Optimizmi ul kolesterinën?

10:48 / 13.03.2013
Personat që kanë qëndrim pozitiv ndaj jetës kanë nivel më të ulët të kolesterinës në gjak, pohojnë shkencëtarët.

Në hulumtimin e shkencëtarëve amerikanë kanë marrë pjesë 990 persona në moshën prej 40 deri 70 vjet. Ata kanë plotësuar anketën për llojin e qëndrimit ndaj jetës. Shkencëtarët nivelin e optimizmit e kanë matur në shkallen prej 6 deri 30.

Personat me nivel më të lartë të optimizmit kanë pasur nivel më të lartë të kolesterinës së mirë (HDL), i cili mbron shëndetin e zemrës dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.
Për çdo 5 pikë niveli i kolesterinës së mirë në gjak është rritur për l miligram për l decilitër gjak. Optimistët po ashtu kanë pasur nivel më të ulët të triglicerideve në gjak, molekulave të yndyrave, të cilat mund të shkaktojnë fryrje të artereve dhe krijimin e mpiksjeve të gjakut.

Udhëheqësja e hulumtimit prof. Julia Boeh ka deklaruar se si "hulumtimi tregon që shëndeti ynë psikologjik ka ndikim të madh në shëndetin fizik", përcjell "Daily Mail". Optimizmi është qëndrim pozitiv ndaj të kuptuarit dhe vrojtimit të situatave të përditshme dhe jetës. Optimistët janë në gjendje që edhe situatat negative t'i shohin si diçka pozitive, respektivisht si diçka nga e cila mund të mësojnë diçka.

Shkencëtarët theksojnë që optimizmi është diçka që mund të adaptohet dhe ushtrohet, ngjashëm me shkathtësitë. E rëndësishme është që në shumicën e situatave të mbajmë qëndrim pozitiv sepse në këtë mënyrë reduktojmë nivelin e hormonit të stresit (kortizolit) në trup, për të cilin është dëshmuar që përshpejton krijimin e sëmundjeve të ndryshme. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.