Pastroni organizmin nga helmet

12:45 / 27.01.2013
Nëse ndjeni kokëdhembje, plogështi apo lodhje, depresion, alergji, fryrje apo tretje jo të mirë, atëherë kjo do të thotë se keni nevojë ta pastroni organizmin tuaj.

Para se ta filloni pastrimin e organizmit nga helmet, do të ishte mirë që një ditë të vetme të konsumoni vetëm ujë dhe çaj të bimëve. Pastrimi i organizmit është një proces, kur duhet konsumuar vetëm ushqim të përgatitur, pemë dhe perime të papërpunuara, lëngje të shtrydhura nga perimet e freskëta, ndërsa që krejt ushqimin duhet ta fërgoni në ujë.

Provoni ta shmangni kripën, piperin dhe erëzat tjera të forta. Gjatë pastrimit të organizmit nga helmet nevojitet të konsumoni tri litra lëngje dhe atë nëpërmjet ujit, çajit, lëngjeve dhe supës. Në mënyrë që pastrimi i organizmit të jetë sa më efikas, eliminoni të gjitha helmet nga vetja - alkoolin, cigaret, kafenë, sheqernat e rafinuara, yndyrat e ngopura. Me rëndësi është që gjatë pastrimit të organizmit nga helmet t'i hiqni qafe të gjitha gjërat që shkaktojnë stres, sepse stresi nxit sekretimin e shumë hormoneve që ndikojnë negativisht në organizëm. Meditimi dhe joga janë mënyrë efikase që për një kohë të shkurtër ta hiqni qafe stresin.

Gjërat që ju ndihmojnë ta pastroni organizmin prej helmeve:
• Konsumoni shumë fibra, përfshirë këtu orizin ngjyrë kafeje dhe pemët e perimet e rritura në mënyrë organike. Rrepa, lakra, brokoli janë të shkëlqyeshme në pastrimin e organizmit nga helmet.
• Pastrojeni dhe mbrojeni mëlçinë duke konsumuar bimë shëruese, si rrënjë të luleradhiqeve apo duke konsumuar çaj të gjelbër.
• Konsumoni sa më shumë vitamina, të cilat i ndihmojnë trupit të prodhojë glutation dhe nga mëlçitë të largojë helmet.
• Konsumoni së paku dy litra ujë brenda ditës.
• Merrni frymë thellë për t'i mundësuar ajrit që në përgjithësi të kalojë nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.
• Stresin pakësojeni nëpërmjet emocioneve pozitive.
• Praktikojeni hidroterapinë, duke bërë dush për pesë minuta me ujë të ngrohtë, e më pas edhe për 30 sekonda të tjerë me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë praktikë tri herë, e më pas shkoni në gjumë.
• Vizitoni saunën dhe nëpërmjet djersitjes hiqni helmet nga organizmi.
• Një nga faktorët më të rëndësishëm për pastrimin e organizmit është aktiviteti fizik. Sugjerohet joga apo kërcimi mbi litar.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.