Sëmundjet e hundës, si t’i shmangim nga i ftohti

23:39 / 23.02.2010

Një hundë e bllokuar nga të ftohtit, gripi apo rrallë nga alergjia është e zakonshme në fëmijëri dhe shpesh nuk është serioze.

HUNDËT E BLLOKUARA APO QË RRJEDHIN

Sekrecionet e tepërta në hundë që çon në rrjedhjen e hundëve shkaktohet nga një virus i të ftohtit. Cipa e brendshme e kanaleve të hundës infektohet, fryhet dhe shkakton bllokimin. Shkaqet e tjera mund të jenë alergjia apo ndonjë trup të huaj në hundë.

Shenjat
Qurrat që shkaktohen nga viruset e të ftohtit, në fillim janë të rrjedhshme dhe të pastra, por mund të trashen dhe të zverdhen kur trupi sulmon infeksionin.

Trajtimi
Nxiteni fëmijën t’i shfryjë hundët shpesh. Tregojini si ta bëjë duke pastruar njëherë njërën anë e pastaj tjetrën. Disa pika mentol në jastëkun apo rrobat e fëmijës mund të ndihmojnë. Konsultoni me mjekun nëse hundët rrjedhin më shumë se tre ditë.

RRJEDHJA E GJAKUT NGA HUNDËT

Shumica e gjakrrjedhjeve mund të ndalohen lehtësisht. Nëse gjakrrjedhja vazhdon më shumë se 30 minuta, çojeni fëmijën tek mjeku. Ajo shkaktohet tek fëmijët nga kapja me forcë e hundës.

Shenjat
Gjakrrjedhja vjen nga enët e vogla të gjakut në pjesën e brendshme të hundës. Mund të formohet një kore në hundë, që nuk duhet të hiqet.

Trajtimi
Vendoseni fëmijën me kokën poshtë në lavaman dhe shtrëngojini pjesën e butë të hundës. Ushtroni presion për tre minuta deri sa gjakrrjedhja të ndërpritet. Asnjëherë mos ia vendosni kokën mbrapa, sepse ai mund të gëlltisë gjak dhe të sëmuret.

SINOZITI

Sinuset janë zgavra në kockat e hundës, faqeve dhe mbi sy që janë të mbështjella nga cipa. Mukusi, sekrecioni rrjedh nga ato tek hundët. Sinoziti shfaqet kur rrjedhja e mukusit keqësohet. Kjo vjen kur për arsye të një të ftohti ose të një gripi, ose kur ndonjë infeksion kalon nga fyti te hundët.

Shenjat
Qurrat në fillim kur fëmija ftohet janë të pastra dhe të rrjedhshme. Më pas bëhen të trasha dhe më të verdha. Kjo është normale. Por nëse kjo është e vazhdueshme, atëherë ka shumë të ngjarë që të jetë zhvilluar sinoziti. Jep dhimbje koke, bllokim të hundëve, ulje të shijes dhe ndonjëherë ethe.

Trajtimi
Trajtohet me antibiotikë dhe ilaç me pika në hundë. Mbajeni mjedisin të lagësht në shtëpi, përgatisni mentol dhe jepini paracetamol për dhimbjet. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.