Parandalojeni depresionin dimëror!

22:28 / 27.01.2013
Depresioni dhe melankolia janë të shpeshta gjatë stinës së dimrit. Nëse vëreni se jeni të lodhur dhe nën depresion, më shumë sesa gjatë verës, ekziston mundësia që të vuani prej çrregullimit afektiv sezonal.

Rreth 10-20% e popullatës botërore vuajnë nga ky çrregullim, ndërsa që shumica ndjejnë mungesë energjie dhe vullnet për punë. Shkaktari është mungesa e dritës dhe rrezeve të diellit, që shkakton në ndryshime hormonale.

Ekzistojnë shumë shenja të çrregullimit afektiv sezonal: ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, shtimi në peshë, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangja e situatave shoqërore, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë.

Këshilla për disponim të mirë gjatë ditëve të dimrit

Dilni përjashta!
Provoni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë - ajri i freskët dhe pak dritë aty kah mesi i ditës, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.

Sa më shumë dritë në shtëpinë tuaj. Përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t'i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin disponimin.

Mos mbani syze dielli! Mbajtja e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekreti min e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t'i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.

Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit! Rreziku nga çrregullimi afektiv shtohet nëse ju mungon ndonjë substancë e rëndësishme në organizëm. Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do t'i ndihmoni trupit të mbrohet nga ftohjet dhe gripi, e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të preken i nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë pemë dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të freskëta. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
17:21 / 20.05.2013
Mary J. Blige, Foto: Getty Images

Blige, probleme tjera me tatimet

Këngëtarja Mary J. Blige po përballet me një tjetër akuzë nga autoritetet amerikane për mospagim tatimi për 3.4 milionÃ...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
17:16 / 20.05.2013

AKP kërkon informata zyrtare për Trepçën

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të hënën ka kërkuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e Trepçës, që të ofrojnë t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.