Ruajeni jetëgjatësinë e tenit të rrezitur

17:11 / 21.08.2012
Pasi ta kemi ndërprerë ekspozimin në diell, fillon të zhduket teni i nxirë. Prandaj, lexoni disa rregulla të cilat ndihmojnë në ruajtjen apo mbajtjen e tenit të rrezitur.

1. Me ekspozimin në diell lëkura humb lagështinë, prandaj hidratimi i lëkurës luan një rol kyç në këtë drejtim. Pas secilës rrezitje, por edhe pas kthimit nga pushimi vjetor, duhet të përdorni losion për trup pas rrezitjes, të cilat produkte forcojnë ngjyrën e lëkurës tuaj.

2. Në mënyrë që lëkura të mos jetë e tharë dhe për t'i parandaluar njollat, detyrimisht bëni piling para se t’i ekspozoheni diellit. Pas rrezitjes, nuk sugjerohet qëndrimi në vaskë për një kohë të gjatë, e para se të bëni dush përdorni kremra të buta që për bazë kanë vajin pos shmangni sfungjerët e ashpër dhe të vrazhdë për pastrim.

3. Më së miri do të ishte që lëkurën ta depiloni para se të mermi udhë për në plazh e nëse dëshironi ta ruani,ngjyrën, mos përdorni zhiletë, sepse secilën herë do ta largoni një shtresë të lëkurës së nxirë.

4. Fytyrën pastrojeni me çaj të lehtë dhe vendosni maskë nga domatja, të cilën në fytyrë do ta mbani prej 15 deri 20 minuta për ta shpëlarë më pas me ujë të vakët.

5. Tenit të nxirë jetëgjatësinë ia fal edhe ushqimi i pasur me vitamina A, C dhe E, të cilat mund t'i gjeni në pemë dhe perime, qumësht, vezë dhe djathë. Po ashtu mos harroni të konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.