Shëtitja e gjatë, më e mirë se palestra

6:59 / 22.02.2013

Ushtrimet intensive gjithmonë janë lavdëruar për shkak të ndikimit pozitiv në humbje të peshës, por, kur bëhet fjalë për shëndetin e përgjithshëm, lëvizja e thjeshtë e përditshme në periudha më të gjata kohore paraqet zgjedhjen më të mirë.

Kur personat me peshë normale kanë djegur sasinë e njëjtë të kalorive përmes ushtrimeve intensive dhe gjatë periudhave të gjata të ecjes ose qëndrimit në këmbë, grupi që ka ecur e ka përmirësuar nivelin e kolesterolit.

Megjithatë, kjo është vetëm pjesa më e vogël e asaj që dimë, pohon hulumtuesi kryesor Hans Savelberg, pasi që, në anën tjetër, periudhat e gjata të kaluara duke qëndruar janë jo të shëndetshme, pa marrë parasysh numrin e kalorive të djegura.

"Studimi zbulon që nëse për çdo ditë ushtroni gjysmë ore, por pjesën tjetër të ditës e kaloni ulur, do ta keni një mënyrë jo të shëndetshme të jetës. Edhe pse ushtrimi ju ndihmon që të digjni kaloritë, ulja intensive nisë efekte negative shëndetësore", pohon Savelberg. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.