Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet

10:33 / 25.12.2008
Kur procesi inflamator zhvillohet në gingivë, por jo edhe në pjesë të tjera të parodonciumit, kemi të bëjmë me inflamacion të gingivës - gingivitis. Pas kariesit, është sëmundja më e përhapur që paraqitet te fëmijët dhe të rriturit, ndërsa prevalenca e saj rritet krahas moshës.

Agim Begzati, dr. sci

Te fëmijët paraqitet qysh herët, para vitit të katërt të jetës. Prevalenca e saj gradualisht rritet deri para pubertetit, kështu që në pubertet është më e lartë.

Në moshën 14-vjeçare është më i shpeshtë te gjinia femërore, ndërsa pas kësaj moshe është e kundërta. Arsyeja qëndron se në këtë periudhë, pra, pas moshës 14-vjeçare, interesimi i femrave për mirëmbajtjen e higjienës orale është me i madh.

Sipas autorit Graf, 80% të fëmijëve nën moshën 12-vjeçare, kanë ndonjë formë të gingivitit, ndërsa prevalenca e kësaj sëmundjeje te moshat mbi 14 vjeç arrin deri në 100%. Sipas të dhënave të OBSH, më shumë se 80% të fëmijëve vuajnë nga ndonjë formë e gingivitit.

Shkaktar i gingiviteve është plaku dental. Procesi inflamator në gingivë ndodh si pasojë e veprimit patogjen të enzimave ose të produkteve alergjene të baktereve që veprojnë në indin gingival.

Faktorët favorizues në akumulimin e pllakut dental janë të shumtë:
* konfiguracioni anatomik i dhëmbit,
* anomalitë ortodontike,
* kariesi,
* mbushjet e papërshtatshme te dhëmbit,
* mbushjet jo të lustruara,
* guri i dhëmbit,
* punimet protetikore,
* aparatet ortodontike,
* frymëmarrja me gojë etj.

Sipas procesit inflamator eksudativ, gingivitet mund të jenë:

1. Gingivitis catarrhalis

Inflamacioni përfshin papillen interdentale, në mënyrë që më pastaj të zgjerohet duke përfshirë gingivën e lirë dhe pjesën koronare të gingivës ngjitëse.

Struktura kokërrzore e gingivës humb, kështu që ajo bëhet e lëmuar. Gjatë pastrimit të dhëmbëve gjakderdhje, ndërsa ekziston ndjenja e pranisë së trupit të huaj ndërmjet dhëmbëve.

2. Gingivitis hyperplastic

Si pasojë e procesit inflamator eksudativ dhe proliferimit të indit lidhor, gingiva fryhet, kurse papillat interdentale marrin formën sferike. Ndonjëherë hiperplazioni është aq i theksuar, saqë e mbulon plotësisht dhëmbin.

Gingiva është e kuqe, e butë dhe e lëmueshme, ndaj shumë lehtë gjakderdhë. Përveç gjakderdhjes, ekzistojnë edhe pengesa në mastikacion, ndjenja subjektive e pranisë se trupit te huaj ndërmjet dhëmbëve, si dhe era e keqe e gojës.

3. Gingivitis fibromatosis

Është sëmundje e rrallë me etiologji të panjohur. Zakonisht sëmuren fëmijët e moshës 8-12 vjeç. Karakterizohet me hipertrofi të gingivës, por pa inflamacion eksudativ. Gingiva është me konsistencë të fortë dhe e zbehtë, mund t'i mbulojë dhëmbët plotësisht. Të sëmurët mund të kenë pengesa gjatë përtypjes dhe në të folur. 

 

4. Gingivitis ulcero-necroticans

Kjo sëmundje kryesisht shfaqet te të rinjtë. Është sëmundje infektive që shkaktohet nga dy mikroorganizma: Bacillus fusiformis dhe Borelia-Vincenti. Nuk është sëmundje ngjitëse.

Që të dy këto mikroorganizma gjenden në pllakun dental dhe në florën bakteriale të personat e shëndoshë, por nga veprimi i faktorëve lokalë favorizues, siç është edhe higjiena tejet e dobët orale, mund të manifestojnë veprimin e vet patogjenik në indin gingival, duke shkaktuar proces inflamator ulcero-nekrotik.

Gingiva në fillim skuqet dhe enjtet, ndërsa pastaj nekrotizohet papilla interdentale e më vonë edhe gingiva e lirë. Në raste të rënda mund të përfshijë edhe gingivën ngjitëse. Ulcerat janë të mbuluara me pseudomembrana të zverdhura.

Për shkak të procesit nekrotik nga goja e të sëmurit, ndihet një erë shumë e rëndë. Procesi nekrotik, formimi i ulcerave dhe zbulimi i mbaresave nervore, shkaktojnë dhimbje të madhe.

5. Gingivitis desquamative

Është sëmundje shumë e rrallë, zakonisht përfshin moshat e reja dhe të mesme, më së shpeshti të gjinisë femërore. Kjo sëmundje karakterizohet me zvogëlim të keratinizimit të gingivës që ka për pasojë deskuamimin e qelizave ndonjëherë edhe nekrozën e tyre. Gingiva është e skuqur, e butë, ndonjëherë e luspuar. Ndër simptomat subjektive, dhembja është spontane. 

 

Përfundim

Gingivet shkaktohen nga pllaku dental. Parandalimi i kësaj sëmundje qëndron në mbajtjen e rregullt të higjienës orale, mënjanimit mekanik të pllakut dental, mënjanimit të gurit të dhëmbit, përdorimit të antiseptikëve (H202 3%, klorheksidin etj.).

Në rastet e rënda, siç janë gingivitet hiperplastike, fibromatoze, ulceronekrotike, gjithsesi duhet këshilluar te mjeku në mënyrë që të merret terapia përkatëse...

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Agim Begzati, dr. sci
Agim Begzati, dr. sci
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.