Rrepa e kuqe, mban nën kontroll tensionin e gjakut

1:33 / 3.02.2011

Ndoshta nuk është i shijshëm si një gotë verë, por 500 ml lëng rrepe të kuqe në ditë, arrin të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut, madje një orë pasi është pirë.

Të paktën ky është konkluzioni i një studimi britanik, të publikuar në revistën "Hypertension". Efekti dobiprurës i atribuohet nitratit, këmbëngulin studiuesit e "Barts and the London School of Medicine" dhe të "Peninsula Medical School", që mund t'i japë shpejt rrugën trajtimit të hipertensionit.

Në grupin e monitorimit nga studiuesit, jo vetëm që pasi pihej lëngu, mjaftonte një orë për të dhënë efekt, por efekti zgjaste dhe gjatë 24 orëve në vazhdim. Një rezultat mjaft domethënës, mbi të gjitha nën dritën e faktit se hipertensioni është përgjegjës për rreth 50% të problemeve kardiake dhe 75% të iktuseve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.