Receta natyrale për një lëkurë të shëndetshme

15:01 / 14.07.2010

Keni probleme me lëkurën, e ndjeni të ashpër, të pahidratuar dhe megjithëse i keni provuar të gjitha nuk keni arritur të keni sukses? Mjekët ju kanë këshilluar të përdorni metoda natyrale, sepse janë më të efektshme dhe më të lehta për t’u aplikuar?

“Gratë e Egjiptit të Lashtë dhe Kinës krenoheshin me lëkurën e tyre të lëmuar dhe të butë. Sekreti i tyre ishte përdorimi i metodave tradicionale, 100% natyrale. Kështu, egjiptianet përdornin argjilën, që fatkeqësisht këtu te ne ende nuk i njihen mirë efektet, mjaltin dhe qumështin. Një përzierje kjo, që siguronte ushqimin e lëkurës dhe eliminimin e rrudhave dhe problemeve të tjera. Ndërsa kinezet, kanë përdorur banjat me çaj jeshil, atë që njohim si çaj mali”, thotë Azem Nela, mjek popullor.

Sipas tij, përdorimi i metodave tradicionale, popullore janë më të efektshme se kremrat apo solucionet e ndryshme, sepse të parat garantojnë freskinë e bimës dhe sigurisht suksesin. “Në fund të fundit duhet të kuptohet se si për gjithçka dhe për fytyrën, është më mirë nëse përdoret diçka që siguron origjinalitet, sepse sado që diçka të arrihet të përpunohet mirë, nuk mund të ketë kurrë efektin e origjinalit”, nënvizon mjeku.

Sipas tij, recetat më të mira që mund të lëshohen për trajtimin e tipave të ndryshme të lëkurës janë ato që garantojnë në përbërjen e tyre: mjaltin natyral, por gjithmonë i tretur, rozmarinën, qumështin, kamomilin, çajin e blirit, çajin jeshil, vajin e ullirit dhe argjila. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.