrë që të ruhet ngjyra jeshile e frutit.
* Piperi jeshil i konservuar si turshi, është një piper i papjekur dhe konservohet me uthull. Në kuzhinat e vendeve të lindjes dhe aziatike, në mënyrë të veçantë në kuzhinat tajlandeze, përdoret përgjithësisht si piper në kokrra të papjekura të sapo mbledhura nga bima.

* Piperi gri me këtë emër njihen dy produkte të ndryshme:
1) një përzierje mikse e piperit të zi dhe të bardhë e bluar hollë.
2) cubebe, pjesë nga bima e Piperit cubeba.

* Piperi i kuq ose i rremë piperi peruviano është një rrushk, me ngjyrë të kuqe me shije të njëjtë me atë të piperit, të një peme të llojit Schinus.

* Piperi i gjatë rrushk i bimës pipergjatë, shumë i ngjashëm në shije me piperin e zi, por me formë të stërgjatë.

* Kreol mikse e piperit të bardhë, piperit të zi, piperit jeshil, piperit të kuq.

* Piper karafil është lloji që gabimisht ngjan me piperin për shkak të emrit të tij (që spanjisht sinjifikon tamam piperin).

* Piper i Sichuan rrushk i një bime aziatike në llojin Zanthoxylum.

Bima e piperit

Pema e piperit është një bimë shumëvjeçare që arrin rreth 4 metra lartësi. Gjethet e saj janë të gjata dhe arrijnë deri në 10 centimetra gjatësi dhe 3 deri në 6 centimetra gjerësi. Lulet janë të vogla dhe çelin në nyejt e kërcellit, në gjatësi rreth 8 centimetra nga kërcelli i gjethes. Frutat dalin në gjatësi rreth 7-15 centimetra mbi gjethet. Pema e piperit rritet në vende shumë të thata por edhe të lagështa, në vende të varfra edhe të pasura me plehra kimike.

Bimët arrijnë gjatësinë rreth 50 cm dhe mund të zvarriten në drurët e pemëve të afërta ose mund të zgjaten përgjatë murit. Frutat çelin dhe mblidhen dy herë në vit. Në vendet e thata bima duhet ujitur çdo dy ditë gjatë tre viteve të para, në muajt e nxehtë.

Bimët prodhojnë fruta nga viti i katërt i pestë dhe vazhdojnë deri në shtatë vjet. Erëzat përzgjidhen për cilësinë e frutave të tyre edhe për jetëgjatësinë. Një rrënjë e vetme prodhon mesatarisht 20-30 fidane. Vjelja nis rushkat bëhen të kuqe dhe para se atë të arrijnë pjekjen. Frutat e mbetura në degë bien vetë dhe nuk kanë vlerë më. Kokrrat e mbledhura vendosen në diell për tu tharë.

Darka historike

Piperi është përdorur si erëz në Indi që në parahistori. Është kultivuar për herë të parë në Malabar (Indi). Piperi ishte një mall i bekuar dhe shpesh quhej edhe ari i zi sepse është përdorur si mjet shkëmbimi. Historia e piperit të zi shpesh është ngatërruar me piperin e gjatë. Romanët antikë konservuan disa fara frutash që shpesh konfuzuan vazhdimësinë e llojeve të tjera të veçanta.

Që nga zbulimi i kontinentin amerikan piperi i Kilit, piperi i gjatë nisi të mbillej deri në zhdukjen e tij. Piperi i Kilit që nga forma ngjan shumë me piperin e gjatë, ishte më i lehtë të kultivohej dhe të transportohej derisa piperi i zi u gjend në Evropë, Orient, Afrikën e jugut dhe të vinte nga vende indiane, nga Malabar. Në shekullin XVI piperi importohej edhe nga Indonezia, Madagaskari, Malajzia dhe vende të tjera të Azisë Jugperëndimore.

Piperi i zi dhe disa lloje të tjera të prodhuara në Indi dhe në vendet e Azisë, ndryshuan historinë e botës. Nga prejardhja precize e erëzave e kërkuar për shekuj që është ajo evropiane, ndryshon në vendet indiane që vazhdimisht kolonizonin qytetet, kështu siç kishte ndodhur më parë edhe me kontinentin amerikan.

Piperi në antikitet

Një kokërr piper u gjet në vrimat e hundës të trupit të mumifikuar të faraonit Ramese II i varrosur në vitin 1212 pas Krishtit. Pak informacion ka rreth përdorimit të piperit në antikitet. Piperi i zi dhe piperi i gjatë ishin të njohur në Greqi para shekullit të IV para Krishtit, një bimë pak e njohur por tepër e shtrenjtë, që vetëm të pasurit mund ta blinin.

Drejtimet e rrugëve të atëhershme ishin sigurisht rrugët tokësore dhe rrugët detare për lundrimin në detin arabik. Piperi i gjatë i cili rritej në veriperëndim të Indisë ishte më pak i shtrenjtë se piperi i zi. Kjo solli edhe fillimin e tregtimit të piperit
të zi.

Nga koha e Perandorisë Romake, specifikisht pas ndërtimit të Egjiptit nga Roma në vitet 30 pas Krishtit, kalimi nga Oqeani Indian deri në ishujt Malabar ishte mjaft i përhapur. Detaje të kësaj tregtie përtej oqeanit Indian ishin të lejuara nga Peri plus Maris Erythraei. Sipas historive romake Strabone, Perandoria e parë dërgoi një flotë prej 120 anijesh për një udhëtim të zakonshëm vajtje-ardhje në Indi.

Flota programoi udhëtimin përmes Detit Arabik në mënyrë që të fitonin avantazhe nga mosonët që vinin në këtë zonë disa muaj në vit. Në udhëtimin e kthimit anijet kaluan nga Deti i Kuq, nga këtu u transportuan në rrugë tokësore apo duke lundruar në kanalin e Nilit deri në lumin Nil, e më pas deri në Aleksandri. Nga këtu u nisën për në Romë.

Ky udhëtim komercial nga India për në Europë nis tregtimin e Piperit për 1500 vitet e ardhshme. Nga tregtia e shpeshtë e anijeve me ishujt Malabar, piperi i zi u tregtua më shumë në krahasim me piperin e gjatë, kështu çmimi i tij u bë më i përshtatshëm. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.