Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit

0:40 / 8.02.2010
Tri episode (ataqe) të barkqitjes gjatë një viti e pengojnë rritjen normale dhe fëmijën e shpijnë në gjendje malnutricioni (hipotrofie), duke u përzier njëkohësisht shkak e pasojë.

Mr. sci. Dr. Muharrem Avdiu, pediatër
tel.044 173 521
e-mail: muharrem_avdiu@hotmail.com

Qëllimet e WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë) janë:

1. Të zvogëlohet mortaliteti (vdekshmëria) e foshnjave.
2. Të zvogëlohet morbiditeti (sëmundshmëria).
3. Të mobilizohen potencialet nacionale (kombëtare) në kapërcimin e kësaj problematike.

Propozohet që:

* foshnjat të mbahen në gji në 4-6 muajt e parë të jetës,

* të amortizohet në një mënyrë ose tjetër propaganda e ushqimeve artificiale, duke shpjeguar përparësitë e ushqimit natyral,

* të përdoret për pije uji i shëndetshëm, i cili duhet të jetë i pastër dhe i mbrojtur prej kontaminimit,

* të lahen me sapun duart para e pas ngrënies, pas tualetit,

* dispozicioni adekuat i feceve.

Diagnostikimi i dehidracionit

Ndiqet parimi i 3-pyetjeve të cilat i shtrohen përpara secilit rast me barkqitje:
Pyet: sa barkqitje ka pasur fëmija, sa herë ka vjellë, a është i etur dhe, a ka urinuar.
Prek: lëkurën, pulsing, fontanelën.
Shiko: gjendjen e përgjithshme, sytë, buzët e gjuhën, si merr frymë foshnja.

Shenjat e dehidrimit të lehtë: etja e shtuar, fëmija i shqetësuar, pesha humbet gjer 5%.

Shenjat e dehidrimit mesatar: etja e nxitur, urinimi i pakët, shqetësimi i shtuar i fëmijës, gjer në letargji, sytë janë të ndezur e pa lot, buzët e gjuha të terura, merr frymë thellë, plika kutane kthehet ngadalë, pulsi është i shpejtuar, i dobët (filiform), fontanela është e lëshuar poshtë nën nivelin e kafkës, tensioni arterial është i ultë, pesha humbet gjer 10%.

Shenjat e dehidrimit të rëndë: shenjat e theksuara më lartë (tek dehidrimi mesatar) sikundër edhe foshnja nuk ka urinuar për disa orë rresht, nëse ekstremitetet janë ciajanotike, nëse nuk mund të marrë lëngje për shkak të gjendjes së rëndë të përgjithshme, nëse buzët dhe gjuha janë të terura, nëse merr frymë shpesh e thellë, nëse tensioni edhe nuk mund të matet, nëse humbja në peshë është më e madhe se 10% e peshës trupore.

Për dehidrimin e shkallës së parë përdoret Plani A i rehidrimit, për atë të shkallës mesatare aplikohet plani B, e për atë të shkallës së rëndë aplikohet Plani C i rehidrimit.

Për planin A i cili aplikohet te rehidrimi i lehtë propozohet që:

1.
- që të shtohet marrja e lëngjeve (e çajit, ujit të orizit, të qullurave të pemëve, të lëngut të karotës, të cerealieve- miellrave, e nëse të gjitha këto të mos jetë e mundur të jepen, foshnjës duhet dhënë ujë.
- Duhet dhënë lëngje sipas dëshirës së foshnjës.
- Lëngje duhet dhënë aq kohë sa zgjat barkqitja (për rehidrim oral).

2.
- Duhet vazhduar ushqimin e foshnjës në mënyrë që të mos vihet në gjendjen e malnutricionit.
- Fëmijës në gji duhet dhënë të pijë shpesh.
- Nëse foshnja nuk është në gji e ka më pak se 6 muaj qumështin duhet dhënë sipas formulës, e nëse i ka mbi 6 muaj duhet dhënë cerealie, të përziera me mish të viçit dhe të peshkut. (Mendoj se në kushtet tona është me vend dhënia e qumështit pluhur nergut për gjendjet me barkqitje siç janë Humana-9, HN-25, soyamil, etj.

Foshnjën duhet dërguar tek mjeku nëse ajo nuk përmirësohet brenda 3-ditësh ose nëse:
* foshnja ka 4 ose më shumë barkqitje të ujshme,
* nëse vjell pa ndërprerë ,
* nëse etja bëhet e theksuar,
* nëse nuk han ose nuk pi,
* nëse ka temperaturë të lartë, ose
* ka gjak në barkqitje.


Planin B të rehidrimit duhet aplikuar tek dehidrimet mesatarisht të rënda (shkalla e dytë):

Shërimi i dehidrimit duhet të bëhet në dy faza:
- Në 4-6 orët e para është e nevojshme që fëmija e nëna të vendosen në entet shëndetësore (në një dhomë të destinuar për këtë qëllim),
- Gjatë kësaj kohe ndërpritet dhënia e çdo lloj ushqimi.
- Fëmijës i jepet vetëm tretje për rehidrim oral dhe atë nëse i jepet Rehidromiks, latantit gjer 1 vit moshë i jepet më së paku një gjysmë litre.
- Sasia maksimale e tretjes nuk kufizohet!
- Gjatë dhënies së Neli-it, foshnja nuk duhet kufizuar marrjen e lëngjeve.

Nënën duhet aftësuar që vetë t’i japë të pijë sikundër edhe sasinë që duhet t’i japë. Nëse foshnja vjell, pas vjelljes duhet pushuar dhënien e tretjes për 10 min., e pastaj duhet dhënë atë në çdo 2-3 min. Nëse hetohet se janë ënjtur kapakët e syve të foshnjës, duhet ndërprerë dhënien e tretjes, e mund t’i jepet ujë i rëndomtë sikur edhe gjiri i nënës.
Pas 4-6 orësh, duhet të vlerësohet gjendja e përgjithshme e foshnjës dhe në bazë të saj përcaktohemi për vazhdimin me Planin A,B ose C.

Nëse nuk ka shenja të dehidrimit vazhdohet me planin A (nëse gjendja e fëmijës është përmirësuar në aspektin e dehidrimit, fëmija urinon e për shkak të lodhjes edhe mund të flejë).
Nëse shenjat e dehidrimit mesatar janë akoma prezente përsëritet plani B, e krahas këtij foshnjës duhet dhënë qumësht, ushqim, lëngje siç është cekur në Planin A.
Nëse janë të pranishme shenjat e dehidrimit të rëndë duhet aplikuar Planin C të rehidrimit (kryesisht në Institucionet spitalore shëndetësore).

Nëse nëna e lëshon Entin shëndetësor para rehidrimit të Planit B, asaj duhet:
* t’i tregohet se ç’sasi lëngjesh duhet dhënë foshnjës për të përmbushur planin prej 4 orësh të rehidrimit,
* duhet dhënë nënës pako me tretje për rehidrim oral, së paku për përdorimin 2- ditësh, siç është cekur në planin A,
* duhet shpjeguar si përgatitet tretja për rehidrim,
* të vazhdohet me 3 rregullat e Planit A për dhënien e lëngjeve.

Për shërimin urgjent të dehidrimit të rëndë aplikohet Plani C, i cili bëhet me rrugë intravenozë ose me sondë nazo-gastrike.

Për rehidrim oral mund të përdoren dy preparate:
1. Rehidromiks- është preparat i përdorshëm për nevojat tona:
Një qese vihet në 500mL ujë të vluar e të ftohur. I jepet fëmijës në çdo 5 min, 1 lugë kafeje.
2. Nelit- (preparat i WHO-së): Në 1 litër ujë të vluar e të ftohur derdhet një qese, i jepet foshnjës në çdo 5 min. 1 lugë e kafes. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Mr. sci. Dr. Muharrem Avdiu, pediatër
Mr. sci. Dr. Muharrem Avdiu, pediatër
Duam një bebe, a është e mundur ta zgjedhim gjininë? Duam një bebe, a është e mundur ta zgjedhim gjininë?
Çfarë është Haloterapia? Çfarë është Haloterapia?
Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët
Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai
Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë
Menaxhimi i dhimbjes së shpinës Menaxhimi i dhimbjes së shpinës
Rimodelimi, operacioni estetik i veshit Rimodelimi, operacioni estetik i veshit
Në mungesë të shkopit magjik – biopsia Në mungesë të shkopit magjik – biopsia
Fluorizimi i dhëmbëve Fluorizimi i dhëmbëve
Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje) Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje)
Rrëzimet te të moshuarit Rrëzimet te të moshuarit
Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave) Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave)
Infeksionet e thonjve Infeksionet e thonjve
Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene
Sindroma metabolike Sindroma metabolike
Problemet me fshikëzën e urinës Problemet me fshikëzën e urinës
Screeningu Neonatal Screeningu Neonatal
Aborti, në ç’mënyrë kryhet? Aborti, në ç’mënyrë kryhet?
Elastografia në diagnostikën e gjirit Elastografia në diagnostikën e gjirit
Proteza  e gjurit Proteza e gjurit
Helicobacter pylori Helicobacter pylori
Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë
Si ndikon ushqimi në shëndetin oral Si ndikon ushqimi në shëndetin oral
Grupet e gjakut dhe shtatzënia Grupet e gjakut dhe shtatzënia
Operacionet estetike në vaginë Operacionet estetike në vaginë
Dielli dhe rrezitja Dielli dhe rrezitja
Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike
Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike
Syri i thatë Syri i thatë
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.