Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit

0:24 / 4.03.2011
Shumë vite më herët ishte vështirë t’i besohet mendimit të riformimit, posaçërisht pas diturisë për rrezikshmërinë e kancerit të gjirit.

Dr. Hasime Terziqi,

kirurg plastik

Indikacion për rekonstruimin (riformimin)e gjirit janë: mastektomia radikale e modifikuar dhe psiko-onkologjike. Kundërindikacionet për rekonstruimin e gjirit janë: gjendja e përgjithshme e rëndë nga aspekti internistik, mundësitë teknike të kirurgut për të realizuar intervenimin, forma evolutive e kancerit, mastitit karcinomatoz, stadi i katërt i sëmundjes.

Vendimmarrjen për rekonstruimin e gjirit e bën kirurgu plastik së bashku me pacientin. Përzgjedhja e metodës së rekonstruimit bëhet nga rasti në rast duke pasur parasysh edhe arritjen maksimale estetike. Prandaj, mund te themi se si faktorë që ndihmojnë në këtë vendimmarrje hyjnë: gjendja e përgjithshme e pacientes, vendlokalizimi i karcinomës (vraga, kualiteti i lëkurës dhe e muskulit në vendin e operuar), madhësia dhe forma e gjirit tjetër, kërkesat dhe të priturat e pacientes nga ky realizim, duke qenë çdo herë në vëmendje të simetrisë së të dy gjinjve.

Rekonstruksioni mund të bëhet menjëherë pas largimit të gjirit (mastektomisë) -rekonstruksioni primar i gjirit, apo 3-6 muaj pas intervenimit kirurgjik - rekonstruksioni sekondar, si dhe rekonstruksioni pas shumë vitesh.


Rekonstruksioni primar i gjirit  

Rekonstruksioni primar ndikon në zvogëlimin e traumës psiko-sociale duke i dhënë shpresë pacientes për një shërim të plotë me një pamje të ruajtur të gjirit pas mastektomisë. Kjo metodë mund të realizohet tek pacientet të cilat nuk janë në stade të avancuara të sëmundjes, gjegjësisht në stadin e I-rë dhe të II-të, ku madhësia e tumefaktit nuk i kalon tre centimetra; nëse tumori nuk ka infiltruar lëkurën ose murin e kraharorit; nëse nuk i ka të rritura gjëndrat (nodet) limfatike regjionale - aksillës (në sqetull) si dhe, nëse nuk ka metastaza të largëta- në organe të tjera.

Rekonstruimet sekondare

Rekonstruksionet sekondare janë intervenime kirurgjike të cilat realizohen në periudhat pas largimit të gjirit - mastektomisë. Qëllimi i rekonstruksionit është arritja maksimale e simetrisë me formimin e gjirit të ri, me madhësi dhe formë të duhur, formimin e palës inframamale si dhe të gjendjes anatomike të aksillës. Ky rekonstruksion duhet te realizojë pamjen e gjirit pas mastektomisë- shumë të përafërt me gjirin e shëndoshë. 

Ekzistojnë tipe të ndryshme të rekonstruksionit tek gjiri pas mastektomisë. Të gjitha kanë rëndësinë e vet në veçanti si dhe arsyet e referimit si indikacion për riformimin e gjirit pas mastektomisë.

Riformimi i gjirit me teknikën e augmentimit - implanteve është e indikuar tek pacientet me konstrukt mesatar të kafazit të kraharorit, moshë mesatare dhe gjokse me vëllim më të vogël.

Riformimi i gjirit me përdorimin e ekspanderëve - indikohet tek pacientet tek të cilat pas largimit të gjirit nuk ka lëkurë të mjaftueshme.

Riformimi i gjirit pas mastektomisë duke aplikuar metodën e kombinuar të përdorimit të indit nga trupi dhe plus implantit, është indikacion për pacientet të cilat pas largimit të gjirit nuk kanë lëkurë të shëndoshë dhe të mjaftueshme dhe mund të kenë probleme përfundimtare estetike. 

Riformimi i gjirit me përdorimin e indeve nga vet trupi d.m.th - përdorimi i lëkurës, nënlëkurës dhe të muskulit si lembo e lirë lokale apo pedunkulare - e varur. Indikohet tek pacientet të cilat nuk dëshirojnë redukimin e gjirit të shëndoshë dhe vetëm rritjen e vëllimit të gjirit. Dhe, si përfundim, duhet të bëhet edhe që të arrihet simetri e plotë me gjirin e riformuar.

Pas riformimit të gjirit, pacientja, shumë më lehtë përballet me problemin e sëmundjes, duke pasur një jetë më kualitative me familje, në punë si dhe në shoqëri. Pas largimit të gjirit te gruaja lindin probleme psikologjike me manifestime depresive, humbja e vetëbesimit, bukurisë femërore, humbje e dëshirës seksuale, frika nga recidivet etj. Prandaj riformimi i gjirit është trajtimi më bashkëkohor dhe më i preferuar për gjirin pas mastektomisë. Rekonstruimi i gjirit nuk e pengon trajtimin e mëtutjeshëm onkologjik dhe nuk ka ndikim në mbijetesë. Shumë hulumtime kanë treguar që riformimi i gjirit nuk ka ndikim në recidive të karcinomës.  

Rreziqet

Si në çdo intervenim kirurgjik ekzistojnë rreziqet  si gjakderdhja, hematoma ose seroma, formimi i cikatriksit (vrragës) hipertrofik, nekroza - indi i vdekur, problemet me vendin donor-regjioni nga i cili është marrë lembo (copa indore për rekonstruksion), komplikimet e mundshme gjatë operimit, infeksioni, kontraktura e kapsulës te implantet e vendosura si dhe rreziku nga anestezioni.

Çka pas intervenimit

Varësisht nga metoda e intervenimit, hospitalizimi i pacientes zgjat nga disa ditë deri disa javë. Kurse trajtimi post operativ mund të zgjasë tri javë nëse kemi të bëjmë me vendosjen e implanteve ose 6-8 javë kur bëhet riformimi i gjirit me lembo TRAM ose Latissimus dorsi. Edhe pas riformimit nuk mund të pritet se ndjeshmëria do të fitohet menjëherë, duhet kohë e shpesh edhe mund të zgjat një vit ose dy , deri sa të arrihet një ndjeshmëri solide. Vragat - cikatrikset shërohen shpejt, ndërsa aktivitetet e tjera seksuale si dhe sporti mund të fillojnë pas gjashtë javësh.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Dr. Hasime Terziqi, kirurg plastik
Dr. Hasime Terziqi, kirurg plastik
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Epigjenetika dhe kodi histonik Epigjenetika dhe kodi histonik
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?! A thua astma, në Kosovë, është nën kontroll?!
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.