Qafa e shtrembër

23:30 / 6.01.2009
Tortikoli është deformitet që karakterizohet me fleksionin (përkuljen) lateral të kokës kah krahu në anën e lokalizimit të deformitetit dhe rotacionin e saj në anën e kundërt.

Prof.Dr.Cen Bytyqi, MD, PhD

Tortikoli kongjenital muskulor për nga shpeshtësia është deformiteti i tretë, pas çrregullimit zhvillimor të kërdhokullës dhe pes equinovarusit kongjenital. Zakonisht shoqërohet me asimetri të fytyrës dhe është pasojë e kontrakturës unilaterale të muskulit sternokleidomastoideus (Fig. 1 A, B, C,).

Hulbert ka përshkruar dy tipe të deformitetit. Tortikoli kongjenital postural është i pranishëm që në lindje, për nga natyra është kalimtar dhe nuk kërkon ndërhyrje operatore. Tortikoli muskular që paraqitet një kohë të shkurtër pas lindjes dhe shoqërohet me zhvillimin e ënjtjes në muskul në muajt e parë të jetës.

Kjo ënjtje e quajtur “tumori sternokleidomastoid” që më gjasë është rezultat i hipertrofisë së elementeve fibroze brenda muskulit, gradualisht tërhiqet duke lënë shkurtim të muskulit të përfshirë.

Deformimi kozmetik bënë që shumë prindër të kërkojnë ndihmë mjekësore për fëmijët e tyre, por mund të takohen dhe sekuelat e vonshme siç janë: asimetria e fytyrës, skolioza cervikotorakale dhe çrregullimi i të pamurit.


Fig. 1. A,B . Pamja klinike e MSCM të tendosur para trajtimit operativ me tenotomi biterminale, C, rezultati post operativ.


Etiologjia e TKM ende është e paqartë. Si shkaktar përmendet trauma. Në 40% të rasteve në anamnezë kemi lindjen e vështirë me hematomën përcjellëse dhe miozitisin e muskulit sternokleidomastoid (MSCM) ose me okluzionin vaskular, por lidhshmëri direkte të traumës me ndryshimet histologjike te TKM nuk është treguar.

Hasja më e shpeshtë e TKM pas shtatzënisë ose lindjes së komplikuar është në lidhshmëri me pozitën abnormale intrauterine dhe traumën gjatë lindjes. Herediteti duket se luan rol të sigurt në etiologjinë e TKM mirëpo mënyra e saktë e transmisionit hereditar nuk është identifikuar.

Është njoftuar për shumë lidhshmëri te tortikolit muskular me çrregullimet kongjenitale të kërdhokullës, asimetrinë e fytyrës, pes equinovarusit kongjenital, skapulën e elevuar, metatarzus adductusin gjëra që udhëzojnë në etiologjinë kongjenitale të deformitetit.

Është me rëndësi të përkujtojmë se ne 20% e të gjithë fëmijëve me tortikolin kongjenital muskular poashtu ka dislokim kongjenital të kërdhokullave të njërës ose të dy kërdhokullave.

Sipas Aldred trauma gjatë kalimit nëpër rrugët e lindjes, iskemia, okluzioni arterial ose venoz janë faktorë që së bashku ose si të veçantë mund të shkaktojnë tortikolin miogjen.

Paraqitja e ënjtjes së MSCM në javën e tretë pas lindjes shpjegohet me zhvillimin e granulomës në muskulin nekrotik, kurse kjo është pasojë e dëmtimit mekanik gjatë lindjes ose dëmtimit të qarkullimit të gjakut.

Në bazë të këtyre të dhënave shumica e autorëve mendon se në paraqitjen e tortikolit kongjenital muskular kemi të bëjmë me faktorë polietiologjik.

Diagnoza. Pamja klinike e tortikolit kongjenital miogjen është karakteristike në bazë të pozitës së kokës të përkulur (lateroflektuar) në anën e sëmurë, kufizimit të rotacionit në anën e sëmurë, kurse tonusi muskular i shtuar, shkurtimi, konzistenca e fortë, ënjtja e MSCM takohen zakonisht më vonë pas dy javësh.

Deformiteti është minimal në lindje por brenda disa javëve të para të jetës zmadhohet, zhvillohet një ënjtje në MSCM. Kjo ënjtje e quajtur “tumori sternokleidomastoid” i cili me gjasë është rezultat i hipertrofisë së elementeve indore fibroze brenda muskulit, gradualisht tërhiqet por len kontrakturën (shkurtimin) e muskulit të përfshirë.

Te fëmijët pas moshës tre mujore mund të dallohet asimetria e fytyrës, e cila me kohë bëhet më e shprehur. Me asimetri të fytyrës kuptojmë deformitetin ku gjysma e fytyrës kah ana e sëmurë është e zvogëluar dhe ngec në zhvillim krahasuar me anën e shëndoshë.

Nëse paramendojmë vijën vertikale përmes të fytyrës, atëherë kjo vijë do të jetë e lakuar me konkavitet kah ana e sëmurë. Ënjtja e MSCM takohet në 50% të rasteve. Te rastet e pamjekuar të TKM përveç asimetrisë së fytyrës takohet dhe MSCM i tendosur që vërehet nën lëkurë, por mund të zhvillohet dhe skolioza cervikotorakale e formës C ose S.

Prandaj në ekzaminim përveç raportit klinik duhet bërë dhe radiografinë në dy projeksione si dhe elektromiografinë (EMG), sepse stimulimi elektrik para trans-sekcionit nganjëherë është i nevojshëm në mënyrë që të sigurohemi se a ka mbetur njonjë strukturë neurale e ngjitur për MSCM.

Stimulimi elektrik është sidomos i vlefshëm në operacionet e revizionit të tortikolit ku gjendet vraga e theksuar.

Diagnoza diferenciale. Tortikolisi kongjenital muskular duhet të diferencohet nga tortikolisi si pasojë e deformimeve kongjenitale oseale të kolonës vertebrale cervikale, tortikolisi si pasojë e artritit reumatoid akut ose proçeset tjera inflamatore përreth qafës.

Sëmundjet inflamatore që mund të shkaktojnë tortikolisin janë: limfadenitisi i qafës, pezmatimet e fytit, parotiti infektiv. Tortikolisi si pasojë e disfunksioneve vestibulare (otogjen) ose ai i sëmundjeve të syrit (oftalmogjen) dhe nga tortikolisi spasmodik.

Të sëmurët me disfunksion okular tentojnë që të përmirësojnë të pamunit duke e ndërruar pozitën e kokës, kështu që në mënyrë sekondare paraqitet tortikoli muskular.

Radiografia e qafës në dy projeksione mundëson që të përjashtohen anomalitë vertebrale cervikale siç janë: tipi i pakorrigjueshëm kockor i tortikolit që shihet me sinostozat cervikale (syndroma Klippel-Feil ose brevicollis), fuzioni (asimilimi) atlanto-occipital me ose pa hipoplazionin e bazës së okcipitumit, anomalitë e procesit odontoideum.

Lëndimet (frakturat, subluksacionet, dislokacionet) e pjesës cervikale të shtyllës rruazore, sidomos me lokalizim në kompleksin C1-C2, gjithmonë nuk mund të vërehen në incizimet radiografike.

Posaçërisht duhet përmendur se te fëmijët deri në moshën 3 mujore simptomi i tortikolit pa shenja të dëmtimit të MSCM dhe pa shenja të sëmundjeve tjera është relativisht i shpeshtë dhe paraqet tortikolin nga malpozicioni dhe ka prognozë të mirë gjatë trajtimit me ushtrime, qaforen e gomës, mbajtjen e pozitës korektive me jastëk dhe veprimeve tjera korektive sipas udhëzimeve që i japim nënës.

Mjekimi. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm janë tejet të rëndësishëm meqenëse në disa muajt e parë të jetës, duket se muskuli SCM i shkurtër përgjigjet më së miri në ushtrimet e përditshme të zgjatjes (stretching).

Mjekimi konzervativ që konsiston në ushtrimet e zgjatjes së MSCM, ushtrimet rotatore, korrigjimi i pozitës së kokës me anë të jastëkut, vendosja e shtratit pranë dritares, vënia e lodrave mbi fëmijën që ai të kthej kokën kah ana e afektuar, vendosja e qafores me vatë sipas Schanzit ose qafores së gomës.

Tretmani i tillë fillon në muajin e parë dhe vazhdon për 12 muaj duke rezultuar në korrigjimin komplet të tortikolit në 90% të fëmijëve. Për pasojë te fëmijët ku trajtimi nuk ka filluar në muajt të parë, tortikoli bëhet në mënyrë progresive rezistent në ushtrimet e zgjatjes.

Tortikoli muskular rezistent dhe rekurent kërkon trajtim operativ të MSCM të shkurtuar, kurse në moshat e shtyera nevojitet dhe lirimi i indeve të buta për-rreth që janë të shkurtuara në mënyrë sekundare.

Radiografia preoperatore e kolonës vertebrale cervikotorakale në dy projeksione duhet bërë me qëllim që të përjashtohen anomalitë kongjenitale kockore të kësaj pjese, si dhe të vërehet prania eventuale e ndonjë skolioze cervikotorakale të formës C ose S.

Po ashtu duhet zbatuar dhe ekzaminimin komplet të syve për të gjithë të sëmurët që të regjistrohet ndonjë abnormalitet eventual. Ndërhyrja operatore konsiston në lirimin e pjesës sternoklavikulare të muskulit me anë të tenotomisë. Indikacionet për tretman operativ TKM janë:

* Prania e pseudotumorit të MSCM mbi moshën 6 muajshe.

* Nëse tortikoli kongjenital muskular perziston mbi moshën 12 muajshe dhe

* Nëse aktiviteti elektromiografik i MSCM është dukshëm i redukuar.

Lirimi operativ i MSCM nuk është i indikuar te të sëmurët me tortikolin të shkaktuar nga shkaqe tjera, si në rast të deformiteteve kockore, tortikolit okulogjen, otogjen dhe atij spastik.

Disa autorë rekomandojnë që për të sëmurët e moshës mbi tri vjeçare të cilët nuk reagojnë në trajtimin operativ si dhe te rastet reziduale post-operatore të bëhet tenotomia biterminale proksimale (mastoidale) dhe distale (sternale dhe klavikulare).

Menjëherë postoperativ aplikohet imobilizimi me gips, Minerva korzeti derisa i sëmuri është nën anestezion në pozitën që koka të jetë e rotuar kah ana e operuar dhe e përkulur lateral në anën e kundërt.

Disa autorë sugjerojnë fillimisht post-operativ qaforen nga vata sipas Schanzit për afro 5 ditë post-operativ dhe pastaj vazhdohet me korzetin e Minervës.

Dy javë pas ndërhyrjes operatore gips imobilizimi ndërrohet me të sëmurin në pozitën ulur. Kohëzgjatja e tërësishme e imobilizimit në pozitën e lartpërmendur mbahet për gjashtë javë.

Pas heqjes së gips imobilizimit vazhdon trajtimi me terapi fizikale, ushtrime për zgjatjen e MSCM dhe të qëndrimit të drejtë nën mbikëqyrjen e fizioterapeutit, së paku për tre muaj.

Ushtrimet plotësuese i vazhdon edhe vet i sëmuri duke qëndruar përballë pasqyrës me ose pa prani të prindërve. Terapia fizikale post-operative duhet të zgjat mesatarisht 6 muaj.

Sipas rezultateve të Wirth me bp madje edhe asimetria e shprehur e fytyrës mund të tërhiqet komplet brenda disa viteve nëse i sëmuri është operuar para moshës pesë vjeçare.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Prof.Dr.Cen Bytyqi, MD, PhD
Prof.Dr.Cen Bytyqi, MD, PhD
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.