Pijet e gazuara, kërcënim për zemrën!

12:26 / 4.10.2012
Personat të cilët gjatë ditës së paku konsumojnë një lëng të gazuar dietal, janë në të njëjtin rrezik për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës sikurse edhe personat që konsumojnë lëngje të ‘thjeshta’ të gazuara me sheqer.

Në një hulumtim të ekspertëve amerikanë nga universiteti në Boston me rreth 9.000 persona, është vërtetuar se konsumimi i të gjitha llojeve të lëngjeve të gazuara shton mundësinë e zhvillimit të sindromit metabolik, në të cilin përfshihet shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i sheqerit, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Për pasojë rezulton sëmundja kardiovaskulare.

Gjatë periudhës kohore prej tri viteve, aq sa edhe kishin zgjatur hulumtimet, rreziku te këta persona, pra që çdo ditë konsumojnë nga një pije të gazuar dietale, ishte rritur për rreth 44%. Por, hulumtimet nuk ndalen me kaq, ekspertët paralajmërojnë studime të tjera, sepse numri i atyre që i konsumojnë këto lëngje sa vjen e rritet, e po ashtu edhe numri i vdekjeve si pasojë e sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.