Rënia e dhëmbëve dhe sëmundjet e zemrës

9:11 / 2.05.2013

Studimi i shkencëtarëve suedezë nga Universiteti i Upsalës ka lidhur rënien e dhëmbëve me praninë e një vargu të faktorëve të rrezikut për sëmundje të zemrës.

Është zbuluar se te personat e rritur, të cilëve u bien dhëmbët dukshëm më e madhe ka qenë shpeshtësia e diabetit, mbi peshës, shtypjes së lartë të gjakut dhe konsumimit të duhanit.

Në studim janë përdorur të dhënat e gati 16 mijë personave nga 39 shtete. Është vërtetuar gjithashtu që reduktimi i numrit të dhëmbëve të mbetur është i lidhur me rritjen proporcionale të nivelit të enzimës së dëmshme, e cila nxit inflamacione dhe arterosklerozë.

Përveç këtyre, rënia e dhëmbëve ka qenë në korrelacion me rritjen e nivelit të të ashtuquajturës kolesterinë e keqe dhe sheqerit në gjak. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.