Prof. Ass. Dr. Agim B. Begzati, stomatolog

Publikuar: 9:22 / 14.09.2014
Prof. Ass. Dr. Agim B. Begzati, stomatolog
0shares
komente

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Prof. Ass. Dr. Agim B. Begzati, DDS, PhD
Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Prishtinë
Tel. 044 124 092


I nderuari Profesor. Jam 41 vjeçar. Dhëmbët e mi kanë filluar të zbulohen, disi duken të shpaluara rrënjët e dhëmbit. Dy herë kam qenë tek stomatologu dhe i kam mjekuar, dmth, i kam të veshur me porcelan dhe përsëri më është zhveshur dhëmbi im. Sot kam bërë një incizim dhe stomatologu më thotë se dhëmbët duhet nxjerrë për të vendosur vidhat.
Si mund të ndodhë kjo, a ka ndonjë metodë tjetër mjekimi, sepse kjo kushton.

Flm.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Para çdo tretmani stomatologjik dhe sidomos për të planifikuar nxerjen e dhëmbëve dhe vendosjen e implamnteve nevojitet një analizë serioze dhe profesionale me konsulltim të më shumë ekspertëve të lëmive stomatologjike. Dhëmbi që nxirret, më “nuk del”, andaj kujdes kur është në pyetje nxerrja e tyre. Implanti, edhe pse i nevojshëm asnjëherë nuk do të jetë “zavendësues i natyrshëm”. Nxerrja e dhëmbëve dhe planifikimi i tretmanit me implante, është e fundit që duhet menduar, vetëm nëse nuk ka asnjë mundësi tjetër.


I nderuar. Para çdo tretmani stomatologjik dhe sidomos për të planifikuar nxerjen e dhëmbëve dhe vendosjen e implamnteve nevojitet një analizë serioze dhe profesionale me konsulltim të më shumë ekspertëve të lëmive stomatologjike. Dhëmbi që nxirret, më “nuk del”, andaj kujdes kur është në pyetje nxerrja e tyre. Implanti, edhe pse i nevojshëm asnjëherë nuk do të jetë “zavendësues i natyrshëm”. Nxerrja e dhëmbëve dhe planifikimi i tretmanit me implante, është e fundit që duhet menduar, vetëm nëse nuk ka asnjë mundësi tjetër.

Përshëndetje doktor. Mishi i dhëmbëve të sipërm, ka një kohë që ka rënë poshtë. Kur qeshi, shihet tepër.
Të lutem, më trego arsyen pse ndodh kjo dhe, nëse ka shërim.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Fryrja e mishtit të dhëmbëve zakonishtë është si pasojë e pezmatimit të tij. Fillimisht skuqet, gjakos gjatë larjes dhe më vonë edhe fryehet.
Specialisti i Parodontologjisë, i krynë këto tretmane pa ndonjë problem të madhë. Andaj ju këshilloj të vizitoni klinikë e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale, pranë QKSUK-së, ku do të merni këshillat dhe tretmanin adekuat.


I nderuar profesor. Jam një vajzë 21 vjeçe dhe kam problem me dhëmballën 6, poshtë majtas. Pasi bëra Panoramex, u duk qartë infeksioni në rrënjën e dhëmballës. Dentisti e hapi dhëmballën dhe nuk ka ndërhyrë, tash që prej një jave vazhdoj të kem dhimbje të mëdha. Kam marr dhe antibiotik Cefalexin, për shkak se penicilinat më bëjnë reaksion. A është e destinuar që të hiqet dhëmballa, sepse kështu nuk mund të vazhdoj dot?
Të falënderoj përzemërsisht!

PËRGJIGJE:
E nderuar. Bisedoni me stomatologun tuaj dhe merri këto informata: cila është diagnoza e sëmundjes së dhëmballës, çka është konstatuar në rëntgen, çfarë tretmani ka ndërmarrë dhe cila është prognoza e shërimit.


I nderuar profesor Begzati. Fëmija im 15 muajsh ka stomatit aftoz me myk. E kam pasur një javë me diarre dhe pediatri më ka thënë t’i jap cefotaxim 1g venoz 4 x 250 mg. Nuk kishte fare përmirësim dhe e mbajta me infuzione për një jav.ë Iu ndërpre diarreja, por pas një jave iu bë myku në gjuhë, e gjithë gjuha u bë harta-harta dhe pastaj u mbivendos dhe stomatiti aftoz. Pediatri i ka dhënë dhe dy ditë Lendacin 1g venoz. Ia kam ndërpre, sepse vetëm më keq po më bëhej djali. Jam duke ia pastruar gojën me betadine 1% dhe me stomakuran, por nuk ka përmirësim. As nuk han dhe as nuk pinë, ka filluar edhe gjirin nuk po e merr dhe ka temperaturë.
Të lutem, çfarë të bëj, sepse kam mbetur pa rrugë dhe më iku truri, nuk po di si të veproj.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Infeksionet e mukozës së gojës te fëmijët e vegjël nuk janë dukuri e rrallë. Zakonisht janë infeksione virale. Keqësimi i gjendjes së përgjithëshme i “detyron” mjeket-pediatër që të ordinojnë terapi me antibiotikë, që nuk është se ndihmon shumë. Infuzioni është i domosdoshëm për përmirësimin e gjendjes së përgjithëshme duke qenë se fëmija ka vështirësi në të ushqyer. Terapia e marë ndonjëher e ndryshon florën bakteriale në gojë, gjë që mundëson zhvillimin e infeksionit mykotik. Infeksionet e tilla sado që shoqërohen me shumë vështërsi dhe brengosje, kalojnë. Do të kish qenë mirë që të bëni një vizitë në Klinikën e stomatologjisë së fëmijëve në Prishtinë në mënyrë që të bëhet një ekzaminim më i detajuar.


Jam 30 vjeçar dhe kam probleme qe 10 vite me mishin e dhëmbëve, në anën e djathtë, pjesa e sipërme. Nuk kam pasur edhe as që kam ndonjë dhëmb të prishur, por gjatë konsultimit me stomatologun i kam hequr dy dhëmbë të shëndoshë për shkak se nuk kisha shërim të mishit të dhëmbëve. Është vetëm një pjesë në anën e djathtë, pjesa e sipërme, që kam problem ende edhe përkundër largimit të dhëmbëve të shëndoshë.
Nuk kam dhembje, por më pengon, ngacmon, kruhet edhe mund të heq copa apo gërryejë me ndonjë pajisje dhe nuk ndjej ndonjë dhembje.
Doktor, çfarë e shkakton këtë, si mund të shërohet dhe kujt t’i drejtohem?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Sëmundja e mishit të dhëmbëve ose siç e quajmë ne Parodontopatia, është sëmundje
që zakonisht përfshin mishin e dhëmbëve, për rreth tyre. Më së shpeshti atakon moshat e vjetra. Ankesa juaj është specifike duke qenë se ju deklaroni se ju janë nxjerrë dhëmbët e një ane vetëm sa të "qetësohet/shërohet" mishi i asaj ane. Nga aspekti stomatologjik kjo nuk tingëllon si veprim i logjikshëm. Por, sidoqoftë për ankesën tuaj drejtohuni në institucionin më të lartë profesional, këtu tek ne, pra në Qendrën klinike stomatologjike universitare të Kosovës, në Prishtinë, ku sigurisht se do të trajtoheni nga stomatolog specialist.


I nderuar profesor Begzati, fëmija imë 15 muajsh ka stomatit aftoz dhe myk. E kam pasur një javë me diarre dhe pediatri më ka thënë t’i jap Cefotaxim 1g, venoz 4 x 250 mg. Nuk kishte fare përmirësim dhe e mbajta me infuzione për një javë. Iu ndërpre diarreja, por pas një jave iu bë myku në gjuhë, e pastaj edhe stomatiti aftoz. Pediatri i ka dhënë dhe dy ditë Lendacin 1g venoz. Ia kam ndërpre, sepse vetëm më keq po më bëhet djali. Jam duke ia pastruar gojën me betadine 1% dhe me stomakuran, por nuk ka përmirësim. As nuk han, as nuk pi, ka filluar edhe gjirin nuk po e merr. Ka edhe temperaturë.
Të lutem, çfarë të bëj, sepse kam mbetur pa rrugë...
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Jo rrallë te fëmijët e moshave të vogla, paraqitet i ashtuquajturi Gingivostomatiti herpetik, që shkaktohet nga virusi Herpes simplex. Shumë fëmijë e kalojnë këtë sëmundje pa pasoja, brenda disa ditësh. Vështirësitë janë kryesisht në ushqimin e fëmijës. Për shkak të skuqes së mishit të dhëmbëve, paraqitjes së ulcerave që janë të dhembshme, fëmija vështirë ushqehet. Në këtë rast mjeku ndonjëherë detyrohet të udhëzoj marrjen e infuzionit. Duke qenë se është sëmundje virale trajtimi me antibiotik nuk preferohet. Mos u shqetësoni, kjo gjendje do të kalojë.
Për ndonjë konsultim shtesë mund të vizitoni Klinikën e stomatologjisë së fëmijëve në Prishtinë.


I nderuari Prof. Begzati. I kam tre fëmijë, 15 vjeç, 8 vjeç dhe 2 vjeç. Dhëmbët e qumështit iu kanë dalë shumë herët (muaji 5-6), përderisa të parit kanë filluar t’i dalin dhëmbët e dytë që nga klasa e parë e shkollës fillore dhe të njëjtit, shumica i kanë dalë deri në klasë të tretë. Fëmijës së dytë i kanë dalë dy dhëmbët e mëdhenj lart dhe katër poshtë. Jo më shumë. A është në rregull, a duhet të presim edhe një kohë që t'i dalin edhe dhëmbët e tjerë, apo duhet ta bëjmë një kontroll mjekësor?
Ju falënderoj paraprakisht.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Respekt juve për kujdesin. Dalja e dhëmbëve ka një kronologji ose më mirë me thënë një periudhë kohore kur duhet të dalin. Dhëmbët e parë (dhëmbët e qumështit) fillojnë që të dalin rreth muajit të gjashtë të jetës dhe deri në fund të vitit të tretë të jetës dalin që të gjithë dhëmbët e qumështit, pra 20 dhëmbë. Deri në moshën gjashtë vjeçe nuk ka dalje të dhëmbëve tjerë. Në moshën 6 vjeçare fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm, fillimisht dalin dhëmballët e parë të përhershëm, por mund të filloj edhe dalja e dhëmbëve të përparmë në nofullën e poshtme. Kështu vit pas viti ndërrohen dhëmbët. Dalja e dhëmbëve ndonjëherë mund të jetë e parakohshme, por mund të jetë edhe pak e vonuar. Andaj, nuk ka nevojë për shqetësim. Edhe te fëmija i moshës mbi 8 vjeçe, gjithçka është në rregull. Nëse dëshironi ta largoni shqetësimin i bëni një rëntgen të nofullës ku mund të shihen që të gjithë dhëmbët.


Përshëndetje doktor. Jam 15 vjeçare dhe kam problem me dhëmbin e parë nga ana e majtë i cili po ndryshon ngjyrë dhe po bëhet i zi. Kam vizituar mjek të ndryshëm për këtë problem dhe ata më kanë thënë se është nga lëndimi ose nga goditja, por për zbardhjen e tij nuk ka ndonjë mënyrë përveç se me gërryerje dhe vendosje të një dhëmbi të ri.
Do doja të dija, ju çfarë mendoni.
Respekt.

PËRGJIGJE:
Ndryshimi i ngjyrës së dhëmbit mund të jetë edhe si pasojë e lëndimit të dhëmbit. Kthimi i plotë i ngjyrës është i vështirë, por me teknologjinë e tashme stomatologjike mund të përmirësohet dukshëm. Sidoqoftë nuk ju kisha preferuar që ta mbuloni me kurorë artificiale.


Përshëndetje. Jam 26 vjeçare, kam probleme me dhëmbët, gjatë një konsulte që kam pasur me një stomatolog ai më tha se problemi është që dhëmbët nuk më janë ndërruar, dmth i kam dhëmbët e qumështit (është fjala për dhëmballët) dhe se rrënjët e tyre janë mjaft të dobëta dhe me kohë këta dhëmbë fillojnë të bien. Tash njëri prej tyre po më dhemb dhe më ka rënë një pjesë e tij dhe duket sikur të jetë i prishur. Nuk di çfarë të bëj, kam shumë frike se do t’i humbas dhëmbët. Ju lutem, më këshilloni.
Ju faleminderit. Pres përgjigje na ju!

PËRGJIGJE:
A mund të ketë dhëmbë të qumështit në moshën 26 vjeçe? Po, mund të ketë, por, zakonisht janë raste te rralla, kur dhëmbi i qumështit ngel në gojë për shkak se mungon folikuli i dhëmbit të përhershëm në brendësi të nofullës. Kur mungon dhëmbi i përhershëm, mungon impulsi për resorpcionon e rrënjës së dhëmbit të qumështit. Në fakt me mungesën e dhëmbit të përhershëm, dhëmbin qumështit nuk ka kush ta “shtyjë” nga vendi i vetë kështu që ai ngel në gojë. Në gjuhën stomatologjike ju themi “perzistim i dhëmbëve të qumështit”. Shkaktari më i shpeshtë i perzistimit të dhëmbit të qumshtit është mungesa e folikulit të dhëmbit të përhershëm. Më së shpeshti perziston dhëmballa e dytë e qumështit, etj.Ndonjëherë për arsye të ndryshme dhëmbi i qumështit ngjitet për ashtit të nofullës dhe si i tillë bëhet shumë fortë dhe nuk ndërrohet (ankiloze e dhëmbit). Por, fillimisht me anë të rëntgenit duhet të vërtetohemi sa a është dhëmb i qumështit ose, jo. Në rastin tuaj duhet me saktësi të definohet a është dhëmbi i qumështit dhe a është në nofull dhëmbi i përhershëm ose jo. Nëse është dhëmb i qumështit dhe në brendësi të nofullës mungon dhëmbi i përhershëm, atëherë ju duhet ta shëroni atë dhëmbë.


Qe 6 vite kam problem me një dhimbje në gojë, shije e hidhur dhe gjuha më bëhet e bardhë dhe një shtresë e lëmuar. Jam konsultuar me shumë dentistë dhe mjek të ORL-së dhe të gjithë më jepnin të njëjtën përgjigje se nuk kam asgjë, ndërsa unë vazhdoj të kam të njëjtin problem. Tani qe disa muaj pothuaj u dorëzova dhe nuk kërkoja më këshilla dhe erdha vet në përfundim nga konsultimet në internet, se më është formuar myku në gjuhë, nga amalgami ose edhe përdorimi i tepruar i Hexoral-it. Para një viti i rregullova të gjithë dhëmbët dhe përsëri, e njëjta gjendje. Jam lodhë nga kjo dhimbje. Para një muaj, shikova disa këshilla në internet dhe kam filluar me i përdorë disa kapsula Flucodrug/Fluconazole 100mg, por përsëri pa ndryshime. Qe një javë po e vërej në rrëzë/skaje të gjuhës disa puçrra të skuqura. Nuk po e di se çka të bëj?
Ju lutem më ndihmoni dhe pres një përgjigje dhe ndonjë terapi adekuate.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Ndryshimet në gojë mundë të jenë primare, kur shkaktari dhe sëmundja paraqiten direkt në gjuhë ose mukozë të gojës. Por mund të jenë edhe ndryshime sekondare si pasojë e ndonjë shqetësimi ose sëmundje tjetër, si pasojë e përdorimit të ndonjë terapie më herët, stresit, konsumimit të duhanit, barërat pa kontroll, etj. Meqenëse ju thoni se këto ankesa janë tash e 6 vjet, duhet që patjetër të diagnostikohet saktë, pse ka ardhë deri te ai ndryshim në gjuhën tuaj. Përdorimi i barërave pa diagnozë të sigurt nuk është i arsyeshëm. Eventualisht përdorimi i ndonjë dezinfektuesi të lehët mund të lejohet, por jo terapi specifike. Në rastin tuaj, si duket ju keni marrë terapi antimikotike (për shkak të shtresimeve të bardha në gjuhë) dhe siç thoni, pa sukses. Sidoqoftë nuk arsye për brengosje, shumë pacient kanë probleme të tilla, vetëm duhet të vizitoni mjekun-specialist të sëmundjeve të gojës në mënyrë që fillimisht të diagnostikohet saktë sëmundja dhe pastaj të merret terapia adekuate.


Përshëndetje. Jam 26 vjeçe, kam probleme me dhëmbët. Gjatë një konsulte që kam pasur me një stomatolog, ai më tha unë nuk i kam të ndërruar dhëmbët e qumështit (është fjala për dhëmballët) dhe se rrënjët e tyre janë mjaft të dobëta dhe me kohë këta dhëmbë do të bien. Tash njëri prej tyre po më dhemb dhe më ka rënë një pjesë e tij dhe duket sikur të jetë i prishur. Nuk e di çfarë të bëj, kam shumë frike se do t’i humbas dhëmbët. Ju lutem, më këshilloni.
Ju faleminderit. Pres përgjigje.

PËRGJIGJE:
Ka raste kur mungojnë dhëmbët e përhershëm dhe në këtë rast, siç thoni ju, mungojnë dhëmballët e përhershëm. Zakonisht këto anomali janë trashëguese. Përderisa mungojnë dhëmbët e përhershëm, në gojë ngelin (perzistojnë), për një kohë dhëmbët e qumështit. Këta dhëmbë mund të jenë të “lidhur” fortë për ashti dhe mund të qëndrojnë një kohë më të gjatë. Sa të jetë e mundur duhet të ruhen dhe të mos largohen. Nëse janë të prishur duhet shëruar me kujdes. Nënkuptohet, duhet të vërtetohet me saktësi mungesa e dhëmbëve të përhershëm. Për çdo rast, ju kisha preferuar që të bëni një rëntgen të dy nofullave (Ortopan) në mënyrë që të përcaktohet diagnoza e saktë dhe pastaj të planifikohet tretmani.


Qe 6 vite kam dhembje në gojë, shije të hidhur dhe gjuha më bëhet e bardhë (një shtresë e lëmuar). Jam konsultuar me shumë dentistë dhe mjek të ORL-së dhe të gjithë më jepnin të njëjtën përgjigje se nuk kam asgjë, ndërsa unë vazhdoj ta kam të njëjtin problem. Tani qe disa muaj pothuaj u dorëzova dhe nuk kërkoja më këshilla dhe erdha vet në përfundim nga konsultimet në internet, se më është formuar myku në gjuhë nga mbushja e dhëmbëve-amalgami ose edhe përdorimi i tepruar i Hexoral-it. Para një viti i rregullova të gjithë dhëmbët dhe përsëri e njëjta gjendje. Jam lodhë nga kjo dhimbje. Para një muaji, shikova disa këshilla në internet dhe kam filluar të përdori disa kapsula Flucodrug/Fluconazole 100mg, por pa ndryshime. Qe një javë po e vërej rrëzë/skaje të gjuhës, disa puçrra të skuqura. Nuk po e di se çka të bëj.
Ju lutem, më ndihmoni dhe pres një përgjigje dhe ndonjë terapi adekuate.
Me respekt, Viki.

PËRGJIGJE:
Problemet shëndetësore me mukozë të gojës, pra edhe në sipërfaqe të gjuhës, nuk janë të rralla. Janë një numër i konsiderueshëm i sëmundjeve që manifestohen në mukozë të gjuhës, qoftë si lokalizim primar ose si manifestim sekondar i ndonjë sëmundje tjetër në organizëm. Terapinë që ju merrni tregon për prezencën e sëmundjes mykotike, që quhet Canidiaza. Shkaktarët e sëmundjeve të mukozës së gjuhës janë të shumtë. Por, kjo sëmundje, Candidiaza, zakonisht është pasojë e disa “problemeve“ të tjera të mëhershme, që nga marrja pa kontroll e antibiotikëve, shërimi i gabuar, ulja e imunitetit, etj. Ndryshimet që shihen rreth gjuhës, mund të jenë afte (stomatit aftoz). Gjithashtu, të shpeshta në popullatë. Si shkaktar ndër të tjerat mund të jetë edhe faktori stres.
Sidoqoftë, nuk është diçka për t’u brengosur shumë. Por, ju këshilloj që të vizitoni specialistin e sëmundjeve të gojës, i cili është më i përgatitur për të sqaruar brengosjen tuaj dhe shërimin adekuat.


I nderuar doktor, jam 18 vjeçare dhe më është zhveshur mishi i dhëmbëve (parodontopati, mendoj ). Këtë gjendje e kam qe 3 vite kam pas edhe një ndërhyrje kirurgjike, mirëpo nuk kam pasur ndonjë përmirësim. Dhëmbët e poshtëm më janë zhveshur më shumë, po ashtu edhe më lëvizin.
Ju lutem të më ktheni përgjigje.

PËRGJIGJE:
Ashtu siç e keni shkruar me korrektësi termin “parodontopati”, mendoj se deri diku keni njohuri për këtë sëmundje. Është një sëmundje kronike e aparatit mbështetës të dhëmbit, kryesisht e moshave të vjetra, por prek edhe moshat e reja, sidomos një formë shumë e rrallë e parodontopatisë, e ashtuquajtuara “parodontopatia juvenile”. Meqenëse ju keni bërë edhe operacion nga mjeku specialist i asaj lëmie, është mirë që sërish t’i drejtoheni për brengat tuaja. Sidoqoftë, mirëmbajtja e rregullt e higjienës orale dhe përdorimi i tretjeve me qëllim dezinfektimi, mund të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.
Kontrolli te specialisti përkatës është i domosdoshëm!


Përshëndetje, i nderuar mjek. Jam 53 vjeçar. Kam disa shqetësime me erën e gojës. Larjen e dhëmbëve e kam bërë dhe e bëj dy deri tri herë në ditë. Zakonisht kjo ndodhë kur jam i uritur. Nuk kam dhimbje barku, por simptomat janë të tilla qe në gojë, sidomos tek dhëmbët, ndjej thartësirë, sipërfaqja e gjuhës është e zverdhur. Meqë jam besimtar, gjatë agjërimit kjo vjen në shprehje edhe më shumë. Hezitoj të bisedoi me njerëz shkaku i erës së gojës. Kam bërë analizat e gjakut, kolesteroli është mirë, kurse trigliceridet tejkalojnë normalen nga 1.9. Kur kam kujdes në ushqim e deri tek 3.1, glukoza është 5.8, ndërsa njëherë ishte edhe 6.7. Ju lutem më këshilloni se çka të bëjë që ta largoi këtë brengë timen.
Për këshillën e juaj iu falënderoj.

PËRGJIGJE:
Shkaktarët e erës së keqe të gojës janë të shumtë. Një ndër më të shpeshtit, është prishja e dhëmbëve dhe pezmatimi i mishit të dhëmbit. Dhëmbi i prishur, sidomos gangrena e dhëmbit lëshon erë tejet të rëndë. Mospastrimi i dhëmbëve dhe ngecja e ushqimit në mes të dhëmbëve, gjithashtu karakterizohet me erë të keqe. Por, nuk janë shkaktarë të vetëm, edhe sëmundjet e bajameve, qelbi në sinuse, infektimi i grykës, mund të shoqërohen me erë të keqe. Bile, edhe disa sëmundje të mushkërive dhe të lukthit karakterizohen me erë të keqe. Pra, janë një mori shkaktarësh të erës së keqe. Nënkuptohet se gjatë agjërimit, era vjen për arsye të “kufizimit” të pastrimit të dhëmbëve dhe gojës. Së pari, ajo që ju këshilloj është, vizitoni stomatologun në mënyrë që të gjendet shkaktari. Por, pastroni dhëmbët çdo herë pas marrjes së ushqimit, shpërlani gojën shpeshherë me çaj kamomili, dhe do të shihni efektet e para.


I nderuari doktor, ju përshëndes. Pas dhembjes së një dhëmballe, stomatologu më bëri një rëntgen dhe më bindi që duhet të heq dy dhëmballët e lartë majtas. Pas një kohe e pastroi edhe mishin e dhëmbëve, por pas 6 muajsh filluan të gjithë dhëmbët të luajnë. E pabesueshme! Jam shumë i dëshpëruar sepse kam investuar shumë në mirëmbajtjen e dhëmbëve. Unë jam 38 vjeçar, i pastroj dhembët rregullisht dhe s’kam pasur kurrë probleme me dhëmbë. Doktor, pres udhëzimin tënd.
Ju faleminderit.
Besniku.

PËRGJIGJE:
I nderuar Besnik. Në mjekësi, ashtu edhe në stomatologji është një rregull që duhet të respektohet. Për çdo intervenim, së pari bisedohet me pacientin, i shpjegohet sëmundja dhe terapia që duhet ndërmerret. Veprimi terapeutik që duhet të merë mjeku/stomatologu, patjetër që bëhet pasi që jepet pëlqimi nga ana e pacientit. Pra, nuk intervenohet me “dhunë”. Shpresoj që stomatologu nuk ju ka nxjerrë dhëmbët me dhunë. Së dyti, tash ka aq shumë stomatolog sa që ju mundeni me zgjedh. Pra, mos ia besoni shëndetin atij që nuk i besoni. Për sëmundje të caktuar më të “rënda” ekzistojnë specialist përkatës. Pra, ju mund të vizitoni Qendrën Klinike Stomatologjik Universitare ku mund të konsultoni mjekët më të specializuar lidhur me rastin tuaj.


Profesor, sa janë te pranueshëm implantet në organizëm, sepse kam dëgjuar që ka mundësi që organizmi të mos i pranon. A ka diçka të vërtetë këtu?
Faleminderit, pres përgjigjen tuaj...

PËRGJIGJE:
Sigurisht se avancimet në stomatologji kanë arritur deri në atë nivel që dhëmbët e munguar të mund të zëvendësohen në mënyrë artificiale, pra edhe me aplikim kirurgjik të implanteve. Suksesi apo mossuksesi i një tretmani të tillë varet nga shumë faktorë: që nga terapeuti (përvoja), lloji i implantit (cilësia), gjendja e nofullave, gjendja shëndetësore e pacientit, mosha e tij, etj. Për gjitha këto, ju informoheni në detaje nga specialisti përkatës, që edhe në vendin tonë janë të shumtë.


Para një viti të gjithë dhëmbët me rrinin të mpirë. Gati një muaj nuk lash stomatolog pa vizituar dhe u tregoja që më dhëmbin të gjithë. Dhembja më shkonte nga njëri dhëmb te tjetri dhe pastaj kaloi vet. Tash përsëri më është shfaqur; qe 2 javë më mpihen dhëmbët, më dhëmbin. Nuk e di a bëhet fjalë për dhëmbë apo për ndonjë sëmundje tjetër.
Ju lutem, të më përgjigjeni.

PËRGJIGJE:
“Mpirja” e dhëmbëve nuk është dukuri e rrallë. Mund të jetë pasojë e disa shkaktarëve: zhveshja e qafës së dhëmbit, dhëmbët e zhvilluar me anomali në strukturën e saj, dhëmbët që pastrohen një kohë të gjatë me brushë që ka fije të forta (brejtja e qafës së dhëmbëve), etj. Por ka raste që një ndjenje e tillë e padefinuar që zgjatë një kohë dhe prapë largohet mund të jetë edhe pasoje e ndonjë stresi momental (brengosje e tepruar). Pra, ju mos u brengosni, shumë mirë që ju ka kaluar. Sigurisht se nuk është pasojë e ndonjë sëmundje tjetër “serioze”.


Përshëndetje i nderuari doktor. Dëshiroj t'ju pyes nëse "dhëmbi i vdekur" e formon një shtresë me ngjyrë të verdhë në pjesën e përparme të dhëmbit, a mundet të eliminohet ajo shtresë dhe me çfarë metode.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Dhëmbi që i largohet nervi, siç i quajnë në popull “dhëmbi i vdekur”, është e vërtet që e ndërron ngjyrën, pra, bëhet më i mbyllur. Dhëmbët të tillë janë brengosje për pacientët, sidomos kur janë përpara-që shihen. Brengosje janë edhe për stomatologët, duke qenë se vështirë mund të kthehet ngjyra natyrore e dhëmbit. Por, sot ekzistojnë metoda të ndryshme për modifikim të ngjyrës, që nga aplikimi i tretjeve zbardhuese në dhëmbë, përdorimi i materialeve kualitative për mbushje e deri te kurorat estetike.


Përshëndetje profesor. 4 dhëmbët e parë i kam të veshur. Nuk kam pasur ndonjë problem me ta, mirëpo vetëm për arsye estetike i kam veshur. Por, tash kam disa probleme që më shqetësojnë. Nga 2 dhëmbë del një lëng me aromë të rëndë dhe lëvizin kur i prek me gjuhë në drejtim të qiellzës, ndërsa tek 2 të tjerët, ka skuqje në mish të dhëmbit (vetëm një vijë e hollë mbi qafë të dhëmbit). Materiali me të cilin i kam veshur është i llojit zirkum. Gjatë larjes së tyre kam gjakderdhje të vogël. Si te veproj me ta?
Pres përgjigje nga ju.
Kaltrina.

PËRGJIGJE:
E nderuar Kaltrina. Materiali që ju keni përdor është i kualitetit të lartë. Pra, sigurisht se një punë e tillë ka kërkuar zgjedhjen e mjekut të cilit ju ja keni besuar punën edhe “çmimin”. Besoj që mjeku juaj do të ju sqaroj gjendjen e dhëmbëve, eventualisht edhe ndonjë intervenim shtesë për të tejkaluar shqetësimet që i keni.


I nderuari Profesor. Jam 33 vjeçar. Dhëmbët e mi kanë filluar të zbulohen, disi duken të shpaluara rrënjët e dhëmbit, tani disa nga dhembet e mi nuk janë të rrafshët, por kanë filluar të marrin një formë tjetër. Ju kisha lutur të më jepni këshilla se si të veproj. Apo mos ndoshta duhet t’i heq të gjithë dhëmbët dhe të ngjis protezë.

PËRGJIGJE:
Zbulimi i qafës së dhëmbit, zakonisht është si pasojë e pezmatimit të mishit të dhëmbit. Stomatologët këtë sëmundje e quajnë parodontopati. Eshtë më e shpeshtë te moshat e vjetra, por mund të haset edhe te të rinjtë. Qëllimi i terapisë është që të zgjatet sa më shumë jetëgjatësia e dhëmbëve. Pra, vizitoni stomatologun që të ju ndihmoj për t’i ruajtur dhëmbët, e jo, t’i nxirrni.


Doktor, dua t’ju pyes se si duhet të veprohet pasi që dhëmbët përpara, vetëm incizivët lëvizin ngapak, sa herë t’i pastroj rrjedhin gjak. Edhe kur zgjohem në mëngjes janë të mbushur me gjak të ngjizur.
Kam dëshirë të di se si duhet të veproj. Kam dëgjuar që vaji i ullirit është i mirë për shërimin e sëmundjeve të dhëmbit. Sa është e vërtetë kjo.Faleminderit, Valja.

PËRGJIGJE:
Edhe te ju problem konsiston në pezmatimin e mishit të dhëmbit. Mbajtja e rregullt e higjienës orale, është parakusht kryesor që të ruhet shëndeti i gojës. Mund të përdoren edhe tretje për shpëlarje të gojës siç është çaji i kamomilit, ose edhe ndonjë dezificient, si chlorheksidina, peroksidi i hidrogjenit në koncentrim të ulët, etj. Por, gjithsesi kontrolli te stomatologu është më së i nevojshëm.
Sigurisht se vaj ullirit ka shumë veti pozitive, por për pezmatim të mishit të dhëmbit nevojiten këshillat që sapo i përmendëm më lart.


Përshëndetje. Unë kam problem me erën e gojës. Çdo ditë i pastroj dhëmbët, por përsëri mbas 5 min. fillon të vij era e keqe. Gjithashtu gjuha më bëhet e bardhë. Unë kam probleme edhe me bajame.
Ju faleminderit. Me respekt, Bekimi.

PËRGJIGJE:
Shkaktarët e erës së keqe të gojës mund të jenë të shumtë: ndonjë dhëmb i prishur, pezmatimi i mishit të dhëmbit, prezenca e xhepave parodontal, punimet protetikore joadekuate, ‘pllombat’ joadekuate, etj. Por jo vetëm në gojë gjenden shkaktarët e erës së keqe. Pezmatimet në fyt (p.sh.të bajameve), sëmundjet e lukthit, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, por edhe të mushkërive gjithashtu mund të jenë shkaktarë të erës së keqe. Fillimisht mund të vizitoni stomatologun që të mund të definohet se nga ku mund të vije era e keqe. Ndërkohë, shpërlani gojën me çaj të kamomilit.


Doktor, i nderuar. A është më mirë të zëvendësohet mbushja amalgame me atë qeramike, apo është më mirë të mos luajmë me të?
Genci

PËRGJIGJE:
Në teknologjinë më të re të materialeve stomatologjike ka filluar edhe aplikimi i mbushjeve nga qeramika. Aplikimi i mbushjes nga qeramika është më i komplikuar se i amallgamit dhe kompoziteve duke qenë se mbushja nga qeramika duhet të punohet në laborator (pas marrjes së masës). Sigurisht se janë shumë më kualitative se çfarëdo mbushje tjetër, porse nevojitet më shumë kohë për aplikim, kushtojnë edhe shumë më shtrenjtë.


Jam 19 vjeçe dhe do të doja t’i zbardh dhëmbët. Më intereson, sa janë të sigurta metodat që aplikohen sot për dhëmbë të shëndetshëm dhe nëse ata arrihet ndonjë efekt. Gjithashtu, më intereson, a janë më të mira, më të shëndetshme, produktet që rekomandohen për përdorim në shtëpi apo teknikat për zbardhues në ordinancat dentare?
Faleminderit. Lyra.

PËRGJIGJE:
Në ditët e sotme, zbardhja e dhëmbëve është bërë dukuri e shpeshtë dhe shumë e kërkuar. Në treg gjenden materiale të shumtë për zbardhje. Sigurisht se materiale të ndryshme dallojnë shumë për nga kualiteti. Disa prej tyre mund të aplikohen në një seancë me metodë laserike, disa të tjera kërkojnë disa seanca, por ka edhe materiale që aplikohen nga vet pacientët në shtëpi. E përbashkëta e shumicës së preparateve është përmbajta e peroksidit të hidrogjenit në koncentrim tejet të lartë që mund të jetë i dëmshëm si për dhëmbë ashtu edhe për indet përreth. Një e metë tjetër është se zbardhja është jo e përhershme. Unë mendoj se dhëmbi më i bukur është dhëmbi i ruajtur nga kariesi, i pastër dhe i mirëmbajtur ashtu siç e ka ngjyrën e vet natyrore.


Unë jam 33 vjeçare. Unë i kam dhëmbët artificial dhe nuk jam e kënaqur aspak. Dua t’i ndërroj, prandaj ju pyes se a është problem dhe sa më zgjatë?

PËRGJIGJE:
Ndërrimi i dhëmbëve artificial nuk është aspak problem. Bëhet shpejt dhe pa dhimbje. Sa për material dhe efekt më të lartë estetik, sot keni zgjedhje më të madhe.


Djali im është 17 vjeç dhe dhëmb i pjekurisë nuk ka dalë plotësisht. Ai nuk ankohen për dhimbje dhe ai dhëmbëve, në fakt, nuk i shkakton probleme. Megjithatë, shpesh thuhet se dhëmbët e pjekurisë është më të nxirren, sepse më vonë mund të thyhen lehtë.
Cila është këshilla juaj për këtë çështje?
Visari, Rahovec.

PËRGJIGJE:
Dhëmbët e pjekurisë dalin vonë. Ndonjëherë edhe pas moshës njëzet vjeçare. Nuk do të thotë se këta dhëmbë janë të dobët dhe duhet të nxirren. Kurrsesi, vetëm nëse bëjnë problem, pra nuk kanë vende për të dalë dhe shoqërohen me dhimbje. Përndryshe nëse dalin në hapësirë të mjaftueshme duhet të kujdesemi për ata, si për të gjithë dhëmbët tjerë. Ndodhë, që të na nevojiten dikur më vonë edhe për arsye protetikore. Pra, njeriu nuk ka dhëmbë të tepërt.


I nderuari doktor. Unë kam shumë probleme me pezmatimet e mishit të dhëmbëve, gingivitet. E vizitoj mjekun rregullisht, më bën pastrimin e gurëve. Qe dy vite e kam këtë problem . I pastroj dhëmbët rregullisht pas ushqimit, e nganjëherë edhe me hidrogjen, por kot.
Ju lutem doktor, pres ndihmën tuaj.

Flm.

PËRGJIGJE:
Mënyra kryesore për të parandaluar pezmatimin e mishit të dhëmbëve (gingivitin) dhe sëmundjen e aparatit mbështetës të dhëmbëve (parodontopatinë) është pastrimi i drejtë i dhëmbëve. Kjo nënkupton shpeshtësinë e duhur (2-3 herë në ditë), kohëzgjatjen e duhur (minimum 2-3 minuta) dhe teknikën e duhur (sipas udhëzimeve të stomatologut). Po ashtu preferohet përdorimi i mjeteve ndihmëse për mirëmbajtjen e higjienës së gojës (peri, brushat e vogla, shiritat).


Përshëndetje nga Gresa. Djali im është 12 vjeç. Pasi i kanë dalë dhëmbët e përhershëm, gjysma prej tyre kanë filluar t’i prishen. Disa dhëmbë i ka mjekuar dentisti, por pas një viti sërish vërehen disa njolla të zeza.
Në pritje të sugjerimit tuaj, ju përshëndes.
Lendita, Rahovec.

PËRGJIGJE:
Lendita. Djalin tuaj duhet ta dërgoni te stomatologu jo vetëm kur keni parë që dhëmbët kanë filluar të prishen (karies), por edhe kur nuk shihni prishje, sepse atëherë është e mundur që prishjet të zbulohen sa më herët dhe mjekimi është më i lehtë.


Unë kam problem me mishin e dhëmbëve dhe me dhëmbët. Mjeku më ka thënë që dhëmbët kanë filluar të largohen prej nofullës dhe kështu që të gjithë dhëmbët më lëkunden nga pak.
Doktor, çka duhet të përdori për me bërë forcimin e rrënjës së dhëmbëve për nofullën e sipërme dhe të poshtme?
Përshëndetje, Lirimi.

PËRGJIGJE:
Humbja e mbështetjes së dhëmbëve është e pakthyeshme. Dhëmbët që luhaten duhet së pari të trajtohen, dmth të bëhet përpunimi i mishit të dhëmbëve (gingivës) përreth tyre, pastaj mund të fiksohen (me të ashtuquajturit splinte apo bandazhe) me qëllim që të zvogëlohet shkalla e luhatshmërisë.


Doktor i respektuar. Çdo herë gjatë pastrimit të dhëmbëve kam gjakderdhje. Pse më ndodh kjo kur unë dy herë në vit i pastroj gurëzit nga dhëmbët?
G.J.

PËRGJIGJE:
Gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve (gingiva) tregon për pezmatim. Edhe pse ju e bëni largimin e gurëzive nga dhëmbët te stomatologu, vazhdimi i gjakderdhjes tregon që mbajtja e higjienës së gojës është e pamjaftueshme. Po ashtu, kjo është një tregues që trajtimi i mishit të dhëmbëve (gingvës) nuk mjafton vetëm me largimin e gurëzive, por të vazhdojë me përpunimin e mishit të dhëmbëve (gingivës) dhe strukturave të tjera të aparatit mbështetës të dhëmbit (parodonciumit).


Doktor, djali im është 15 vjeç dhe dhëmbët e syrit ende nuk i kanë dalur. Dhëmbët kanë  nisur të dalin nga qiellza, por prapë nuk mund të dalin, sepse nuk kanë vend. Mund tua dërgoj edhe fotografinë. Kam qenë te disa stomatolog,  por nuk kanë bërë gjë. Ju lutem, më ktheni një përgjigje.

PËRGJIGJE:

Dalja e dhëmbëve jo rrallë devijon nga gjendja normale. Ndonjëherë dalin me vonesë, ndonjëher dalin jashtë pozitës së vetë normale. Por, kjo nuk duhet të ju shqetësojë. Këto gjendje zgjedhen pa ndonje problem. Duhet të konsultoni specialitin përkatës. Ju sugjeroj që të vinin në Qendren klinike stomatologjike universitare- Klinika e fëmijëve.


Si jeni doktor i nderuar. Une jam një qytetare nga Prishtina dhe desha të bëj një pyetje për dhëmbët e djalit tim, 3 vjeç e gjysme. Dhëmbët kam filluar t’ia pastroj nga mosha 3 vjeçe, mirëpo edhe pse ia pastroj, pothuajse rregullisht, në dhëmbët e sipërm i është krijuar një shtresë sikur të mos jenë pastruar fare dhe nuk po i largohet me brush dhe me pastë. Është kjo normale për këtë moshë, apo...?

Me shumë respekt.

 

PËRGJIGJE:

Larja e dhëmbëve nga mosha trevjeçare mundësisht edhe me herët është një shprehi shumë e mirë. Por, krahas larjes së dhëmbëve janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në shëndetin e dhëmbëve dhe gojës. Mënyra e të ushqyerit, p.sh., marrja e ushqimit të ëmbël, ushqimi i fëmijëve me shishe/biberon, etj,  mund të ndikojnë në prishjen e dhëmbëve. Krijimi i asaj shtrrese të butë, pra mund të jetë edhe si pasoje e llojit të ushqimit që konsumon fëmiu.

Vizita te stomatologu i fëmijëve mund të jetë e mirëseardhur për këshilla dhe sugjerime.  


I nderuari doktor. Unë jam 18 vjeqare dhe kam probleme me dhëmbë për shkak se kur kam qenë në moshë të re jam rrëzuar nga shkallët dhe kam humbur dhëmbët e përparmë.  Si pasojë e kësaj tani dy dhëmbët e mëdhenj që i kemi përpara, njëri anon shumë nga brenda (dmth është i shtrembër).

Tani desha t’ju lus për një këshillë se, a është më e përshtatshme dhe më efektive të mbaj proteza apo të vendosë dhëmb të ri në vend të tij duke marrë parasysh moshën.

Ju lutem doktor, pres përgjigjen tuaj.

Faleminderit për mirëkuptim. 

PËRGJIGJE:

Gjithmonë, dhëmbi juaj është xhevahir natyror. Kurdoherë që është e mundur duhet të ruhet dhëmbi natyror. Vetëm në raste të pamundura mund të zëvendësohet, korrigjohet me dhëmbë artificial. Nëse ka mundësi, më mirë është të korigjohet me protezë ortodontike. Mosha juaj e lejon këtë.

 

Fotografia: Prof. Ass. Dr. Agim B. Begzati, stomatolog

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.