Prevenimi i çarjeve orofaciale

3:14 / 12.01.2010
Çarjet janë anomali kongjenitale, apo defekte të lindura, më të shpeshta nga të gjitha anomalitë në regjionin orofacial. Fëmija i tillë, në fillim, ka probleme në pamjen fizike, por edhe pasoja funksionale.

Prof.ass. Sami Salihu dr.sc.
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale, Prishtinë
tel: 0290 327 212
      044 500 660

Çarjet janë anomali kongjenitale, apo defekte të lindura, më të shpeshta nga të gjitha anomalitë në regjionin orofacial. Defektet e lindura, në përgjithësi, paraqiten në 2-3% të të porsalindurve dhe kjo përqindje dyfishohet pas vitit të parë dhe arrin në 10% pas vitit të pestë të jetës, kur, zakonisht, diagnostikohen edhe ato anomali, të cilat nuk diagnostikohen që në lindje.

Ka shumë paragjykime rreth tumoreve të lëkurës në trevat tona. Nuk mund të dimë se kur dhe si janë zhvilluar, por dimë që për çudi edhe mjekët marrin pjesë aktivisht në përhapjen e paragjykimeve!

Deri tani njihen mbi 3000 anomali të ndryshme kongjenitale dhe afro 20% të vdekjeve të të porsalindurve shkaktohen nga këto anomali. Çdo ditë, në botë lindin afro 700 fëmijë me këto anomali, që do të thotë se në çdo 2 minuta lind nga një fëmijë, apo afro 240.000 fëmijë në vit. Çarjet e buzës dhe qiellzës përbëjnë afro 65% të të gjitha anomalive të kokës dhe qafës. Fëmija i tillë, në fillim, ka probleme në pamjen fizike, por edhe pasoja funksionale, si: në mënyrën e të ushqyerit, fonacionit etj., por, ende nuk manifeston probleme të natyrës psikike, të cilat vijnë në shprehje më vonë, me vetëdijesimin e fëmijës, se ka lindur me të meta fizike. Kjo shkakton çrregullime të mëdha të personalitetit të fëmijës, të cilat mund të manifestohen me tërheqje në vetvete dhe ikje nga shoqëria, e deri te një manifestim enorm i arrogancës në rrethin e tij si dhe manifestojnë një zhvillim tipik psikologjik dhe mesatarisht 30-50% prej tyre, së paku përkohësisht, apo kohe pas kohe manifestojnë sjellje jo të mira, apo sjellje të cilat për momentin janë joracionale.

Embriologjia dhe patogjeneza e çarjeve

Zhvillimi embrional i fytyrës është mjaft kompleks dhe hulumtimet e deritashme eksperimentale në njerëz dhe në kafshë nuk kanë dhënë pasqyrë të qartë për formimin normal të qiellzës primare dhe sekondare, por edhe paraqitjes se çarjeve në këtë regjion.
Zhvillimi embrional i buzës dhe i qiellzës mund të ndahet në dy faza: në atë të zhvillimit të buzës dhe të qiellzës primare dhe në atë të zhvillimit të qiellzës sekondare. Buza dhe palatumi primar normalisht zhvillohen prej javës së katërt deri në javën e shtatë të zhvillimit embrional, kurse qiellza sekondare zhvillohet praj javës së shtatë deri në atë të dymbëdhjetë.

Sipas teorisë klasike të Hisit, çarjet janë pasojë e inkubimit të rritjes dhe bashkimit të vazhdimeve embrionale të fytyrës. Zgjatimi frontonazal dhe zgjatimet maksillare marrin pjesë në formimin e qiellzës primare, prandaj çarjet në këtë regjion janë rrjedhojë e çrregullimeve në zhvillimin mezodermal, i cili proliferon nga procesusi frontonazal në mes dhe procesuseve laterale të maxilles.

Ky zhvillim embriologjik, në këtë mënyrë, determinon dy tipe bazike të çarjeve dhe atë: njëra involvon buzën dhe qiellzën primare dhe tipi tjetër qiellzën sekondare. Këto tipe të çarjeve mund të ekzistojnë si të ndara, apo të kombinuara.

Etiologjia e çarjeve

Në etiologjinë e çarjeve ka shumë të panjohura, por mendimi i të gjithë shkencëtarëve është se ato shkaktohen nga 2 grupe faktorësh. Faktorët endogjen apo faktorët trashëgues. Faktorët e mjedisit apo ekzogjen.

Grupi i parë është prezent në 15-25% te çarjeve dhe nuk mund të ndikohet në këta faktor që të prevenojmë paraqitjen e çarjeve (përjashto abortin). Në studimin e tij gjenetik Fogh-Andersen erdhi në përfundim se trashëgimia luan rol të rëndësishëm në paraqitjen e kësaj anomalie. Duhet veçuar se çarjet e buzës dhe çarjet e buzës dhe të qiellzës, i takojnë një sistemi gjenetik që bartet nëpërmjet trashëgimisë recesive dhe janë më të shpeshta te meshkujt, kurse çarjet vetëm të qiellzës janë entitet klinik tjetër dhe barten me trashëgimi dominante dhe janë më të shpeshta te femrat. Roli i saktë i gjeneve, siç është numri i gjeneve të involvuara dhe natyra e ndryshimit të tyre, ende nuk është i njohur. Këtu kemi të bëjmë me ndikim të përbashkët të shumë gjeneve dhe shumë faktorëve të mjedisit, prej të cilëve asnjëri si i vetëm nuk mund të shkaktojë malformacion, por në intereaksion me njëri tjetrin.

Grupi i dytë i faktorëve është më përgjegjës për paraqitjen e një numri mjaft të madh të çarjeve. Në këtë grup bëjnë pjesë shumë faktorë, si: marrja e barërave gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, pastaj sëmundjet e ndryshme virale, abuzimi i duhanit, alkoolit, drogës, rrezatimet radioaktive, mosha e prindërve dhe shumë faktorë tjerë që e rrethojnë shtatzënën.

Te pacientët tanë, faktorët që ndikojnë në lindjen e fëmijëve me çarje janë:

1. Faktori trashëgues. Sa i përket prevenimit të çarjeve te ata që kanë histori pozitive familjare, mundësia për të bërë diçka që ajo të prevenohet, nuk ekziston, por, duhet paralajmëruar prindërit e ardhshëm që të përgatiten psikikisht për lindjen e këtij fëmije.

2. Faktorë tjetër që ndikon në lindjen e fëmijëve me çarje është edhe abuzimi i duhanit gjatë shtatzënisë. Prevenimi i këtij faktori është i lehtë nëse ekziston vullneti i nënës. Sipas shumicës së autorëve, nëse nëna planifikon të lindë fëmijë, duhet së paku 4 muaj më parë të mos pijë duhan dhe pas kësaj periudhe të planifikojë shtatzëninë.

3. Faktor tjetër i analizuar në këtë studim është edhe marrja e barërave të ndryshme gjatë shtatzënisë. Barërat që janë marrë më së shpeshti te këto raste kane qenë: sedativë të ndryshëm, kortikosteroidë, antiepileptikë, antiemetikë, antibiotikë, analgjetikë të ndryshëm etj. Të gjitha këto barëra janë marrë në javët dhe muajt e parë të shtatzënisë kur disa nga shtatzënat nuk kanë ditur se janë shtatzëna. Edhe pse sipas hulumtimeve të deritanishme, nuk mund të thuhet se të gjitha këto grupe barnash kanë efekte teratogjene, shumica e autorëve sugjerojnë që në tremujorin e parë medikamentet të mos përdoren fare, përveç, në rastet me indikacione absolute.

4. Është analizuar edhe ndikimi i moshës së prindërve në paraqitjen e kësaj anomalie dhe kemi ardhur në përfundim se ky ndikim është evident. Prej moshës 19-35 vjeçare, ndikimi i moshës së nënës është më i madh se sa ai i babait, por pas moshës 35 vjeçare, ndikimi i moshës së babait është më i madh.

Përkundër këtyre të dhënave, konstatojmë se numri më i madh i të lindurve me çarje është me etiologji të panjohur.

Përfundimi

Për përfundim, mund te thuhet se këto anomali janë mjaft të shpeshta edhe për pacientët preferojmë këto masa preventive:

* Nëna të planifikojë shtatzëninë.

* Të bëj një jetë të shëndoshë gjatë kësaj kohe.

* Të ketë kujdes në marrjen e medikamenteve dhe atë vetëm në rastet me rekomandim të mjekut dhe në indikacionet absolute.

* Të mos abuzojë duhan, alkool dhe drogë.

* Të marrë ushqim të shëndoshë dhe të pasur me vitamina sidomos kompleksin e vitaminës B, e cila ka ndikim direkt në zhvillimin normal të tubës neurale e cila është përgjegjëse për një numër mjaft të madh të anomalive kongjenitale. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Prof.ass. Sami Salihu dr.sc.
Prof.ass. Sami Salihu dr.sc.
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.