Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme

1:07 / 15.07.2010
Dielli është burimi i jetës dhe energjisë. Na dhuron fuqinë, gëzimin, ndjenjën e kënaqësisë, nxirje të lëkurës si dhe shëndetin. Mirëpo, vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor...

Dr. med. Nijazi Ahmeti,
dermatovenerolog
“Dermatologjia”, “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” 60/10 nr. 3
(Përballë AAK-së), Prishtinë
tel. 038 540 719; 044 53 00 53
e-mail. dermatologjia@yahoo.com

Trendi i rrezitjes që daton nga fillimet e shekullit të XX, në masë të madhe është i shtyrë nga popullariteti i sportit dhe rekreacionit. Në ato vite të kesh ngjyrë të çeltë të lëkurës është llogaritur si karakteristikë e pjesëtarëve të shtresave të larta shoqërore. Rrezitja sot nuk është vetëm atraksion por llogaritet edhe si e shëndetshme dhe se kësaj ia ndihmon edhe fushatat e shumta dhe të gjata mediale.

Mirëpo, vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor nga veprimi i rrezeve të diellit – dhe kjo është sinteza e vitaminës D në lëkurë dhe depozitimi i kalciumit në eshtra gjë që prevenon zhvillimin e rakitisit te fëmijët si dhe osteoporozën te të moshuarit. Por për këtë gati se janë të mjaftueshme edhe rrezet e pakta të diellit.

Po ashtu drita e diellit ndikon në sekretimin e hormonit melatonina – i cili rregullon ritmin biologjik dhe rritë disponimin tonë. Të gjitha veprimet tjera të rrezitjes nga aspekti shëndetësor konsiderohen si të dëmshme, posaçërisht kur bëhet fjalë për racën e bardhë e cila gjatë evolucionit ka humbur mbrojtjen biologjike të lëkurës nga rrezet UV (ultra violet).

Ndryshimet trashëguese në racat njerëzore para se gjithash janë pasqyra e prezencës së pigmenteve në lëkurë. Raca e zezë që nga lindja posedon llojin e veçantë të mbrojtjes biologjike nga rrezet UV të diellit, në formën e shtresave të dendura të granulave pigmentare të cilat i prodhojnë qelizat e veçanta në lëkurë – melanocitet.

Kështu, këto qeliza të specializuara te të bardhët, që nga momenti i lindjes janë shumë më të pakta dhe që edhe mbrojtja e lëkurës nga rrezet UV është shumë më e vogël.
Që situata të jetë edhe më e keqe, numri i tyre vije duke u zvogëluar që pas fëmijërisë (çdo 10 vite për 10 – 20%). Po ashtu mbrojtja natyrale e lëkurës me plakjen e organizmit bëhet edhe më e vogël dhe paralel me moshën mplaket edhe lëkura e cila tani gjithnjë bëhet edhe më e hollë. Mplakja e lëkurës ka disa dimensione biologjike tipike në të cilën gërshetohen faktorët trashëgues dhe ata të ambientit të jashtëm. Në këtë proces të pamposhtur të ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit – shprehia është e dëmshme.

Thënë në përgjithësi, qëllimi është që të mos trimërohen ata të cilët dëshirojnë që të ekspozojnë trupin ndaj rrezeve të diellit (ose artificialisht në solariume) vetëm për të fituar lëkurën e rrezitur (tenin).

Çka janë rrezet UV?
Rrezet e diellit ndahen në: rreze të dukshme, infra të kuqe dhe ultraviolete (UV). Rrezet UV ndahen në: UVA, UVB dhe UVC. Rrezet UVC nuk depërtojnë deri në sipërfaqen e tokës. UVA - arrijnë deri në sipërfaqen e tokës, depërtojnë në thellësi të lëkurës, shkaktojnë nxirje të shpejtë (hiperpigmentime), plakje të lëkurës duke vepruar në kolagjen dhe elastin si dhe mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. UVB – depërtojnë vetëm në sipërfaqe të lëkurës, shkaktojnë djegie, nxirje të ngadalshme dhe mund të shkaktojnë kancer të lëkurës.

Faktorët që ndikojnë në rrezet UV
Ozoni atmosferik, pozita e diellit në horizont, lartësia mbidetare, retë, reflektimi, stina e vitit dhe periudha e ditës.

Një nga armiqtë e jashtëm të lëkurës është dielli, gjegjësisht rrezet UV që ai i emiton. Kur lëkura për një kohë të gjatë i ekspozohet diellit, vije deri te formimi i radikaleve të lira të cilat e dëmtojnë indin lëkuror dhe e zvogëlojnë elasticitetin e sajë. Si shenja të dukshme të dëmtimit të lëkurës janë rrudhat, njollat dhe djegiet. Mirëpo, ato të cilat nuk shihen me sy, edhe më shumë do të duhej të na brengosin. Ato janë dëmtime që krijohen për shkak të veprimit të rrezeve UV të cilat rrisin rrezikun nga zhvillimi i kancerit të lëkurës (ndryshime ireversibile në strukturën e molekulës ADN).

Indeksi UV
Paraqet numrin i cili tregon shkallën e rrezikshmërisë nga rrezet UV. Ndryshon gjatë ditës dhe për gjatë vitit. Veprimet e dëmshme të rrezeve UV nuk varen vetëm nga doza por edhe nga ndjeshmëria individuale gjegjësisht aftësia e lëkurës për të zhvilluar pigmentime.

Pasojat e hershme

Djegiet – pasojë e ekspozimit të tepërt në diell gjatë insolacionit më të fortë. Nëse ndodhin gjatë fëmijërisë së hershme më shumë se 2 djegie atëherë rritet rrezikshmëria për paraqitjen e melanomës së lëkurës gjatë jetës.

Goditja e diellit – paraqitet për shkakun e rritjes së tepërme të temperaturës trupore dhe mos mundësisë së organizmit për mbajtjen e temperaturës në kufijtë e pranueshëm.

Reaksionet alergjike – pas ekspozimeve në diell të shpeshta janë reaksionet alergjike në lëkurë.

Pasojat e mëvonshme

Njollat në lëkurë – janë grumbullim i pigmentit në sipërfaqe të lëkurës. Paraqiten pas ekspozimeve të pakontrolluara në diell dhe kryesisht janë të lokalizuara në fytyrë, dekolte, shpinë, duar dhe karakterizohen me ngjyrë kafe në të murrme.

Elastoza solare – është dëmtim i thellë i fijeve kolagjenë në lëkurë dhe me kohë paraqiten edhe rrudhat e para.

Foto mplakja – janë pasojë e ekspozimit të gjatë dhe intensiv rrezeve të diellit me ç’rast vije te dëmtimet kronike të lëkurës.

Ndryshimet prekanceroze dhe kanceroze – keratozat solare, karcinomat e lëkurës, melanoma malinje.

Produktet për mbrojtje nga dielli
SPF (Sun Protection Factor – faktori i mbrojtjes nga dielli) është shenja në produkte për mbrojtje nga rrezet e diellit që na jep informacione për kohën e sigurt që do të mund të ekspozohemi në diell. Gjenerata e re e faktorëve mbrojtës MPI-SORB (kombinim me prejardhje kimike, organike dhe minerale) e mbron lëkurën nga UVB si edhe nga rrezet e gjata UVA, për të cilat sot dihet se janë mjaft të rrezikshme, ngase depërtojnë thellë në lëkurë duke e dëmtuar atë.

Zgjedhja e faktorit mbrojtës të duhur për tipin e lëkurës tuaj dhe kushtet e ekspozimit:

Kushtet e ekspozimit

Ndjeshmëri e theksuar në diell (kur ekspozimi është i domosdoshëm):
Lëkura e ndjeshme: 50 + (SPF)
Lëkura jo tolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)

Kushtet ekstreme (deti, malet, zonat tropikale):
Lëkura e ndjeshme: 50 + (SPF)
Lëkura jo tolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)

Ditët e para të ekspozimit

Lëkura e ndritshme:
Lëkura e ndjeshme: 40 + (SPF).
Lëkura jo tolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)
Lëkura e errët: Lëkura e ndjeshme: 20 + (SPF)

Disa ditë pas ekspozimit
Lëkura e ndjeshme: 20 + (SPF)
Lëkura jo tolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)

Bëhuni të arsyeshëm:
- largojuni rrezeve UV, të cilat reflektohen (dëbora, rëra, uji, bari)
- rregullisht pini lëngje
- dielli shumë shpejt dehidron trupin (kujdes te fëmijët e vegjël dhe të moshuarit)
- nëse laheni: fshijeni trupin me peshqir pas çdo larje, në mënyrë që të evitoni efektin e “thjerrëzës së pikës së ujit”

Si do të kemi vetëm dobi nga rrezitja
- shmanguni ekspozimit në diell ndërmjet orës 11–17
- me rroba mbrojeni lëkurën (pantallona të gjatë, këmisha duar-gjata, kapelë)
- ekspozohuni gradualisht, ngjyra e errët e fytyrës do të jetë kohë gjatë
- shpesh aplikoni preparatet për mbrojtje nga dielli, dhe gjithmonë pas çdo larje
- përdoreni preparatet për mbrojtje nga dielli në varësi nga tipi i lëkurës suaj
- mos i ekspozoni në diell fëmijët nën moshën trevjeçare
- djegiet nga dielli janë të rrezikshme, posaçërisht te fëmijët
- mbroni fëmijët me kapelë, fanellë, syza të diellit
- mbani syze mbrojtëse nga rrezet e diellit

Pas rrezitjes duhet lyer lëkura me preparate “after sun” të cilat lëkurës së tharë i kthejnë lagështinë ndërsa me përbërësit antioksidativ (vitaminë C, vitaminë E, flavonoid) neutralizojnë radikalet e lira të dëmshme që krijohen nga veprimi i diellit.
Lëkura e tillë mbetet e shëndosh, e butë, e lëmuar dhe gjatë e nxirë.

Që të kemi një lëkurë të bukur dhe shëndosh si dhe me pamje rinore do të duhej që për çdo ditë të përdorim produkte mbrojtëse kundër veprimit të dëmshëm të rrezeve UV.

Tendenca që të kemi lëkurë të nxirë (rrezitur) është një sjellje e papërgjegjshme që pasojat serioze do ti shohim pas një kohe. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Dr. med. Nijazi Ahmeti
Dr. med. Nijazi Ahmeti
Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët Enuresis - Lagia natën apo urinimi i pavullnetshëm te fëmijët
Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai Ngadalësojeni Parkinsonin përpara se t’ju ngadalësojë ai
Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë Hipotiroidizmi, sëmundje mjaft e shpeshtë
Menaxhimi i dhimbjes së shpinës Menaxhimi i dhimbjes së shpinës
Rimodelimi, operacioni estetik i veshit Rimodelimi, operacioni estetik i veshit
Në mungesë të shkopit magjik – biopsia Në mungesë të shkopit magjik – biopsia
Fluorizimi i dhëmbëve Fluorizimi i dhëmbëve
Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje) Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje)
Rrëzimet te të moshuarit Rrëzimet te të moshuarit
Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave) Proteza kokso - femorale (këllkut apo kërdhokullave)
Infeksionet e thonjve Infeksionet e thonjve
Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene
Sindroma metabolike Sindroma metabolike
Problemet me fshikëzën e urinës Problemet me fshikëzën e urinës
Screeningu Neonatal Screeningu Neonatal
Aborti, në ç’mënyrë kryhet? Aborti, në ç’mënyrë kryhet?
Elastografia në diagnostikën e gjirit Elastografia në diagnostikën e gjirit
Proteza  e gjurit Proteza e gjurit
Helicobacter pylori Helicobacter pylori
Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë
Si ndikon ushqimi në shëndetin oral Si ndikon ushqimi në shëndetin oral
Grupet e gjakut dhe shtatzënia Grupet e gjakut dhe shtatzënia
Operacionet estetike në vaginë Operacionet estetike në vaginë
Dielli dhe rrezitja Dielli dhe rrezitja
Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike Diabetes mellitus dhe sëmundjet paradontologjike
Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike Parandalimi dhe ndërhyrja në anomalitë ortodontike
Syri i thatë Syri i thatë
Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra Ç’është gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra
Të vjellat në shtatzëni Të vjellat në shtatzëni
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror
Rezonanca Magnetike Rezonanca Magnetike
Implanti koklear Implanti koklear
Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Fillerat - Mbushësit e lëkurës Fillerat - Mbushësit e lëkurës
Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat Hipertensioni në shtatzëni, EPH gestozat
Obesiteti, sëmundje e shekullit 21 Obesiteti, sëmundje e shekullit 21
Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit Deformitetet karakteristike të shuplakës dhe kyçit
Shputa e shtrembër Shputa e shtrembër
Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive
Zgjidhja e problemit të sterilitetit Zgjidhja e problemit të sterilitetit
A ështe infertiliteti sëmundje? A ështe infertiliteti sëmundje?
Miomat dhe steriliteti Miomat dhe steriliteti
Goditja e fundit gurëve në veshka Goditja e fundit gurëve në veshka
A zbulohet kanceri me skanim? A zbulohet kanceri me skanim?
Duam një bebe por nuk po vjen Duam një bebe por nuk po vjen
Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
Aneurizma e Aortës Aneurizma e Aortës
Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior
Ëndrra e frikshme në krevat Ëndrra e frikshme në krevat
Të parandalosh, më mirë se të trajtosh Të parandalosh, më mirë se të trajtosh
Kafshimet nga insektet Kafshimet nga insektet
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret” Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”
Me gjirin e nënës Me gjirin e nënës
KANCERI I GJIRIT -  Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit Rënia e dëgjimit dhe përdorimi i aparateve të dëgjimit
Dhembjet e shpinës Dhembjet e shpinës
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet Diabeti gjatë shtatzënisë dhe fëmija i nënës me diabet
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit Riformimi i gjirit pas largimit të gjirit
Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D Çfarë duhet të dinë pacientët për imazherinë bashkëkohore 3D
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij? Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Fekondimi artificial Fekondimi artificial
Sëmundja e arterieve koronare Sëmundja e arterieve koronare
Botoksi,  i njohur dhe i aplikuar dhe te ne Botoksi, i njohur dhe i aplikuar dhe te ne
Modelet e grindjeve në martesë Modelet e grindjeve në martesë
Depilimi i përhershëm me laser Depilimi i përhershëm me laser
HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes
Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve
Astma bronkiale Astma bronkiale
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Psikiatria forenzike Psikiatria forenzike
Infeksionet brendaspitalore Infeksionet brendaspitalore
Imunizimi kundër hepatitit viral “B” Imunizimi kundër hepatitit viral “B”
Psikiatria dhe feja Psikiatria dhe feja
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë? Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
Aknet, trajtimi i duhur i tyre Aknet, trajtimi i duhur i tyre
Sindroma ishemike intestinale Sindroma ishemike intestinale
Abdomeni akut Abdomeni akut
Miomët e mitrës Miomët e mitrës
Glaukoma kongjenitale Glaukoma kongjenitale
Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme Rrezitja në diell - kënaqësi, shëndet, sjellje e papërgjegjshme dhe shprehi e dëmshme
Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike
Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale
Screeningu për kancerin kollorektal Screeningu për kancerin kollorektal
Dermatiti atopik Dermatiti atopik
Fakte për sklerozën multiple Fakte për sklerozën multiple
Anomalitë e lindura të traktit urogjenital Anomalitë e lindura të traktit urogjenital
Diabeti dhe syri Diabeti dhe syri
Kriptorkizmi (testisi i pazbritur) Kriptorkizmi (testisi i pazbritur)
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore
Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale
Parimet e përdorimit të barnave në pediatri Parimet e përdorimit të barnave në pediatri
Çfarë është Leishmanioza? Çfarë është Leishmanioza?
Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor Hernia e diskut mesunazorë në segmentin lumbal të boshtit kurrizor
Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve Myasthenia Gravis – Sëmundja e lodhjes së muskujve
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak
Urtikaria Urtikaria
Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit Problemi i diarresë - qasja bashkëkohore e diagnozës dhe mjekimit
Artriti urik Artriti urik
Çrregullimet menstruale Çrregullimet menstruale
Prevenimi i çarjeve orofaciale Prevenimi i çarjeve orofaciale
Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës Çka duhet të dimë rreth tumoreve të lëkurës
Lythat gjenitale  dhe trajtimi i tyre Lythat gjenitale dhe trajtimi i tyre
Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik Rezistenca ndaj antibiotikëve - problem global i shëndetit publik
Osteoporoza dhe densitometria Osteoporoza dhe densitometria
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj
IMPLANTET DENTARE! IMPLANTET DENTARE!
Tuberkulozi dhe shtatzënia Tuberkulozi dhe shtatzënia
Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Operacioni estetik i hundës Operacioni estetik i hundës
DROGAT DROGAT
Ethet hemorragjike Ethet hemorragjike
Tumoret e  trurit Tumoret e trurit
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Nefropatia diabetike Nefropatia diabetike
Aplikimi i laserit në dermatologji Aplikimi i laserit në dermatologji
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor Hirsutizmi, problem jo vetëm kozmetik, por edhe shëndetësor
Çrregullimet e të folurit – belbëzimi Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Dështimet spontane Dështimet spontane
Bronkektazitë Bronkektazitë
Infertiliteti bashkëshortor Infertiliteti bashkëshortor
Artriti reumatoid Artriti reumatoid
Qafa e shtrembër Qafa e shtrembër
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.