Përse janë meshkujt kaq të fiksuar pas gjoksit femëror

23:46 / 10.03.2013

Ka qenë dhe mbetet e vështirë për shkencëtarët që të shpjegojnë saktësisht kuriozitetin e meshkujve për gjoksin e femrave. Një teori e re pretendon ta ketë gjetur këtë sekret.

Larry J. Young, profesor psikiatër në Universitetin Emory, i cili studion bazën neurologjike të sjelljeve shoqërore mendon se njerëzit e shfrytëzojnë qarkun e neuroneve, që fillimisht u zhvillua për të forcuar lidhjen mes nënës dhe fëmijës gjatë ushqimit me gji, për të forcuar lidhjen mes meshkujve dhe femrave.

E vërteta është se meshkujt i pëlqejnë fëmijët, por e dashurojnë gjoksin. Gjatë kohës që nëna ushqen me gji fëmijën, gjoksi i saj stimulohet duke ndryshuar formë. Ky proces neurokimik ka si qëllim të rrisë përqendrimin dhe vëmendjen e nënës tek fëmija i saj.

Studimet e viteve të fundit kanë treguar se tek njerëzit, ky stimulim i ndryshimit të gjoksit nuk ndodh vetëm në çastin e ushqimit të fëmijëve. Kur një partner prek apo ngacmon gjinjtë e femrës, ky veprim shkakton çlirimin e një hormoni polipeptid, i cili sekretohet nga gjëndra e hipofizës dhe që shkakton kontraktime në mitër ose nxjerrje qumështi. Në këtë rast vëmendja e femrës përqendrohet jo më tek fëmija, por tek partneri duke forcuar dëshirën e saj seksuale për këtë person.

Arsyeja se përse meshkujt janë kaq të tërhequr nga gjoksi shpjegohet me faktin se ky veprim shkakton tek femrat një ndjenjë afërsie për partnerin, duke e bërë atë më të dëshirueshëm. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.